Dhe ai fiton sërish... pavarësisht pretendimeve për manipulime

3 Gusht 2013, 21:13Bota TEMA

Zyrtarët në Zimbabve thonë se presidenti Robert Mugabe ka fituar një mandat të shtatë në detyrë, pavarësisht pretendimeve për manipulime.

Sipas BBC, Mugabe, 89 vjeç, fitoi 61 përqind të votave përkundrejt 34 përqind të votave të kryeministrit Morgan Tsvangirai.

Ky i fundit pati deklaruar më herët se zgjedhjet për parlamentin dhe presidentin ishin të manipuluara dhe se do ndërmarrë hapa ligjorë.

Ai shtoi se partia e tij, Lëvizja për Ndryshim Demokratik nuk do të bashkëpunojë më me partinë e Mugabes, Zanu- PF.

Të dy partitë kanë qenë në koalicion që pas zgjedhjeve të vitit 2008, që e zhytën vendin në dhunë.

Sa u përket zgjedhjeve për parlamentin, partia e Mugabes mori 158 vende përkundrejt 49 vendeve të opozitës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Tsvangirai tha se vendi është në zi pasi vjedhja e zgjedhjeve do e zhysë Zimbabven në një krizë ekonomike dhe politike.

Bashkimi Europian, që mban në fuqi sanksionet ndaj Mugabes, tha se ishte i shqetësuar nga parregullsitë në zgjedhje.

Një grup vëzhguesish vendorë bëri me dije se ka pasur probleme me listën e zgjedhësve.

1 milion njerëz nuk kanë pasur mundësi që të votojnë, shumica e tyre në bastionet e opozitës.

Mugabe ka qenë në pushtet që nga viti 1980, kur vendi fitoi pavarësinë./ep

5 komente në “Dhe ai fiton sërish… pavarësisht pretendimeve për manipulime”

  1. Prend says:

    Ky Mugabe-ja yne mori fund iku edhe ky i vjeter ishte por ne kemi qene me fat se jemi ne Europe se po te ishim ne ndonje vend andej edhe po te vdiste ky do linte porosi qe ti vidhni votot se do ja le pushtetin Argites ose Zenit

    1. Ripjellje says:

      Hej, ju të Tëmes, e harruat që pikërisht këtë e ka thënë Spartak Ngjela për mësuesin e vizatimit.kur e kishte rival për kryetar bashkie në Tiranë? Apo s’ka gjë … është harruar!

    2. Lym Demokrati says:

      Ah me qen t’kishe more shembull ene Doktori nga ky burr shteti. Ti kishte perjashtue 1 milion kamunista nga listat ene do kishim fitue parp me nershmerine qi na ka karakterizue tan kto vite

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Jam pro Mogabes, futi nje plumb atij opozitari sepse nuk ben per politike.

  3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Jam pro Mugabes, futi nje plumb atij opozitari sepse nuk ben per politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje