Fëmija mbretëror do quhet George Alexander Louis (FOTO)

24 Korrik 2013, 20:16Bota TEMA
Fëmija mbretëror do quhet George Alexander Louis (FOTO)

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë zbuluar në mbrëmje emrin e djalit të tyre, i treti në linjë për të trashëguar fronin mbretëror.

Fëmija do quhet Xhorxh (George).

Në një njoftim të shkurtër thuhet: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që të njoftojnë se e kanë quajtur djalin e tyre George Alexander Louis.

Bebja do të njihet si Princi Xhorxh i Kembrixhit”.

Emri Xhorxh është sinonim i mbretërve anglezë.

Ai paraqet vazhdueshmërinë e monarkisë dhe ka qenë i preferuari i bastexhinjve që kur u mësua se Kate ishte shtatzënë.

Ka pasur në total gjashtë mbretër me këtë emër që kur Xhorxhi I, i lindur në Gjermani, u bë i pari mbret i Britanisë së Madhe në vitin 1714.

Emri Aleksandër është popullor në Skoci, ku Aleksandri III shihet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të vendit.

Luis ka domethënie për familjen mbretërore pasi është emri i xhaxhait të Princit të Uellsit, Louis Mountbatten, i vrarë nga IRA në vitin 1979./ep

6 komente në “Fëmija mbretëror do quhet George Alexander Louis (FOTO)”

  1. bora says:

    Zemra vogel sa i mire. Me jete te gjate e u befte nje njeri i mire. Ardhja e nje bebi duhet jete gjeja me bukur ne jeten e nje cifti. Eshte hera e pare qe me pelqen Kate. I uroj te jete sh e lumtur me te birin.

    1. Zef Ashta UK says:

      Sa u gezue nana Mretnesh per Gjorgjin e Vogel.
      I shndriten syt prej gazit e hares.
      Shiqojeni;
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/a-royal-raise.html

    2. Toni.I. says:

      Urime………….. heren t’jeter me vajze…..

  2. Agroni Detroit MI says:

    Nuk mund te largohem pa nje urimin me gjithe zemer per familjen e re
    …” Te jetojne jete te gjate dhe gjithnje te lumtur .”

  3. Patrioti says:

    bobo cfare gazete kot qe jeni kthyer, botoni keto lajme dhe jeni bere si ato plakat qe pijne kafe ne oborr dhe merren me thashethemi, kujt i plasi se cfare e ka emrindjali i mbretereshes? Po kush e ka vene mbretereshe njehere se spo marr vesh, ngrihen ca pinjolle dhe e shpallin veten mbret

  4. Herkuli says:

    Jete te gjate.
    George ne shqip i korrespondon emri Gjergj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje