Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ishte ndër të pranishmit e shumtë që morën pjesë në festivalin e ndërkombëtar të filmit “Dokufest”.
Rama ka hedhur përshtypjet e tij në rrjetin social “Twitter”, teksa ka paralajmëruar se vitin tjetër ku festival do të ketë mbështetjen e Shqipërisë.
“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë. Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare” , shkruan Rama.
Në qytetin më të madh jugor të Kosovës “Dokufest” është rikthyer pak ditë më parë edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër.
Numër rekord – mëse dyqind e pesëdhjetë filma nga mbarë bota, prej tyre 24 shqip, do të shfaqen në ekranin e madh në tetë vende – kinema, gjatë nëntë ditëve, prej 17 deri në 25 gusht.
Dokufest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik kosovar të Prizrenit në një kryeqytet botëror të kulturës çdo verë./A.Xh
Po pse more kryetari dixhital ç’do ti në Dukufest,…!?
Mira o mira u plake e dore s’hoqe, mbete githe diten neper bloqe. A ke ndonje shoqe? apo je paloqe.
Me pelqen ideja e Rames, por shpresoj qe te realizohet e jo te mbetet si premtim i harruar.
Doni ALBO, Mendoje se Rames duet me ja dhen nje shanse ne qofte se vazhdon keshtu do ket perkrahjen e Kosoves dhe Kombite te madhe dhe te fuqishem Shqiptare por ne qofte se fillone te luaj bishte me Greke e Serbe do e Shkatrrojm.
Besoje se keto vitet e fundit ne kontakte te shpeshta me Kosoven dhe Shqiptaret Rama e ka kuptuar se Shqiptaret jane kombe i madhe dhe i fuqishem dhe faktori me i rendesishem ne Ballkan deshmi e kesaj jane dy shtet Shqiptare ne Ballakn me 6,milion banore pastaje nje shtet tjeter i cili shum shpejte do jet shqiptare si Maqedonia me gjysmen e popullsis Shqiptare dhe dy shtet tjera me faktore Shqiptare si Serbia me Luginen e Presheves dhe Mali i Zi me nje faktore po ashtu te rendesishem Shqiptare dhe gjithe keta Shqiptare bejne nje cifer prej 8,milion Shqiptare ne Ballkan pastaje lobet dhe dominimi i fuqoishem i faktorit Shqiptare ne disa vende te Ballkanit si Kroacia ku ka nje faktore shum te fuqishem shqiptare i cili dominon ter bregdetin Kroate gjithashtu me nje elemente te vjeter te asimiluar te genit Shqiptare brenda mbi 2,milion Dallmat pastaje Bosna ku ka po ashtu nje komunitet apo Lobe te fuqishem Shqiptare i cili esht dominante ne shume fusha te rendesishme sidomose ne ate te Biznesit pastaje Slovaneia ku po ashtu ka nje Komunitet te konsiderushem Shqiptare mjafte dominante ne disa fusha e sidomos ne Biznes pastaje Mali i zi ku Biznesi Shqiptare esht po ashtu Dominant me nje fjkale Biznesi Shqiptaret dominon Zagrebin, Lubjanen dhe Sarajeven ket munde ta vertetoje gjdokushe qe ka vizituar keto vende,
Pastaje faktori shqiptare ne Greqi aje i vjetri i asimiluar qe arrin ne mbi 4,milion Aravanitasit dhe aje i riu i cili dita dites po fiton teren,
Pastaje faktori me i rendesishem Shqiptare aje ne Turqi i cili dominon ket superfuqi Boterore ne te gjitha fushat sidomos Ekonomin Turke e cila ne mbi 40% kontrollohet nga geni Shqiptare dhe mbi 40% e Miliarderve atje jane me prejardhje Shqiptare.
Pastaje faktori Shqiptare ne Evropen perendimore ku shqiptaret sote kane arrite nje nivele shum te larte dhe dominante ne disa fusha vlen te permendim disa fusha si Sporti ku ka mbi 4000 tope talent Shqiptare te cilet dita dites po pushtojne klubet me te medha Evropiane dhe Biznesin ku Shqiptaret po kalojne ne sipermarres kyqe ne disa fusha vetem sote ne Evropen perendimore ka mbi 70% sipermarrje apo Kompani Multi-Milionshe me Pronare Shqiptare vetem ne Zviverre ka 20.000 kompani me pronare Shqiptare 50% e te cilave jane kompani Multi-Milionshe.
Pstaje faktorin shum te rendesishem Shqiptare ne Amerike dhe Kanada ku shqiptaret dita dites po pushtojne pamajat e ketyre vendeve.
Pastaj nje Komunitet te fuqishem i cili po linde ne Lindjen e Mesme sidomos ne Kuvajt Katar Arabia Saudite dhe Emriatet e Bashkuara Arabe,
Pastaje nje faktore te rendesishem Shqiptare ne Azine e aferte ne Kazakistan Azarbejgjan e deri ne Australi dhe Zelande te re.
Pra Rama e ka kuptuar se faktori Shqiptare esht me i rendesishmi dhe me vitali ne rajone dhe me gjere faktore i cili dita dites po shfaqet fuqishem ne gjithe kontinentet.
Pra Rama e ka kuptuar me ne funde se bashkpunimi me ket faktore esht me i rendesishem se sa me Serbet dhe Greket e falimentuar dhe ne zhdukje.
Dukufesti eshte nje simbol i lulezimit te metejshem te bashkepunimeve kulturore mbareshqiptare
bravo,me kosoven dhe shqiptaret e asaj krahine jemi nje trup i ndare ne dy,mbeshtetje me te gjitha forcat per kombin shqiptar ne kosove dhe vellezerit tane aty.
Po Thaci ku e ka ishin e Shqiperise Sali M. Berisha? Apo, “Vdiq Mbreti, Rrofte Mbreti!”
Faktori Shqiptarë ne bote dita dites Po vjen duke u forcu.Vetum te bashkuar mund t’ja arrijm qëllimit,p.sh ekonomi,sport e ne te gjitha sferat tjera.Pershendetje
Shqiperia dhe Kosova i ngjajne shume dy prej 12 kolonive amerikane ne shekullin e 18 te cilat u pamvaresuan nga autoriteti britanik duke formuar shtete te pavarura.
Ata u mblodhen ne asamble ku aprovuan kushetuten e perbashket federale e cila garantonte autoritetin e shteteve por edhe nje autoritet federativ te sanksionuar ne kushtetuten amerikane.
Eksperimenti amerikan rezultoi i sukseseshem. Kur u mblodh asambeja nuk dihej se per sa kohe do te mbijetonte ideja e federates por sot eshte shume e lehte te thuash, po mbijetoj, pra duket si dicka e dhene por atehere nuk dihej.
Shqiperia dhe Kosova duhet te sudjojne me shume detaje aresyet e suksesit te federates amerikane dhe te zbatojne idete e tyre ne pershtatje me ballkanin. Kosova u clirua nga autoriteti serb, Shqiperia u clirua nga autoriteti otoman.
Sot nuk ka aresye te pritet me tej per hedhjen e hapit te federates shqiptare. Kjo eshte pergjegjesi e politikaneve shqiptare ashtu sic ishte dikur pergjegjesi e politikaneve amerikane te cilet e permbushen misionin e tyre historik me sukses.
Kruja,
Mos harro faktorin e jashtem nga i cili ti vete, si Kosove, u krijove. Po keshtu edhe ne vitin 1912, faktori i jashtem, kontradiktat midis Serbise-rusise dhe Austro-hungarise krijuan shtetin shqiptar.
Mos fluturo me pras ne bythe.
Plako sipas teje ne duhet te egzistojme te veprojme sipas qejfeve,dhe deshirave te tjereve,nje pytje kam qdo te bente faktori nderkombetar po mos te ishin shqipetaret ne ket pjes te rruzullit tokesor? Do i vendoste amerika ato forca,apo do stacionohej kembekryq siq eshte stacionuar ne kosove?Popujt kan interesa por nuk kandashuri ndermjet veti,pra populli shqipetar duhet te vej ne levizeje ate qe ka synim,se po prite krejt boten me u pajtu qe kosova duhet bashkuar me shqiperin ke per te pritur deri sate zhduket njerezimi,ne si faktor qe jemi ne ballkan ,ne vete duhet kur makinra ka mbet pa beenzin duhet pervjelur menget dhe vete duhet shty.
Plaku google Hassan Riza Pasha dhe do shikosh kush luftonte per Shqiperine edhe pas 1913
Bazarhesap,
Hasan Riza Pasha, edhe pse turk(osman) i lindur ne Irak, ishte shume me konstruktiv dhe u mundua me shume per Shkodren se sa Toptani (nga i cili edhe u vra). Hasan Riza Pasha deklaroi publikisht se Shkodra me nuk eshte ceshtje turke por eshte ceshtje shqiptare, sepse Shqiperia ishte e pavarur prej Turqise. Ai gjithashtu ishte edhe perkrahes i idese qe Shkodra mos te mbrohej nen flamurin turk por qe ne Rozafat te valoje flamuri shqiptar. Fatkeqesisht ai u vra nga nje njeri i Esadit dhe Shkodra iu dorezua malaziasve.
mira
kultura ben te veten, per nje Popull! pa kultur i ke rruget e mirqenjes e dituris te mbyllura moj!
kruja ka te drejte
Hahahah ma jep doren thaci ta hedhim nje valle
Edhe per mua “KRUJA ” ,eshte me afer te vertetes .