Saimir Tahiri takohet me homologun italian: Italia do mbështesë Shqipërinë për statusin

22 Gusht 2013, 18:46Politika TEMA
Saimir Tahiri takohet me homologun italian: Italia do mbështesë

Edhe pse nuk e kanë marrë zyrtarisht detyrën, ministrat e mazhorancës së re kanë nisur nga takimet e tyre me personalitete të ndryshme. Kështu, ministri i ri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me homologun e tij italian, Angelino Alfano. Sipas Tahirit, Alfano ka shprehur mbështetjen e Italisë për marrjen e statusit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Ministri Alfano shprehu mbështetjen e plotë për qeverinë e re për marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë dhe rrugën e Shqiperisë drejt integrimit europian.

Alfano u angazhua personalisht për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha strukturat e BE, takimet dypalëshe me homologët e tij të BE, si dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Partive Popullore Europiane”, ka thënë Tahiri.

Ministri i ri i Brendshëm thotë se e ka njohur homologun e tij italian për situatën e sigurisë në vend dhe i ka shprehur angazhimin e qeverisë së re, për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

I shpreha ministrit Alfano shqetësimin tonë për situatën e sigurisë publike në vend, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, duke i shprehur bindjen se një Shqipëri më e sigurtë, ka efekt të menjëhershëm në sigurinë rajonale dhe sigurinë e vetë Italisë.

E sigurova gjithashtu për vullnetin e kryeministrit Rama, Qeverisë dhe veçanërisht të Ministrisë së Brendshme, për të rikonceptuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve si sfida të përbashkëta e për t’i adresuar ato me prioritet maksimal.

Ministri Alfano shprehu gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Shtetit me ekspertizë profesionale, logjistikë dhe infrastrukturë, duke fuqizuar urat e bashkëpunimit dhe misionet italiane që asistojnë policinë shqiptare sot.

E konsieruam sfidë të përbashkët intensifikimin e luftës kundër trafiqeve me synim daljen sa me shpejt të Shqipërisë nga klasifikimi “vend në vazhgim” në renditjen e Departamentit Amerikan të Shtetit”, shprehet Tahiri.

Dy ministrat kanë lënë ndërkohë një takim të dytë në shtator, për të detajuar një bashkëpunim më të hollësishëm./b.l

35 komente në “Saimir Tahiri takohet me homologun italian: Italia do mbështesë Shqipërinë për statusin”

  1. gentian says:

    bravo shum mire, ketej duhet te vini, per takime e punime, jo me greket e slavet, se me ta humbim vetem kohe!

    1. mira says:

      Po sa të fortë këta rilindasit, sa shpejt shkon Saimi në Itali, sa hap e mbyll sytë, thua sikur bëri një udhëtim dixhital pas mbledhjes në New York! Me se vajte….dhe a çove ndonjë trastë me bar Lazarati si dhuratë ministrit Italian….!?

      1. pjerin cari says:

        Mira,
        Ti e ke care detin e Italise, dhe je pjestare VIP ne semaforet e Italise.
        Sa per dijeni, o pjestare e qerres Berishes, tani kane dale ca gjera qe fluturojne ne ajer, dhe quhen avione.
        Disa kengetare sot bejne 7 koncerte ne 7 shtete te ndryshme ne 7 dite. Mund te permend Rihanna, Byonce dhe plot te tjere.
        Me qerren e Vicidolit, mund te shkosh deri ne Bujan, se nuk arrin dot as ne qytet.

        1. mira says:

          Pra Saimi paska një avion privat ….!? Këto udhëtime nuk besoj se do t’i faturohen shtetit si shërbime pune dhe dieta. Me lekët e tij dhe të farmacisë le të bëjë çfarë të dojë. Me lekët e popullit shqiptar të mendohet mirë dhe të ketë kujdes!

  2. Horri i Bulevardit says:

    O Edi Rama, ci ke bo ti Saliut kete rradhe, as armiku me i madh i tij sja ka bo, Saliut i vje ne takim Ramushi dhe cahet faccebook-u, si lajm fresh dhe ti takon kryeministra dhe minstar akoma pa marre qeverine zyrtarisht.
    Falenderimi i pare te vjen nga Laura, qe ti dhe ministrat e zgjedhur prej teje, spo e lene pa pune, po i japin mundesine Laureshes, qe deri diten e fundit te fitoje ndonje lek, se sdo te vonoje, mbas ketij lajmi, i pari Sala ne faccebook dhe Lauresha ne podium, do te dalin te gerthasin per falsifitetin e qeverise se ardhshme.
    Sali, shko edhe ti ke Ramushi, bej nje vizite zyrtare, se do jet lajm.

    1. Rroku says:

      Hala gjalle je mor horrhone pazari?
      Ene ketu dole more plehre.
      Si nuk keni turp xhanem, me Sajmira ministra dhe i jati dhe e ema kontrabandiste ordinere qe kapen me koqe ne dore (me fal edi eshte kap me koqe ne dore) bashkimi sajmirit eshte kap me ilace kontrabande dhe euro ne dore. Ptu rrace muti e bastasdesh te kuq

      1. Horri i Bulevardit says:

        Gjalle jam si kokra e molles, o Rrok dod llesh preng gjin, i biri i ded fran gjon geg bue shpata.

  3. Miri says:

    Shume ta paska shternguar doren re zogu.

  4. Vlora says:

    nje pune e madhe te pret perpara o saimir tahiri.

    pune te mbare.

  5. Stili i jetës says:

    Personalitetet ndërkombëtare, në çdo rast shprehen entuziastë dhe mbështetës për qeverinë e re. Duket se mezi kanë pritur që SB të thyej qafën.

  6. al jor says:

    Ore Saimir,a ke marr leje per kete takim nga Sala,Muli dhe Majlinda ?

  7. shkodrani ateist says:

    Po ashtu eshte mezi c kane pritur qe SB te thyeje qafen… kjo dukej fare paster qe para zgjedhjeve kur Rama pritej nga qeverite e Europes pa u bere akoma zgjedhjet…..

    Nje gje qe sben vaki noj here qe qeverite te takojne opoziten ne vend te qeverise, po c’qeveri mund ta quash qeverine e SB mund te thuash me plot goje.

  8. radikalisti says:

    Kush eshte Tahiri, Ai majtas apo Ai djathtas.
    Tema nje sygjerim shoqeror; kur te jepni lajme per bemat e ketij ministri rrugaç, jepeni pa foto se do tallet dynjaja me kete palo minister.
    “O popull si e doni policine” do mbetet HIT.

    1. aldo1 says:

      hahahahah
      O popull si e doni policine – cfare eshte kjo batute, e ka thene Sajmir Tahiri kete gafe?

      1. radikalisti says:

        Sajmir Tahiri dora vete e ka thene. Ministri rrugaç qe do vendosi rendin.

  9. vlora.A.GJ says:

    Ah ku e ka mendjen te Saimiri ky ,ky sdi cte bej per Papi Silvion qe po e heqin qafe nga politia, per 6 milion euro.Jo sine qe luli me salien ne nje dorre morren 200 Milion.

  10. shqiptar i ndershëm says:

    Bashkepunoni fuqishem me miqte e qeverise italiane sepse jane shume me te sinqerte, shume me te çilter dhe shume me dashamires se qeveria greke.

  11. Gavril Dara plaku says:

    ky Alfano mos eshte ai perfaqsuesi i Berluskoni qe i thote Letes, kryeministrit, po ja hoqe shefit postin e senatorit do te ta heq karrigen nga suma?

  12. eljo* says:

    Ka te drejte k/ministri ne detyre Sali Berisha qe thote se qeveritaret e ardhshem te Rames dhe vete ai bejne keto takime ilegale.
    Pa bere dorezimet qeveria e re nuk kane te drejte per keto takime neper zyra.Nuk jam kunder takimeve neper plazhe ose klube nate pa kamera.
    Thjesht kemi te bejme me nje provokacjon qe shpejt do ju coje bumjerang.

    shenim per komentuesit:
    Kohet e fundit kane dale disa “eljo” qe duan te bejne plagjiatura me emrin tim por ato kuptohen qe jane jashte loje si puna e tahirit.Ky eshte problem i moderatoreve qe ndoshta bejne vete shumicen e kometeve per rritjen e merkatos.

    1. toni says:

      eljo shko terhiqi 1 vizite ane tek 5-sa se paske rreshkitur fare ore psiqik paske pesuar si kollovari i satome sali rom serbisha paske ikur tamon per lesh dhe presh,perpara drejt haloperidolit edhe ti,skizofrenine e keni epidemi te trasheguar ju te tere pas eprorit perpara ….

  13. Ferro Labi says:

    i dashur Saimir ! Besimi qe te eshte dhene dhe barra e ngarkur, jane te renda. Mendja jete e fresket prej djali te pjekur e te formuar, do te dije ti perballoje me guxim dhe perkushtim.Edhe une si gjithe socialistet e kam te pa tundur besimin se Digasteri i MPB, do te vihet ne pozita pune dhe do te justifikoje besimin e dhene. Kam dhe nje verejtie:- Dje lexova ne nje gazete 4 emra qe njeri prej tyre mund te emerohet Drejtor i Policise se Shtetit. I pari ishte Barjam Ibro. Ky Barjami bashke me nje fare Igli Toska ish minister i Rendit Publik e katandisen policine si mos me keq. Une nuk e miratoj kete kandidature si qytetar. Ju do t’i llagarepsni me kujdes. Zgjidhni me te mirin. Urime, Urime Urime.

  14. gzimi says:

    ta paska mberthyer krahun o tahir- te ka ngrir dhe buzqeshja ne fytyr. Edhe me i qeshur tani se u bere minister!!

  15. matrix says:

    Lum si ne, qe na e mbeshtesin fort te gjithe.

  16. gentian says:

    mira
    ti moj lali ngele ne trajsen e Lazaratit!

  17. ky mo alfano mos qe gje ne zborin 2 ditor te edit.

  18. AK says:

    URIME SAJMIRIT DHE SA ME SHPEJT NDRYSHO DREJTORET E KOMISARIATEVE… DEEJTORET E DREJTORIVE NE MINISTRI….

    AMANET EDMONT KOSENIN NJA 10 DITE NE LAZARAT TI MESOJ VALLEN DYSHE ATYRE TE BARIT.

    HAJT SUKSESE DHE ME KRAHE TE LEHTA…

  19. leon says:

    MER TE MOS RREHEMI ME EVROPEN..AS PS NUK KA PER TE NA CUAR ATJE ,,JANE DETYRA SHTEPIJE TE VESHTIRA QE PS NUK DO I ZGJIDHI..PS TE VEJE LIGJIN,,QETESINEM DHE TE FUSI NE BURG VJEDHESSIT E PASURISE KOMBETARE ,,TI SHTETEZOJE,,TI DEMASKOJE,,,,PO TE RRINE EDHE VETE PA VJEDHUR,,,

  20. ali says:

    Na vdiqen keta evropianet me kete te shkrete ”statusi,, !!! Ka disa vjet qe na shurdhuan me ”statusin” !!!
    Ne vend qe te pyesin si eshte mireqenja e popullit shqiptare, pa grykesit pushtetare, na enjten me statusin!!.
    Shqiptaret do benin mire t’i propzonin qeverise se ardheshme te Rames qe te benin nje Referendum ,ku
    t’i kerkohej popullit shqiptar ne se donin te hynen ne dericken e Evropes, apo te beheshin shteti 51 i SHBA-se
    dhe te shihej se cila opcion do te fitonte ?! . Disa mund ta quajne ”ide pa krye”, por kjo eshte rrjedhoje logjike
    e eksperiences se disa dekadave. Disa mund te thone ku eshte Amerika e ku jemi ne, ne Evrope ?! Une po
    ju pergjigjem ketyre personave vetem me nje shembull: Hong-Kongu ka qene nen protektoratin Britanik apo
    jo ?? Sa larg ishte nga Anglia ? Aq sa eshte Shqiperia , ne mos me larg , nga Amerika ?! Apo jo ?
    Se dyti, Evropa e ka shume per zemer Serbine, kurse ne per Evropen do te jemi gjithemone ”delja e zeze”,
    parfshi ketu Kosoven dhe te gjitha trojet shqiptare. Po ka edhe nje element te fundit qe per nga rendesia
    nuk eshte edhe aq i fundit. Ne shqiperi ka religjione te perziera , ku shumica e heqin veten myslimane,te
    tjeret ortodokse dhe katolike, keshtu qe ne Amerike,secila nga keto fe e gjejne veten e vet pa probleme. Ne
    Amerike te gjitha fete lulezojne paparagjykime. Shqiptaret duke qene shteti i 51 i Amerikes do te jetojne ne
    paqe duke mos qene te diskriminuar sic do te ishin apo do te jene po tee futen ne ”vathen” evropiane,,.
    Me besoni shqiptaret gjithemone do te jene te diskriminuar, te penalizuar e te percmuar ne ”stanin ,, evropian
    Dhe jo vetem myslimanet , por edhe ortodokset e katoliket ,njesoj shqiptar do te shihen si myslimane te gjithe,
    pa dallim. Duhet te jemi te ndergjegjshem ne shqiptaret se Evropa e ka alergji myslimanizmin .
    Shkurt nuk e duan dhe qenja myslima i ngatarron ne shqiptaret me fundamentalistet islamike. Ketu ata kane
    parasysh ne radhe te pare Salen me taborin e tij islamist ! Prandaj si konkluzion shqiptaret permes nje
    Referendumi te shfaqin deshiren e tyre : Evrope-Amerike ! Jam qind per qind i sigurte se opcioni amerikan
    fiton 96-97 perqind !!!

  21. I pa cipi says:

    Ho me saimir fjali! E shef ceshte jeta?! Te dridhej mishi Kur shifje Police.E kam fjalen Kur ishe student ne Itali plako. Ehhh!! Kur e teproje Pak me mall, nga ai i miri gjithon se nuk je djal Qe merresh me pislliqe ti jo je djal i ndershem. Trembesh o bur o bur ske Ci ben ku Ta dije Qe pas ca muajesh me ministrin e rendit do dilje fotografi! Po ore per kok tende nuk bej shaka e pash dhe une nuk je ne enderr! Vec nje gje MOS ma prish, ATI te gjatit vetem mire mire e but but se dhe Po te rrasi na nje shpulle ballit mo bej ze se nuk dhemb shume. A nuk Ta kam merakun jo se je cun p Seme ti Edhe me Obamen do besh Foto Po shko futi nje vize te bardhe nga Amerika se e ke per zar

  22. albatros says:

    CE DUAM NE EVROPEN NE KRIZE MORALE DHE EKONOMIKE? TE NA PUSHTOJNE DHE TE KOLONIZOJNE NE EMER TE BASHKEPUNIMIT DHE TE VLLAZERISE EBVROPIANE? TE NA RREMBEJNE TOKAT DHE PASURITE NATYRORE DHE TE NA I MBUSHIN VENDIN ME EMIGRANTE TE PALIGJSHEM NGA AFRIKA DHE AZIA? PER KETA KUFIJTE E SHQIPERISE ESHTE DERDHUR SHUME GJAK NGA TEPARET TANE DHE NE TIA JAPIM TE HUAJVE ME NJE FIRME

  23. loro vlora says:

    Urime per detyren e rendesishme!

    Po lexoj komentet dhe shqiptaret kane lindur te pa kenaqur, me ngerce dhe mllefe,,,
    Uroj qe ministria te bej reforme dhe policine ta bej serioze, jo police qe pine birra, me djerse dhe me mustaqe,, te skuqur nga dielli dhe plot pluhur,, me ere hudhre dhe te dehur
    Policat e berishes si dordoleca, te dhunshem, me fjalor rrugacesh,, te palare,,,
    Policia duhet te jete serioze dhe me autoritet absolut,,, pak e sakte

  24. I pa cipi says:

    O laro nga vlora! Ky i Gjati nga kina do importoj pilice mo? Nga urimi do kesh qen sekretar rinie se qenke i gojes! Edhe Saimir Plaku ” karvani le te lehe Qente para do ecin”

  25. Tahir lluku babashta…..burre shteti ke takuar more djale…po ky eshte me i keq se Berisha

  26. Nini says:

    O njerez qe edhe kur ju perfshijne ne vendimarrje po njesoj jeni!!!! Po mire mo ku e pate qe Tahiri ka thene: “Si e doni policine?” E vetmja gje qe tha isnte “Beje policine e shtetit policine tende”. Po kaq pak intelekt qe kemi si popull vec keto komente mund te beni….. Pale qe keni komentuar edhe Alfanon…… Pupupu popull i cuditshem, sinqerisht!!!!!

  27. mike-azz says:

    haha nqs nuk bie qeveria italiane ne merkuren……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje