Qiellgërvishtësja InTempo në qytetin bregdetar spanjoll Benidorm duhej të ishte simbol i zhvillimit dhe një vizion i të ardhmes.
Ndërtesa me 47 kate synonte të ishte godina më e lartë rezidenciale në Europë.
Por Daily Mail raporton se pak muaj përpara përfundimit, ka dalë një problem ‘i vogël’.
Ndërtuesit kanë harruar që të vendosin një ashensor.
Kullat ishin planifikuar fillimisht që të ishin 20 kate, por ndërtuesit ambiciozë e ngritën projektin edhe më lart.
Një ashensor ekziston për 20 katet e para, por më tej ka vetëm shkallë.
Dhe një raport i gazetës spanjolle El Pais thotë se nuk ka më hapësirë për një ashensor apo pajisje motorike.
InTempo ishte planifikuar që të ishte simbol i një bumi ndërtimesh në Spanjë.
Por kriza ka kapluar vendin dhe InTempo ra viktimë e saj.
Ajo duhej të përfundonte në vitin 2009.
Por një seri problemesh e kanë shtyrë kaq shumë përfundimin.
Përflitet se banka ka hyrë garante për projektin duke ofruar 93 milion euro pa ndonjë garanci.
Deri më tani janë shitur vetëm 35 përqind e 289 njësive që ka kjo godinë./ep
Shumë godinë e shpifur…! Ata në Tiranë ta ngrinin ,që ti bashkëngjitej godinave të tjera shpifëse…!
duhet ta kene kopjuar nga greket
Nuk te pelqen Moj Mira nje Godine Me Shkronjen M.
Kjo eshte t’i qash hallin kalorsit se si i varen kembet ?
e respektokan vijen bregdetare keta?!
vetem bongo- bunga berisha nuk pyet per ligje ne ish mbreterine e tij.
tani qe po i shpeton shurra ne brek ben sikur qan, pastaj nxjerr kthetrat e mafiozit dhe ben si cub e kercenon , pastaj ben prape sikur qan.
e terheqshin zvarre si qen ishalla per te tera krimet qe i ka bere shqiperise dhe shqiptareve!!!
Kam qenë në Benidorm. Po deshët mos besoni por është komplet si Golemi përsa i përket ndërtimeve. Kështu vazhdon për gjthë bregdetin e Communitad Valenciana, deri afër Castillon.
po ne nuk e shpikem vehte halldupsin e golemit, vlores apo sarades, nga keta e mesuam.
Golemin nuk e shkaterruan aq ndertimet se sa “autostrada e re” qe e ndan mes per mes. Me disa rrugeza te asfaltuara dhe lulishte apo mbjellje pemesh mund te ndryshonte disi pamja por inxhinieri qe ka projektuar rrugen duket qarte nuk merr vesh as nga arkitektura e as urbanistika.
Kte shpifesire mund ta quash me plot gojen ” SHallvare”.
Kujdes me perkethimet!
Nuk eshte e vertete se Giellgervishtesja Spanjolle eshte pa ashensore.
Konkretisht keto torre kane 5 ashensor dhe elevator.
Eshte e vertete se Spanja ka disa vjet qe eshte perfshire ne nje krize te thelle te sektorit te konstruksionit, krize e cila ka reflektuar edhe ne ndertimet e skyscrapers of Spain.
Konkretisht gazeta prestigjioze “EL PAIS” shkruan se ky qiellgervishtes nuk po mbaron ne kohen e percaktuar ne projekt dhe gjate ndertimit te 23 kateve te para per materialet nuk u perdoren çikriket forklift elektrik por u perdoren vinçat, ndersa vazhdimi i metejshem eshte bere plotesisht brenda normave teknike.
http://www.intempobenidorm.com/Ficheros/MEMORIA%20CALIDADES%20INTEMPO-06-2012.pdf
Ne te njejtin artikull “EL PAIS” shkruan:
“Benidorm no tiene límite de altura ni lo quiere. Su modelo urbanístico tiene detractores, pero también defensores del prestigio del sociólogo del urbanismo Henri Lefebvre, quien la definió como la ciudad más habitable construida después de la Segunda Guerra Mundial. Apodada cariñosamente como la pequeña Manhattan o Beniyork”
Per kuriozitet te lexuesve:
Benidorm-España megjithese eshte qytet relativisht i vogel ne siperfaqe, ka nje fluks shume te madh turizmi gjithevjetor, me nje numer hotelesh e apartamentesh turistike ne vendin e dyte ne Europe pas Parisit, me parqe gjigand turistik ujor, muzeal, argetues ne te gjithe periferine e qytetit. Modeli i qyetit duke shfrytezuar mire token me skyscrapers ka dhene rezultat dhe eshte vleresuar ne shume media internacionale si model i qendrueshem e rentabel edhe ne aspektet arkitekturore edhe ne aspektet ekonomike.
Eshte mire qe Shqiperia te marre nga Europa dhe Spanja eksperiencen pozitive dhe te leje menjane ate eksperiencen negative.
Konkretisht mendoj se ndertimi i shpejt dhe pa kriter i bregdetit shqiptar ashtu si eshte vepruar me urbanizacione edhe ne Spanje eshte nje model i gabuar. Ndersa modelet eficente si psh Benidorm, modelet qe kane dhene rezultat ne perdorimin racional te tokes dhe shfrytezimin efikas te rekurseve turistike duhet te jene shembull per Shqiperine.
TERRA NATURA BENIDORM/ESPAÑA
AQUA NATURA BENIDORM/ESPAÑA
AQUA LANDIA BENIDORM/ESPAÑA
MUNDO MAR BENIDORM/ESPAÑA
TERRA MITICA BENIDORM/ESPAÑA
Benidorm megjithese eshte qytet relativisht “i vogel” ka:
Mbi 300 Restorante
Mbi 150 Diskoteka
Mbi 700 Bare/Kafeteri
Viti 2012 ne Shifra:
HOTELET 10.433.699 prenotime(turist)
APARTAMENTET 2.316.049 prenotime(turist)
KAMPING 1.623.523 prenotime(turist)
TOTAL 14.373.271 prenotime(turist)
Benidorm en cifras 2012 – Benidorm – Ayuntamiento de Benidorm
http://portal.benidorm.org/nuevociudadano/sites/default/files/benidorm_en_cifras_2012.pdf
Shqiperia jone, sipas te dhenave zyrtare te Qeverise Shqiptare per vitin 2012 eshte vizituar nga nje numer total 4.700.000 turist vendas dhe te huaj.
Pra, fatkeqesisht gjithe vendin tone Shqiperi nuk e vizitojne ende gjate nje viti as gjysma e turisteve qe vizitojne vetem kete qytet “te vogel” te Spanjes, por vetem nje e treta.