Bradley Manning shpallet fajtor për spiunazh në çështjen Wikileaks

30 Korrik 2013, 19:35Bota TEMA

Ushtari amerikan, Bradley Manning, është gjetur fajtor për rrjedhjen e mijëra dokumenteve të klasifikuar.

Sipas BBC, ai është gjetur fajtor për 20 akuza, por nuk është fajtor për akuzën e ndihmës ndaj armikut.

Ai ka pranuar se i ka dhënë dokumentet për organizatën Wikileaks, por tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë për të ndezur një debat në lidhje me politikën e jashtme amerikane.

Ai mund të përballet më një dënim maksimal prej më shumë se 100 vitesh.

Ushtria amerikane e arrestoi Manning në maj të vitit 2010.

Manning dorëzoi pranë Wikileaks mijëra kabllograme, por edhe video, mes tyre një video ku duket një helikopter i ushtrisë amerikane duke qëlluar mbi civilët në Bagdad.

Avokati i tij tha se këto janë veprimet e një të riu naiv, me qëllime të mira.

Sipas tij, Manning është një idealist që nuk ka qëllim të dëmtojë Shtetet e Bashkuara.

Kurse prokuroria thotë se ai nuk është një idealist, por një tradhtar./ep

3 komente në “Bradley Manning shpallet fajtor për spiunazh në çështjen Wikileaks”

  1. Gjeralb says:

    Tradhtar tipik. Ai meriton karriken elektrike!

  2. Treviso says:

    Prokuroria thote se ai nuk eshte nje idealist, por nje tradhtar.!!!!!!!!
    No koment.

  3. Dean says:

    Ajo qe boni Bradley eshte se morri breket e palara te Amerikes dhe i nxorri ne dritare qe ti shikonte gjith Bota.
    Ne fakt,Bradley do kish bo mire t’i kish fut ne “lavatrice” dhe te ndihmonte per pastertine morale te SH.B.A.-se.
    Imagjinoni sikur Kinezet,Ruset,Evropianet…etj.,t’i nxirrnin te Palarat e tyre ne shesh,se sa vend i Piste qe do ishte Bota.
    Me i piste se c’eshte.
    Ky eshte thjesht 1 k… dhe asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje