FOTOT/ “Këtu duket si të ishte një zonë lufte”

8 Korrik 2013, 13:03Bota TEMA
FOTOT/ “Këtu duket si të ishte një zonë lufte”

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, tha se zona e shkatërruar nga shpërthimi i një treni duket si një zonë lufte.

Të paktën pesë persona vdiqën kur treni i mbushur me naftë krudo doli nga shinat dhe shpërtheu mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 30 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në qytetin e vogël Lac-Megantic.

Policia është ende në kërkim të 40 personave që rezultojnë të humbur pas shpërthimit.

Një bar në zonën e shpërthimit ishte i tejmbushur në momentin kur treni doli nga shinat.

Pronari i një restoranti pranë vendit të shpërthimit tha se dukej si një bombë atomike.

Qyteza piktoreske Lac- Megantic ka rreth 6 mijë banorë./ep

6 komente në “FOTOT/ “Këtu duket si të ishte një zonë lufte””

  1. ARUSHA says:

    GERDECI KANADEZ ; QEVERRIA DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI

    1. elinor says:

      Eh moj Arusha, merru me Kanadane ti. Nuk eshte i biri i Stephen Harper pronari i kompanise se trenave, CN. Ketu hetimet behen te plota. Nje hetim i nje shkalle te tille zgjat gati 1 vit dhe ne fund perpilohet nje raport prej se paku 50 faqe me te gjitha detajet. Keto jane thjeshte aksidente tragjike qe ndodhin, njesoj si aksidentet e trafikut. Shkaqet jane te shumta qe nga ndonje difekt teknik, gabim njerezor apo edhe dicka te qellimshme. Eshte e paarsyeshme te kerkosh pergjegjesi nga nivelet e larta te qeverise per dicka qe eshte jashte kontrollit te atyre niveleve si dhe pa i njohur te gjitha faktet.

    2. RILINDJE PËR TË TËRË says:

      Ehhh mor Zot! Ky eshte gabim Njerëzor!
      Gerdeci Yne ishte gabim Kafshëror!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

  2. mirel says:

    thuhet se 40 te humburit ka shume gjasa te jene avulluar nga djegia
    dhe nuk mund te gjenden kurre

  3. Mjeshtri says:

    Kanadaja nuk eshte shqiperia qe nuk denoj njeri,aty direkt pas investigimeve do dalin shkaqet qe e bene trenin qe doli nga shinat dhe fajtoret denohen.Nuk ka atje klani berisha-mediu I fusin ne burg njerez si keto,lere qe eshte shtet me nivel edukate te larte,kryeministra dhe ministra japin doreheqje per gjera te vogla.

  4. qifqia says:

    Kujdes nga Ai ! Kerkon ta beje keshtu diten qe do te largohet. ( A do te largohet m paqe ?).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje