E harrojnë në qeli për katër ditë, merr 4.1 milion dollarë dëmshpërblim

31 Korrik 2013, 12:11Bota TEMA

Është një nga lajmet kryesore të medias ndërkombëtare sot.

Një student nga qyteti amerikan San Diego ka marrë një dëmshpërblim prej 4.1 milion dollarë nga qeveria amerikane pasi ishte braktisur në burg për më shumë se katër ditë.

BBC raporton se Daniel Chong u detyrua që të pinte urinën e tij për të qëndruar gjallë, ndërsa tentoi të gërvishte një mesazh për mamanë e saj në krah.

Studenti pati edhe halucinacione.

Ai u arrestua gjatë një operacioni anti- drogë në vitin 2012, por iu tha se nuk do ngrihej akuzë ndaj tij.

Megjithatë atë e harruan në qeli për katër ditë.

Departamenti i Drejtësisë po heton tani se çfarë ka ndodhur.

Chong, tani 25 vjeç, ulërinte vazhdimisht për ndihmë, por asgjë nuk ndodhi për katër ditë derisa atë e gjetën të mbuluar me jashtëqitjen e tij në qelinë e selisë qendrore të anti- drogës në San Diego.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua në spital ku qëndroi për pesë ditë duke e marrë veten nga dehidratimi dhe të tjera probleme fizike.

Studenti kishte humbur 7 kilogram gjatë atyre ditëve.

Chong ishte një nga nëntë personat e arrestuar në një aksion në prill të vitit 2012.

Policët i thanë se do ktheheshin shpejt pasi e plasën në një qeli.

Por askush nuk erdhi.

Qelia prej 1.5- 3 metrash nuk kishte dritare dhe Chong nuk kishte as ushqim dhe as ujë brenda.

Chong thotë se tani ka në plan që të blejë një shtëpi për prindërit me paratë e dëmshpërblimit./ep

2 komente në “E harrojnë në qeli për katër ditë, merr 4.1 milion dollarë dëmshpërblim”

  1. Zef Kallami says:

    rrofte shurra dhe muti se do kishte ngorrodhur persa tregon informacioni.

    E shikoni qe dhe demokracia ka te njejtat turtura,mos edhe ma keq se monizmi.Me dije dhe pa dije,heqja keq e njeriut deri ne 7 kg humbje peshe per 4 dite,nuk asht pak per nji demokraci qe i shet krenari,shembull gjithe botes.Bile ky me vullnet per te mbijetuar hurbe shurren e vet dhe mbulohet me mut,jashtqitjen e vet.
    Po do thoni ju qe e damshperblejne.Po dhe monizmi i falte me dekret amnistie denimin per vdekje dhe lirimin nga burgu.

  2. Zef Kallami says:

    Rrno per me tregu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje