Ambasadorja e Republikës Çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova ka deklaruar se politikanët shqiptarë, në mazhorancë apo në opozitë, duhet të marrin vendime që vënë interesat e vendit mbi ato personale. Duke folur gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e LRI-së në Akademinë Verore për Politikën në Jalë, diplomatja çeke shprehur mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit të vendit në BE dhe theksoi se pritmshëritë për qeverinë e re janë shumë të larta.
“Politikanët shqiptarë e kanë marrë tashmë vendimin për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Është shumë e rëndësishme që politikanët të kenë parasysh një parim kudo qofshin ato. Qofshin në qeveri apo qofshin në opozitë, ata duhen të marrin vendime që vënë interesat e procesit të integrimit mbi çdo lloj interesi tjetër personal”, tha ajo.
Tomasova u shpreh se nevojiten reforma të shpejta dhe efektive për të hedhur bazat për një të ardhme më të mirë për vendin.
“Ne kemi pritshmëri shumë të larta nga qeveria e re, por duhet të jemi realistë dhe duhet të pranojmë që situata ekonomike në vend nuk është shumë e lehtë kështu që nuk mund të presim që të ketë ndryshime të mëdha brenda një kohe shumë të shpejtë. Reformat duhet ndërmarrë tani që të shohim efektet e tyre pas disa kohësh. Por kjo do të thotë se do të hidhen bazat për një të ardhme më të mirë për vendin, vijoi ambasadorja çeke.
“Ne si ndërkombëtarë do të jemi përkrah Shqipërisë për të asistuar vendin në këtë proces dhe pritshmëria jonë është e lartë, sepse ne presim që qeveria të vazhdojë të punojë fortë për të përmbushur ato kritere që kanë mbetur pa u realizuar nga ato të përcaktuara tashmë nga Bashkimi Evropian në rrugën drejt integrimit. Këto janë ato kushte që janë vendosur për të nisur negociatat për statusin. Disa prej tyre ju i keni përmbushur siç janë realizimi i zgjedhjeve demokratike, por ka disa fusha ku Shqipëria duhet të bëjë progres si për shembull sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe gjithashtu lufta kundër krimit të organizuar. Kështu që progresi do të jetë shumë i fortë dhe i shpejtë. Duhet ta dini se reformat do të ecin shumë shpejt dhe efektet do të duken në momentin që do të hapen negociatat”, tha ndër të tjerash diplomatja gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.
Më tej, ambasadorja e Republikës Çeke shpjegoi se më i rëndësishëm është procesi i përgatitjes për t’u bërë vend anëtar dhe i negociatave, periudhë gjet të cilës Shqipëria do të përfitojë më shumë sipas saj.
“Nuk është aq e rëndësishme se kur bëhesh anëtar i BE-së me të drejta të plota, por është më i rëndësishëm procesi i parapërgatitjes për t’u bërë anëtar, një proces që rrit standardet e vendit, shtoi ajo. Do të ishte një parashikim më shumë se optimist nëse themi se Shqipëria do të bëhet një vend anëtar në BE brenda katër viteve të ardhshme, por sa më shpejt që të nisni negociatat për anëtarësimin do të vini re se impakti dhe efektet do të jenë shumë të prekshme në jetën e përditshme për secilin prej jush. Nuk ka rëndësi a quhesh vend anëtar apo jo, rëndësi ka nëse kanë filluar negociatat dhe implementimi i kapitujve. Pra nëse je në gjendje ti si vend të ndërtosh atë sistem vlerash me atë të BE-së”, deklaroi Tomasova.
Ndërkaq, ambasadorja bëri me dije se të gjitha vendet e BE-së kanë të drejta të barabarta vote dhe u zotua se Republika Çeke do ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces dhe në plotësimin e kushteve.
“Nëse Shqipëria do të bëhet një ditë anëtare e BE-së, çdo vend anëtar i unionit duhet të bjerë dakord për këtë. Nuk ka asnjë ndryshim midis vendeve të mëdha dhe të vogla. Patjetër, Çekia si një vend anëtar dhe një vend mik i Shqipërisë kemi qenë dhe jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë që të adresoni të gjitha dobësitë në çdo fushë dhe për t’i përfaruar standardet me ato të BE-së, u shpreh znj. Tomasova. Një nga kriteret kryesor të një vendi për t’u bërë anëtar i BE-së dhe për thithur investitorë të huaj është që të krijojë një klimë të mirë biznesi dhe disa strategji të mirëfillta investimi në vend.
Çekia mendon njësoj si të gjitha vendet e tjera të BE-së, që Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara në mënyrë që të anëtarësohet. Forcimi i sundimit të ligjit është një nga pikat që ka mbështetjen tonë maksimale”, përfundoi fjalën e saj në Akademinë Verore për Politikën Ambasadorja e Republikës Çeke, Bronislava Tomasova.
Prape lajm vari leshet e jozefines qe i jane bere pa rruar.
po ca jane keto lajme qe i sillni lexuesit o Tema.
Po c’lajm eshte se ca thote ambasadorja e Cekise,
Ju i mirrni ambasadoret e Europes me radhe per ti marre mendimin e tyre.
Nuk e imagjinoj ne Londer qe nje ambasador te beje lajm pervec kur ben ndonje buje si psh ambasadorja e argjentines e quajti budall , kryeministrin anglez.
Eh mer yahoo, gazetare te pa afte qe keni dhe ju.
ka marr flak kisha ortodokse ne detroid
me duket se hengri per sakte lajmin ky miku.shkru nonji gje sime demek.
RRespekte per popullin Cek, dhe per ata qe se dine r.Ceke funksionon me kapacitet te plot demokratik.
PO KUJT I PLASI CFARE THOTE NJE DEBILE NGA CEKIA? PO KJO BAXHELLA U BE HELM KUR NE ZBUAM CEZ, KJO QENKA DEMOKRACIA QE TA RRJEPIN MIRE POPULLIN SHQIPTARE KETO KURVA SLLAVE? HIQENI CEZ PERSERI DHE SHIHENI SI BEHET KJO LAVIRJA CEKE