Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, është takuar në Slloveni me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.
Në fjalën e tij, Meta është shprehur se zgjedhjet e 23 qershorit sollën ndryshimin e pritur nga qytetarët. Ai theksoi se qeveria e re do të ketë një impuls të ri për integrimin europian dhe do t`i japë më shumë prioritet bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë, duke shtuar se SHBA mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm i vendit tonë.
Ndërsa nga ana e tij diplomati amerikan, Philip Reeker, u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i kaluar me sukses për Shqipërinë.
Ai garantoi se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë në reformat institucionale dhe ekonomike si dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian.
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka qenë i ftuar në Forumin Strategjik të BLEDIT në Slloveni./b.l