Hysni Burgaj thotë se e ka rendin nën kontroll, ka 7 vrasje më pak se vitin e shkuar

3 Shtator 2013, 19:42Kronika TEMA

Kur çdo ditë e më shumë përflitet largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ky i fundit kujtohet të kryejë detyrën e tij.

Mbrëmjen e së hënës ka vëzhguar eficencën e strukturave të policisë, ndërkohë që dy veta u ekzekutuan ditën me diell, në atentate tipike mafioze.

Sikur mos të mjaftonte rritja e numrit të kriminalitetit në vend, për të kuptuara paaftësinë e strukturave të policisë për të garantuar rendin, Burgaj gjatë kontrollit të tij tha se ka zbuluar policë që flinin gjatë shërbimit apo dhe dëfreheshin në lokalet e kryeqytetit.

Tani që i ka ditët e numëruara, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se situata është e patolerushme dhe për këtë ka mbledhur drejtuesit e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit për të diskutuar atë çka i kanë parë sytë gjatë natës në një patrullim që ka bërë me shoferin e tij.

Takimi i Burgajt me 12 drejtorët e policisë në qarqe dhe zv/drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë me dyer të mbyllura, por në njoftimin zyrtar thuhet se policia e ka rendin nën kontroll.

Madje, sipas këtij njoftimi, rendi është më i garantuar se një vit më parë, pasi kanë ndodhur më pak vepra kriminale. “Pavarësisht faktit se për periudhën 8 mujore ka një rënie të numrit të veprave penale me 708 vepra më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu dhe një rënie të numrit të vrasjeve me 7 më pak, objektiv parësor i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit duhet të jetë parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, e në mënyrë të veçantë krimeve të rënda siç janë vrasjet, të cilat janë tepër të ndjeshme për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, prandaj vëmendja e strukturave policore duhet të jetë e përqendruar në këtë drejtim të punës”, ka deklaruar Hysni Burgaj.

Po kështu, sipas njoftimit, gjatë këtyre tetë muajve ka pasur edhe rënie të numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen, 28 të tilla më pak.

Por, megjithëse Hysni Burgaj thotë se ka statistika të përmirësuara të kriminalitetit, situata reale është e frikshme. Në këtë vend një person vritet në çdo tre ditë dhe në çdo 90 minuta regjistrohet një vjedhje.

Në çdo 24 orë ndodh një krim kundër jetës, ndërsa vrasje të mbetura në tentative regjistrohet një në çdo 36 orë.

Për armëmbajtje pa leje ndalohet një person në çdo 8 orë e gjysmë, ndërsa plagosje të lehta regjistrohen në çdo 6 orë. Ndërsa ekzekutimet mafioze dhe vendosja e bombave me telekomandë kanë ngjallur panik në dhe pasiguri për çdokënd.

Sipas statistikave që Burgaj nuk i përmend, për një vit janë evidentuar 14.030 vepra penale ku pjesën dërrmuese të tyre (rreth 96%) e zënë vjedhjet e ndryshme, kanosjet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës ku mesatarisht çdo 40 minuta ka ndodhur një krim.

Nga e gjithë kjo gamë krimesh të ndodhura, Policia e Shtetit arrin të zbulojë vetëm 55%, ndërsa pjesa tjetër e tyre ka mbetur pa autor ose policia është ende në kërkim të tyre.

Mënyrat se si policia po përballet me krimin na i dëshmoi vetë Hysni Burgaj në ikje gjatë vëzhgimit që ka bërë natën e së hënës. Policia o është në gjumë, ose dëfren lokaleve të natës. Ndoshta për këtë do të mbahet mend gjatë Hysni Burgaj, që vetëm zyrtarisht është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./l.ç

18 komente në “Hysni Burgaj thotë se e ka rendin nën kontroll, ka 7 vrasje më pak se vitin e shkuar”

  1. taleban sali berisha says:

    o jashteqitje e sali kriminelit ketu ku jetoj une ne ka 100 milion njerez dhe nuk te degjon veshi vrasje si aty mo qelbesira

    1. burgajeti says:

      E po pike e zeze/Te ligjerosh vrrasjet
      duke na thene se kemi perparime ne krahasim
      me nje vit me pare,eshte vertete kuje me Dreke.
      Po qysh ja nxe Goja ketij derdimeni,te quaj
      sukses uljen e vrrasjeve…(nga 200 ne 190)
      fjala vjen.

      1. fredi says:

        Ky o zoteri e nje nga njerezit me exemplar te injorances, pa afetseise profesionale e pa asnje pike karakteri. Pikerisht keto cilesi e bene te jete ne krye te P. SH. Me kariere mediokre gjith jeten komandant toge tek Ruajtja e objekteve. Hajdut i pa skrupullt dhe kameleon. Pekushtimi per te zbuluar Pucistet e 21 Janarit. Bashkeshortja e tij objekt i emisionit “Fiks Fare” kur punonte ne Gjykate, tashme e shperblyer si Notere. Pra sherbetor besnik. Thjesht Fatkeqesi Kombetare.

  2. ERLA: "I ♡ Lym Demokrati... says:

    O Hys,
    Si je ngrys?

    ?

    As Burgjet nuk ke ne kontroll ti Burgaj!

    1. ZENI says:

      Erla, un jam Demokrati i vertet.

      Ma demokrat se Lymi.

      A te ta shti nji here mren?

      http://goo.gl/7vtpSn

  3. Eh shyqyr me ne fund, doli nje kryepolic dhe e vuri krimin ne dare rrec derrc. Ka lezet mo. Nje sugjerim z. Burgaxhi mos prit mandatimin e qeverise, se ne vend te shkarkimit do te vijne ne zyre te te hedhin prangat. Kete info ta them te sigurte 100% me te garantume ke byzylyqet nikelato ne kycet e duarve sesa shkarkimin nga detyra. Jep doreheqjen dhe mbathja se i ziu ti.

  4. viktor hoti says:

    Raportimi i zotit Burgaj eshte difektoz dhe mund te fshehe realitetin. Ne percaktimin e veprave penale nuk dallohen ato me vend ngjarje nga ato me kallxime . Kjo ka rendesi sepse mund te ndodhe qe te kemi ulje sepse jane bere me pak kallxime dhe kjo ka ndodbur jo se nuk ka krime te tilla por se nuk behen kallxime ngaqe nuk kane besim ne shtet — viktor Hoti

  5. DETARI-vl says:

    HAHAHAHA
    Eshte te veshe ulerimen me keta lloj njerzish qe e quajne veten police.
    Ndofta nga njerzite e tij jane te gjithe gjalle e mendon se dhe shqiperia eshte ashtu.Mjer ju o te mjer gjithe jeten shebek e te dhier….

  6. me profesion says:

    une them se qy BURGAJ ka te drejte po ta krahasosh me vitin 1997 ose me vitn 1944 , shqiperia ka perparime. Bravo burgaj tani ka me pak vrasje ,, po pika qe ste bie , qe ke humbur kontrollin e trurit , e jarebi marrsh malet ti dhe qeverija jote.

  7. emin gjana says:

    Nje cop MUTI me dy sy…….

  8. bbb says:

    Hysni Burgaj thotë se e ka rendin nën kontroll, ka 7 vrasje më pak se vitin e shkuar…dmth nqs vjet ka pasur 7771 vrasje ne vit, kete vit kemi 7764 vrasje nga te cilat ato me kallssh ka renie 14% dhe ato me sqepar dhe hanxhar kane rritje 11,5%

  9. coli says:

    Raportimi i zotit Burgaj recitali i radhes keta medojne se njerzit jane qorra dhe ska iformacion dhe jane derra akoma ahahahaha c na gjeti ketu ne shqiperi o zot akoma me konferenca shtypi keta kur do vi ajo dite mos ti shikojme me keta njerez ne ekran . ne itali te rrish dhe 40 vjet se mer vesh kush eshte ambasador i huaj ,minister dhe aq me pak drejtor policie po ku i tregon tv keto gjera keta ne shqiperi jane te cmendur ne tv ekrane ctha ky ctha ai, te duken vipa te behen sa me te njohur se ne akoma vdesim per emra ,i forti lagjes qytetit vip ky vip ai s ngeli njeri pa u be vip aty etj. tani del dhe ky dhe jep leksionin e radhes i fut nje raki i pjat mish, rroga rroge dhe ec i thone fol dhe ti dy fjal ,i pergatisin nje cop leter dhe ai flet pa ia pas fare iden cfar ka perpara.

  10. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    ka me ik Zoti Burgaj e ka me ardhe nje moçalor jugu
    ateher kena me pase rilindje moçalore

  11. rb says:

    Shume mire BURGAJETI. Nuk mund ti shtoj asgje esences qe percjell Burgajeti. Nje medioker si Hysa kaq di te gjykoje. A thua kemi te bejme me prodhim patatesh.

  12. SHQIPTARI says:

    KRYEPOLICI ME I PAAFTE QE KA PASUR SHQIPERIA DUHET PUSHUAR NGA PUNA DHE PROCEDUAR PER BURG ME KETO SJELLJET DHE TALLJET ME POPULLIN DHE TE HUAJT QE I THONE JA KU ESHTE DROGA DHE AI NUK E PRANON, BASHKEPUNETORI DHE INJORANTI!!!

  13. ka rendin nen kontroll? preshat e ne byth nga sala ke ti. ti nuk mund te futesh dot ne lazarat me debil. te shkarkohet qe diten e pare dhe te dale perpara drejtesis se ka bere shume krime ne emer te partis berisha.

  14. Hysa says:

    Drejt e Pergjithshem I intereson se cfare po perfiton vete , familjaret. Kushrinjte, te afermit,apo servilet e tij. Nje Drejt I Pergjithshemnduke shkelur haptazi rregullat per levizjet je detyre ku shembulli (Turpin) ishin konkurset per gradations, ku ai qe kishte Dale ne fillim pas intervistave silts ne fund?! Ata qe me shkrim Moreno piket minimalepas intervistes dlnin ne vendet e para?! Drejt I Pergjithshem di vetem te beje monologje ne emsione dhe nuk ka bere nje here debat ne kohen e drejtimit te policise. Kir ne drejtiim vendoset nje paaftesi e tille punen e merr lump dhe vetem Ai nuk e sheh . Ky eshte nje shembull shume I keq dhe Politikane duhet te vendosin bête tille detyra njrezve te ditur dhe te pergjegjshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje