Nicole: "Kam edhe unë momente të errëta"

31 Gusht 2013, 18:15Lifestyle TEMA
Nicole: "Kam edhe unë momente të errëta"

Ajo është përgatitur për t’u rikthyer në jurinë e spektaklit “X Factor” këtë të shtunë,pothuajse një vit pas sezonit të mëparshëm që arriti një sukses maksimal.

Por përveç suksesit, periudha në fjalë solli edhe një hidhërim për Nicole Scherzinger. Ndarja me Lewis Hamilton në korrik e ka shkatërruar atë, siç ka treguar ajo vetë, duke e detyruar që të luftojë për të qenë e fokusuar në detyrën e saj.

Duke folur ekskluzivisht për numrin e tetorit të revistës “Glamour”, Nicole ka thënë: “Në momente të tilla tregohet karakteri i njeriut. Unë kam luftuar që ta ruaj atë për hir të punës”.
“Unë jam si çdo grua tjetër, kam mbajtur një kuti facoletash pranë krevatit çdo natë. Herë pas here kam porositur pica për vete”, ka treguar këngëtarja.
“Sigurisht që edhe unë kam momente të errëta, por dua të jem e lehtësuar. Për këtë jam përpjekur dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Dhe ndonjëherë, kur je i trishtuar dhe blen pica, edhe kjo është një zgjedhje”, ka thënë më tej Scherzinger. P.K

3 komente në “Nicole: “Kam edhe unë momente të errëta””

  1. Xha Barka says:

    O Mero,po kjo foto ca lidhje ka me lajmin!?

  2. tironci says:

    ha ha ha ska me lajim xha barka
    por ka me gopin
    apo e ke harruar kete zanat

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “TIRONCI”, te sugjeroj qe te “ZHDUKESH” , per nja 1 vit nga ky blog ,sepse nuk ke lene gje per NE TE TJERET qe te komentojme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje