Rishfaqet i drobitur Edward Snowden dhe merr azil në Rusi (VIDEO)

12 Korrik 2013, 19:46Bota TEMA

Bëhet më në fund i gjallë Edward Snowden, 30 vjeç.

Për herë të parë pas disa javësh, ish- bashkëpunëtori i shërbimit sekret amerikan ka dalë në publik.

Të premten në mesditë ai u shfaq në ambientet e aeroportit Sheremetjevo.

Faktet që ka publikuar ai për përgjimet e agjencisë së fuqishme amerikane, NSA, kanë tronditur mbarë botën.

Me një këmishë gri, me flokët e krehura mënjanë, ai dukej shumë i dobët.

Vetë Snowden thotë se për momentin jeta e tij në aeroport po shkon mirë.

Ai u takua me disa përfaqësues të organizatave më të njohura të të drejtave të njeriut në botë.

Pas takimit, që zgjati disa minuta, u bë e ditur se Snowden do të marrë azil në Rusi.

Sipas Guardian, ky azil do jetë i përkohshëm. Shkaku është se për momentin duket shumë e rrezikshme për të që të udhëtojë drejt një vendi tjetër.

Vetëm Rusia është vendi më i sigurt për Snowden.

Por qëllimi i tij vazhdon të jetë azili në një nga vendet e Amerikës Latine, mundësisht në Venezuelë ose Kubë.

Një zëdhënës i presidentit Vladimir Putin tha se Snowden duhet të heqë dorë nga publikimi i materialeve të tjera që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Snowden thotë se do të vazhdojë të publikojë të tjera fakte.

Ajo që mbetet shqetësim është se çfarë ka mësuar shërbimi sekret rus në lidhje me faktet që zotëron Snowden. Me siguri që kanë mësuar, raporton Spiegel.

Një deputet rus thotë se Snowden është si një patate e nxehtë. Nëse është kështu, atëherë Kremlini ka nisur të luajë si një zhongler./ep

21 komente në “Rishfaqet i drobitur Edward Snowden dhe merr azil në Rusi (VIDEO)”

  1. arber says:

    BRAVO O LUFTETAR I LIRISE, SPIUN TE QUAJNE VETEM KUCEDRAT E PASURA DHE KORPORATISTE, VETEM AJO ELITE QE DO TE PUSHTOJE DHE TE KONTROLLOJE BOTEN ME DHUNE NEN EMRIN E DEMOKRACISE, TI NUK TRADHETOVE VENDIN TEND, TI GODITE QEVERINE E QELBUR AMERIKANE QE GJOJA ESHTE DEMOKRATE DHE NEN PETKUN E DEMOKRACISE AMERIKA DHE PERENDIMI I BEJNE TE GJITHA TE KEQIJAT, TI I HAPE SYTE POPULLIT AMERIKAN QE ESHTE VENE NE GJUME ME PROPAGANDE SHUME HERE ME TE KEQE SE KOHEN E KOMUNIZMIT, KU RADIOT BERTASIN QE AMERIKA ESHTE VENDI I LIRISE POR NDERKOHE OKB E VE NE VENDIN E 87 PER LIRITE E NJERIUT NE BOTE, TI U CORRE MASKEN E NDYRE TERE SHTETEVE HIPOKRITE PERENDIMORE QE KUR VJEN PUNA PER DEMOKRACINE E VERTETE ATO JANE SHUME HERE ME KEQ SE DIKTATURA KOMUNISTE, HIPOKRITE QE NE THELB DHE TE MASKUARA SI DELE KETO SISTEME PERENDIMORE JANE FSHEHUR GJITHMONE PAS LIRIVE FALLCO TE TE DREJTAVE TE NJERIUT, KUR BEHET FJALE PER HOMOSEKSUALITET DHE DEGJENERIM APO DROGE ATO TE JAPIN LIRI POR KUR BEHET FJALE PER SIGURI EKONOMIKE ATO TI MARRIN LEKET DHE JA JAPIN BANKAVE DHE KORPORATAVE BILES DHE TI VJEDHIN NE LOGGARINE TENDE BANKARE SIC NDODHI DHE NE QIPRO QE TASHME AI VEPRIM U BE LIGJ PARA DISA JAVEVE, KUR VJEN PUNE PER DEMOKRACI TE NGRIHESH KUNDER MASAVE SHTRENGUESE DHE KRIZAVE FALLCO QE PASURON TE PASURIT DHE VARFERON TE VARFERIT DHE ZHDUK KLASEN E MESME, PO KETO QEVERI TE SHTYPIN KOKEN DHE STE LENE TE PROTESTOSH SIC NDODHI NE FRANKFURT TE GJERMANISE PARA DISA JAVEVE. KJO ESHTE DEMOKRACIA FALLCO E PERENDIMIT QE NENE EMRIN E DEMOKRACISE, LIRISE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT APO LUFTES SE TERRORIZMIT E KA KTHYER KETE PLANET TE SHEKULLIN ME TE TMERRSHEM TE LUFTRAVE,VUAJTJEVE MIZERJEVE ME NE KRYE BASTARDEN NATO

    1. kapo says:

      Poshte kapitalzmi , rrofte komunizmi sidomos ai i xhaxhit

    2. visi says:

      jam dakort me ty Arber, po pak kush e kupton kete gje.

    3. indrit says:

      o arber ti mire e ke po shikoje su ka shkuar dhe se kush po e mbeshtet nje ish agjent i KGB-se aktiv e deri tani,pse pikerisht ne rusi dhe tek putin kur ka gjith ato shtete apo jo ….

  2. N Shabani says:

    Mire ja u beri qe i denoncoj ne median nderkombetare dhe u nxorri bojen se ata nuk kane lene njeri pa pergjuar edhe me mesazhet dhe bisedat tona jane marre s’kane turp s’kane. Po me e forta eshte qe kane pergjuar edhe BE-ne. Nuk mbahet ulkonja Amerikane ne lufte kunder euros, prandaj e pergjon BE-ne per te mesuar dobesite qe te marre ne shenje ekonomine dhe gjoja hiqen si “miq” me Europen. Tamam ne kapitalizem mire thoshte Enver Hoxha njeriu per njeriun eshte ujk.

    1. nastradini says:

      SHQYPTARET NUK DUHET TE HARROJNE KIM FILBIN, SPIUNIN E MOSKES.

      Degjo moj zonje dallkauke qe te ka mbetur ora ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe flet si sekretare partie. Meso nga nastradini se do shtet ka sherbimet e veta sekrete per pergjime dhe mbledhje te dhenash dhe SHBA po te mos kishin CIA-n e tyre do te kishin shkuar per lesh me kohe. Nuk duhet te harrojme, se terroristet e Bin Ladenit te Al Kaedes ishin strehuar dhe stervitur ne Evrope dhe Gjermani dhe CIA pas 11 shtatorit u kritikua egersisht nga shtypi dhe opinioni publik per mos kryerje te detyres ne parandalimin e tragjedise. Ky spiuni tani me moshe 30 vjecare eshte stervitur dhe arsimuar nga CIA me paret e taksapaguesave amerikane dhe tradhetia e tij te kujton ate te agjentit te dyfishte Kim Filbi te viteve 45-50. Enver Hoxha ishte NJERI-UJK qe kishte lindur nga incesti ne familje, prandaj ishte edhe HOMO edhe SADIST. Me dhembet e tij te UJKUT gjakatar u hengri koken te gjithe bashkepuntoreve te vet qe nga 1941 deri sa vdiq ne 1985. Me pare kishte kafshuar per vdekje edhe kunatin e vet fashist dhe kuisling Bahri Omarin, njeriun qe e dergoi ne France per te mesuar me LEKAT e veta dhe kur u kthye nga Brukseli si sekretar i ambasades se Zogut pa shkolle, e mbajti ne shtepine e vet. Nga shtepia e Bahri Omarit tradhetoi me pabesi te papare te gjithe kreret komuniste me Qemal Stafen ne krye. Ata qe mbeten i vrau me pas. Enver Hoxha bashkepunoi me sovjetiket qe kishin korruptuar Kim Filbin dhe vrau me tradheti bolshevike prej spiunesh te paguar, patriotet shqyptare, te cilet donin nje Shqypni Demokratike Properendimore, ashtu sic e duan sot te gjithe shqyptaret. Prandaj thirri trunit dallkauk enverist se te ka mbetur ora ne Kohen e Qepes.

      1. VERONIKA says:

        Pershendetje Nastradin !
        Vertet Filbi punonte dhe per KGB ?
        Ku mund te lexoj me shume per kte ? FLM !

        1. nastradini says:

          Ne kete faqe interneti me poshte ke shume informacion te hollesishem per pabesine me te madhe qe u ka bere shqyptareve nje i huaj i shitur dhe pa moral. Por edhe Blendi Fevziu ne emisionin e tij OPINION bashke me zotin Tare e kane shtjelluar mire kete histori tragjike te Demokracise shqyptare kunder tiranise staliniste.

          http://en.wikipedia.org/wiki/Kim_Philby

          Me nderime nga nastradini.

  3. enea says:

    Forca Snowden!!! Qendro i forte gjithmone dhe ndricoje njerezimin mbi ate te keqe te “tokes se enderrave” te cilen shume njerez e injorojne nga padituria.

  4. enea says:

    Me falni po ku e shikoni drobitjen e tij?

    1. Sartor says:

      Jeni nje tufe b…. ju te gjithe….

      Shteti qe nuk nuk siguroj informacion eshte nje shtet i vdekur. Dhe ne kete kohe, me gjithe keto menyra komunikimi mbrojtja e interesave te vendit eshte jetike (pasi edhe demet behen shume shpejt).

      Qe te gjithe pergjojne, hiqeni mendjen, kush ka mundesi pergjon! Puna eshte se kush e ka me te kontrolluar mundesine e “keqperdorimit” te pergjimit. Amerika ka shume me teper instanca qe “kontrollojne” pergjuesit, dhe japin shume me teper garanci qe pergjimet nuk perdoren per qellime te tjera (nuk po them qe nuk keqperdoen… por kostoja e keqperdorimit eshte me e madhe, ka shume me teper agjensi qe kontrollojne njera-tjetren.

      E kush jane modelet per tu ndjekur? Rusia? Kina? Irani? Koreja e Veriut? Serbia?

      Mbi komentet tuaja per shtypjen qe u bejne klasat elitare/megakorporatat – “popullit te pergjumur”: gjithmone ka ndodhur, gjithmone ka per te ndodhur, ne parajse nuk do te kete me rendesi, e megjithate kapitalizmi perendimor eshte “me humani”. Por kur paskemi gjithe kete shtypje te shtreses se mesme/ulet ne USA, pse nuk ikin keta nga USA? (Si ka mundesi qe nuk shkojne ne parajsen e Emirateve te Bashkuara? Jordanise? Rusise? Kines? Iranit? Korese se Veriut? Serbise?)

      Mbi iluzionin e demokracise: sa e keni mesataren (funksionale)te moshes? 17.3 vjec?

      1. Tironci says:

        Sartor mos u lodh kot vlla…. ka ca njerez qe vdesin per idealizma shterpe, nderkohe qe nje shtet qe te qendroje ne kembe i fuqishem duhet te grumbulloje informacion.. jo me kot eshte shprehja informacioni eshte pushtet. Ka shtete qe paguajne miliona per te mbledhur informacione ne rruge operative apo kibernetike, po kujt tja thuash? Dandellave qe ngrejne zerin per te drejtat e privacise…bullshit.

  5. Zeni says:

    Nje shprehje popullore thote”qeni leh, atje ku ha”.Snoudeni ishte qytetar amerikan dhe duhet te ruante sekretet e SHBA-se.Ai nuk beri mire qe zbuloi sekretet e vendit te tij,prandaj per kete duhet denuar.Te vihesh ne sherbim te nje shteti tjeter eshte tradhi ndaj popullit qe te lindi dhe te edukoi.Kesaj i thone tradhti dhe tradhtia duhet denuar.Te gjitha shtetet e botes kane sherbimet e tyre sekrete,qe mbrojne te drejtat dhe interesat e vendeve te tyre,por jane te rralle ata qe tradhtojne vendin e tyre.Snoudeni nuk beri mire aspak dhe mesa di une nuk e ka bere kete sepse e kane paguar sherbimet e huaja,por sepse eshte treguar mendjelehte dhe i papjekur.Ne asnje menyre ,nje atdhetar i vertete nuk duhet te tradhtoje vendin e vet pa ndonje arsye te forte.

  6. Liria e fjales says:

    Zeni ! Jo te gjithe Amerikanet jane te kenaqur nga politika e saj.
    Ne kete rast nuk kemi te bejme me sekretet e nje vendi ,por me zbulimet
    e sekreteve globale qe Amerika ka bere . Do te pranonte Amerika
    te kontrollohej gjithshka nga Europa ????????????
    SI DO TE VEPRONTE AMERIKA ???

  7. Mistreci says:

    Nje bukeshkelur qe shet atdheun e tij…u be pale me kundershtaret e amerikes…do te vije dita shpejt te paguash..traitor

  8. ben chicago says:

    Po kerric ngele o nastradin. Ndoshta me vjec je plak por me ment kerric.
    Nje here nastradini I vertete doli ne pazar te shiste nje ka plak si puna jote.
    E pyesnin njerezit _ sa e shet kete kaun?
    _ nuk eshte ka u thoshte po vic.
    I thoshin ata po ky duket si ka plak.
    Ka, ka _ u thoshte, _ po po ta vesh mes vicave, ai kercen me shume se vicat.

  9. sa komentues te pergatitur kemi,kemi dhe opinioniste,media e shume e shume inteligjence te fshehur ne kte vend rrumpalle te ballkanit qe ka 100 vjet qe nuk po stabilizohet ekonomikisht e politikisht,dhe inteligjenca per te zberthyer politiken nuk na mungon,allahu eshte i madherishem sa absurditete me racat ka krijuar

  10. ben chicago says:

    Vertet e meritoke emrin kartor. E njihke veten

    1. Sartor says:

      hajde ben ne memedhe, jeton si zotni ne Puke, apo ne rajonin e malit me gropa! Aty vec Zoti po te “pergjoi”, dhe mund te aplikosh demokraci te drejtperdrejte! Qe aty mund tua besh me gisht edhe multinacionaleve dhe elitareve qe kerkojne te te pijne gjakun e te te shtypin te drejtat universale.

      Dhe to te jetosh “ca gjera”- por krenar.

  11. tironsirefugjat says:

    Bej cudi dhe nuk dua te flas per kte tem aq delikate ! Bej cudi se si esht e mundur te mos dish ate qe fshihet pas asaj qe na servirin ,bej cudi qe megjith se nje mengjes u gdhi papritur gjith kjo bot kapitaliste e zhytur ne borxhe dhe pam qe paskemi jetuar ne taracen e nje vapori ku fuste ujin nga posht,dhe akoma nuk na esht cfaqur ky borxhdhenes gjigand qe gjith boten e ka ne dor ! Ky fajdexhi i madh qe sillet mbi kokat e shteteve qe ti skllaveroj ato duke bler plitikanet e tyre i ka shtrir dhe po shtrin venduzat e kembeve te madha prej oktapodi kudo ne bot. Zgjat doren e ndihmes qe te te perpij te terin e ti thuash edhe faleminderit !!!Bej cudi si nuk po doni te shihni realitetin e hidhur dhe te ardhmen qe na pret ! …E saper Kim Filbin e mallkuar qe te pakten neve na beri shum dem dua tju kujtoj se jo vetem Filbi por shum agjent qe punonin per KGB ,te genjyer nga propaganda e kuqe hynin ne sherbim te saj vetem per simpati dhe ideal dhe jo te shitur per para !Pra ata me mir se ne dinin cfar fshihej pas asaj lirie e demokracie perendimore dhe kujtonin se ne komunizem kish barazi te plot dhe ktu konsiston suksesi i atyre viteve te informatoreve rus ! Komunizmi genjeu mjaft kuadro dhe inteligjenc me teorin e tij dhe u desh koh ta diskretitojn si regjim Stalini, e shum diktator te kampit te famshem socialist,bashk me Enverin ton kriminel, te cilet jan pergjegjes per katastrofen qe pesoi!Natyrisht qe sot informacioni esht celsi suksesit sepse esht si loja kala dibrance se kush do ja hipi siper njeri tjetrit .Amerika sot esht shteti me i fuqishem dhe i pakrahasushem ne cdo fush sepse diten te shfrytezojn ter ameriken latine e te pasurohen ne kuriz te shum popujve ku cuan “driten e demokracis”e keshtu amerikanet e pasur nuk luajten menc te kerkojn liri me shum e te jetojn me varfer..Arber bashkohem plotesisht me ty dhe respekte per mendjen tende te hapur Edhe ky djalosh sot po ben ate qe dikur kan ber paraardhes te tij sepse ndosht vertet nuk kaperdin ate qe behet ne kuriz te popujve nga atdheu i tij

    1. nastradini says:

      KIM FILBI NUK KISHTE IDEALE KOMUNISE.

      I lindur ne familje angleze myslimane ne Indi, Kim Filbi pati fatin te studionte ne Kembrixh dhe punoi per sherbimet sekrete angleze per nje kohe te gjate. Ne vitin 1933 u korruptua nga KGB-ja staliniste ne Vjene dhe me kalimin e kohes ai u be nje nga spiunet me produktive qe punoi kunder Atdheut te vet. Kush mendon se spiunimet i bente per ideale romantike komuniste gabon rende. Gjate jetes se tij prej tradhetari dhe spiuni ai i dorrezoi Moskes 914 dokumenta te rendesishme dhe per secilin nga ta merrte me shume se 100 mije USD. Ne keto dosje ishin edhe materialet qe zbulonin desantin anglez dhe amerikan ne Shqypni gjate viteve 46-50. Per kete arsye sot, kur vendi yne aspiron te behet pjese e BE dhe e Botes Perendimore Kim Filbi duhet te konsiderohet nga shqyptaret progresive si ARMIKU i Shqypnise dhe i popullit tone. Mbase po te mos kishte shitur bythen ky tradhetar Shqypnia nuk do te ishte sot si nje Germadhe Komuniste ne mes te Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje