Qeveria heq ushqimin falas për punonjësit e policisë dhe gardës

22 Gusht 2013, 08:43Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vaktit të ushqimit falas për të gjithë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit të ri, ky vakt do t’u ofrohet vetëm punonjësve të strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, si Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ata do të trajtohen me një vakt dreke, kur shërbimi i punës është 8 orë, dhe me tri vakte, kur janë të angazhuar në veprime operacionale që zgjasin më shumë se koha normale e punës. Gjithashtu, vendimi i djeshëm u heq të drejtën përfituesve të marrin kompensimin e vaktit, në rast se në strukturat ku ata punojnë nuk ekziston infrastruktura e nevojshme për t’u ushqyer.

Deri më tani, punonjësit e policisë, që përfitonin të drejtën e trajtimit me ushqim për një vakt, “drekë”, në strukturat, që nuk kishin infrastrukturën e duhur për ushqim të gatuar, kompensoheshin në lekë, sipas vlerës së racionit bazë ushqimor për vaktin e drekës.

Ndërkohë që, vendimi i ri nuk përmban asnjë pikë në lidhje me këtë çështje, duke mos parashikuar në këtë mënyrë përfitimin e kompensimit.

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave duket se ka penalizuar edhe disa kategori të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kështu, deri më tani trajtoheshin me një vakt ushqim, efektivët që shërbejnë në strukturat operuese të Gardës së Republikës, ndërsa me ndryshimet e djeshme do të trajtohen me vakt ushqimor falas vetëm njësitë speciale, grupeve të gatshme të të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës.

Gjithashtu, deri më tani njësia e ndërhyrjes së shpejtë, grupet e gatshme, të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës, trajtoheshin me tri vakte ushqimi falas.
Ndërkohë që, vendimi i djeshëm nuk e parashikon më trajtimin e këtyre grupeve me vakte ushqimore. Ndryshim nuk ka pësuar vetëm trajtimi me tri vakte, i gjithë efektivit të Gardës së Republikës, për rastet e kalimit në gatishmëri. Ndryshimet për punonjësit e Gardës do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2014.

12 komente në “Qeveria heq ushqimin falas për punonjësit e policisë dhe gardës”

  1. mira says:

    Po u bën dietë barkdërrave..!

    1. fl says:

      Pasi e kuptuan qe shumica e policve te thjeshte ka votu PS-ne nuk do vononte dhe nje ndeshikm per ta.

  2. albaneca says:

    Diten qe do vdise Sali B(ytha) do e shpallim fest kombetare, do e krahasojme njesojme me ditem qe u cliruam nga gjermanet dhe njesoj me diten qe mundem turqit! Sali B(ytha) je kanceri i Shqiperise je llumi i shoqerise dhe pengesa e zhvillimit tone! vdeksh sa me shpejte do zoti!

  3. xanun+dembel+cisha nonen teme = malok says:

    ani ani ska kurr gja, t’plasin komunistat. T’rroj partia me n’kry birishen

  4. viktor says:

    asgje seshte rastesi me ate kriminel i ka te planififikuara te gjitha krimineli don me qdo kushte ti fuse zjarrin shqiperis rastesi kriza me greket jo ai tradhtare do i sherbei serbise deri ne fund mallkuar qofshim ne nese tani qe do i biene petkat dhe servilat dhe klika rreth e rrotull do e lene e te dale nje prokuror e ti tregoi vendin ati dhe families se ti kriminale e tradhtare.tu shofte rraca o kriminel

  5. gentian says:

    Po mira
    ke te drejte, se policet tane nuk benin dot edhe dy hapa, e jo me te ardhur ne ndime te shpejte!

  6. cen tymi says:

    nuk e kuptoj se cfar vendimi osht ky,se policia e shtetit nuk eshte trajtu ndohjeher me ushqim falas.ne qofte se ka pas vendim per trajtim policesh me ushqim,atehere do pa se ku kan shkuar?

  7. Patrioti says:

    [email protected] Mesojeni se policet e thjeshte nuk e kane marre asnjehere ate cfare shkruhet ketu. Duhet te hetohet se ku kane shkuar ato para qe gjasme i jane dhene policeve. Mund ti shani se jane barkderra, por kur keni nevoje kerkoni ndihmen e tyre. Nuk ka pyll pa derra, ashtu sic edhe nuk jane te gjithe te ndershem, por mos i ofendoni ne kete menyre se torturohen me ore te setrgjatura ne sherbime dhe paguhen vetem 250 euro ne muaj. Pyet njehere, jo larg, por tek fqinjet se sa paguhen dhe a paguhen per oret shtese te sherbimit ?. E mendoni si mund ta shtyje nje familje normale prej kater vetash, me kryefamiljarin polic,gruan pa pune dhe dy femije ?. Si e shtyn muajin me rrogen 250 euro(350.000 leke te vjetra) ?. E dini se edhe kemishat,pantallonat dhe kepucet i blejne me leket e vehta se uniformat e tenderuara nga te medhenjte jane jashte standartit ?. Me te qete kur komentoni. Mos ofendoni. Respekte.

  8. Uk says:

    Se kisha ditur qe ushqimi paska qen falas per policet dhe gardistet e Sali Berishes….. Tani qe Saliu po ben gati valixhet per te ikur u del kundra te gjith atyre qe e mbrojten nga krimet e tij antikushtetuese te Shqiperise.

    Sali Berisha dhe disa ish qeveritare te kabinetit te tij duhet te dalin perpara ligjit dhe per te dhen llogari per te gjithat veprimtarit kriminale te cilat ishin ne dem te shtetasve shqiptare.

    Nje psikopat dhe i cmendur si Sali Berisha shpresoj qe kurr mos te ket me ne Shqipri persona te tille.

    E mbajti pushtetin me force per 20 vjet dhe e la shum mbrapa vendin tone. Tani qe disa vende te Evropes konsiderojn daljen nga Bashkimi Evropian Shqiperia kerkon te hyj ne BE….mereni me mend se sa mbrapa na la diktatori Sali Berisha.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Duke qene te gjithe militante te PD-se,ai e di qe do larohen nga detyra,bashke me largimin ka hequr ushqimin.

  10. Baliuk says:

    Vendim nul. Pavaresisht se trejtoheshin nga shteti ata nuk e kane pasur kurre ate sherbim dhe parate qe ju takon policeve nuk i ka dhene kurre shteti., ne fillim duhet te beje vresimin finciar se sa u detyrohet shteti efektiveve te policise E kane masakruar ate polici te shkrete.

  11. gentian says:

    Patrioti ne qofte se eshte ashtu siç thoni ju! un kerkoj falje per te gjithe ata Polica te ndershem! kurse per ndim eshte veshtir se nuk jetoj aty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje