Panamaja kap një anije koreano- veriore me armatim (kurse Kim Jong-Un e sheh veten si pop-star) (FOTO)

16 Korrik 2013, 18:27Bota TEMA
Panamaja kap një anije koreano- veriore me armatim (kurse Kim Jong-Un e

Panamaja ka kapur një anije me flamurin e Koresë së Veriut, që transportonte armatim të padeklaruar poshtë kontejnerëve me sheqer.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i vendit, Ricardo Martinelli.

Ai tha se anija Chong Chon Gang u interceptua ndërsa po i afrohej Kanalit të Panamasë nga Kuba.

Pas ndalimit, kapiteni i anijes tentoi të vriste veten, kurse ekuipazhi prej 35 vetash protestuan.

Poshtë kontejnerëve me sheqer u gjetën pajisje të sofistikuara për raketa.

Autoritetet e ndaluan anijen duke menduar se ajo kishte drogë.

Presidenti i Panamasë tha se anija shkel rezolutat e OKB-së për trafikun e armëve.

Koreja e Veriut nuk ka komentuar një lajm të tillë.

Por ndërsa bota shqetësohet nga lajme të tillë, lideri i këtij vendi, Kim Jong-Un nuk e ka një merak të tillë.

Agjencia shtetërore ka publikuar foto të tij, duke vizituar një fermë kërpudhash.

Atë e presin si një yll të muzikës, edhe pse vendi është zhytur në një krizë urie./ep

9 komente në “Panamaja kap një anije koreano- veriore me armatim (kurse Kim Jong-Un e sheh veten si pop-star) (FOTO)”

  1. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    Po ti ke edhe Lul Bashen qe e mban veten per pop-star duke u mburre se gjoja fitoj ndaj Rames ne zgjedhjet e 2011.

    1. Hithri says:

      Perse te mos lavderohet kur e nidhmoj baba per ti fituar me “KOSOVARET” trima qe s’dihet se cfare origjine jane?

    2. Xha Barka says:

      Shiko si shkruajne Gjeneralet,jo si Imami qe i rri rende Saliut!

  2. Andon says:

    Fotoja e fundit eshte me e forte…
    Mbajne shenim oficeret fjalet e koke tulit

  3. vezhgues says:

    Shiko sa qesharake ky flet duke tund kemben,keta qe mund te ene edhe generale apo shkencetare mbajne shenim.Oh My GOD

  4. tani says:

    Eh sa nostalgji nuk kthehen me keto vite tek ne .

  5. Gdb says:

    Tamom si Sala kur tako cecent!

  6. AISHA says:

    nuk e shikoni derkucin sa i bukur eshte ,vdiqen vajzat e terheqin nga duart kete bandillin po po po c’na gjeti……
    te ky me pelqen qethja qe ben mu si yll eshte me i bukur se ky toni qe eshte ne ikje…

  7. sensi says:

    dhe na dhot saliu se eshte antikomunist
    e vetmia diference qe kane jan syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje