Justin Bieber është sulmuar në një klub nate në Kanada , kur një mashkull është përpjekur që ta rrëzojë në tokë.
Sipas TMZ, 19-vjeçari ishte larguar nga zona VIP në kohën kur një i pranishëm në klub e ka kapur për bluze dhe e ka sulmuar.
Stafi i sigurisë ka reaguar shpejtë, ndërkohë që edhe këngëtari ka reaguar ndaj sulmuesit në përpjekje që të vetëmbrohet.
Bieber ka qenë i përfshirë në një tjetër incident në fillim të këtij muaji në një klub në New York, me këtë rast truprojat e tij e kanë rrahur një 22-vjeçar që po ashtu e kishte sulmuar këngëtarin. P.K
per zoten ketije do ja kisha bere ate punen e grave,besoj e din per qka eshte fjala…