FOTOT/ As pranë njëri- tjetrit nuk do të ulen

5 Shtator 2013, 13:19Bota TEMA
FOTOT/ As pranë njëri- tjetrit nuk do të ulen

Ndërkohë që tensionet për Sirinë janë të lartë, Rusia ka ndryshuar protokollin sa i përket samitit të G20 në Shën Petersburg, me qëllim që presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Barack Obama, të mos ulen pranë njëri- tjetrit.

Plani se si do ulen liderët është ndryshuar në minutat e fundit, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve të fuqishme është në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë.

Presidenti rus thotë se nëse SHBA sulmon pa marrë një aprovim nga OKB, ky do jetë një akt agresioni.

Kurse Obama duket më pranë sulmit pasi një komitet i rëndësishëm i Kongresit i ka dhënë mbështetje atij.

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë votoi me 10 vota pro dhe 7 kundër lidhur me një rezolutë që i jep Presidentit Barack Obama autoritetin për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Sirisë pas përdorimit prej saj të armëve kimike ndaj civilëve.

Rezoluta e Senatit bën thirrje për veprime të kufizuara prej jo më shumë se 90 ditësh dhe thotë se nuk do të ketë dërgim trupash amerikane në terren.

Rezoluta do t’i kalojë tani Senatit në seancë të plotë për miratim. Ajo do të duhet të hidhet në votë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve./ep

6 komente në “FOTOT/ As pranë njëri- tjetrit nuk do të ulen”

  1. shiaksi says:

    fuck rusia RROFT AMERICA

  2. uh uh says:

    Aman dhe keta ruset, si nuk kane nje ndertese te bukur, ta bejne samitin te pallati brigadave se eshte bere si shpirt, sidomos qe kur kane filluar t’i qethin pemet.

  3. fieraku4u says:

    JAM PRO AMERIKAN DHE PRO PERENDIMIT POR KJO KY ESHTE NJE GOMARRLLEK QE PO BENE OBAMA…ESHTE GABIM KETE QE PO BENE OBAMA.

    PUTIN EDHE RRUSET, JAN DHJESHT NJE RRACE KANIBALESH EDHE ALABAKESH.

    NE FUND TE FUNDIT BASHAR AL ASAD NUK ESHTE BURRI MIRE, POR PO ZHDUK NGA FAQA E DHEUT, ISLAMIKET RADIKALE, QE LUFTOJN NE SIRI.

    DHE VET AMERIKANET CIVILE POR EDHE USHTARET NUK E DUAN KETE NDERHYRJE UISHTARAKE NE SIRI.

  4. Wendy-B says:

    Do jete nje lufte e deshtuar pa filluar akoma..

  5. gentian says:

    Rusia nuk intereson Bashari al Asad, keto jan interese ekonomike, dhe politike, kjo qe Rusia don ti tregoj Botes, qe edhe ne tani jemi kthyer nje force e madhe! kjo tregon ate qe Puti don te thot (Rusia eshte Force e Madhe ne Bote)

  6. sokol says:

    Me e forta eshte se gazin se ka hedh asadie mban mend videon duke ju prere kokat me thike prifterinjve .shumica e rebrleve jane al kaeda pa shpirt..une personalidht jam pro asadit.ashtu si ndodhi ne irak do ndodhe edhe ketu ne mos me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje