Është një fshat i vogël në Alaskë, banorët e të cilit janë varur nga deti për dekada të tëra.
Por brenda një dekade pritet që oqeani të fshijë nga harta fshatin Kivalina, duke krijuar të parët refugjatë të ndryshimeve klimaterike në Shtetet e Bashkuara.
Temperaturat në rajonin e Alaskës po ngrihen dy herë më shpejt se në pjesën tjetër të SHBA, duke bërë që akulli të shkrihet duke rritur nivelin e ujit dhe duke shtuar erozionin.
Në Kivalina banojnë rreth 400 indigjenë inuitë.
Qeveria amerikane ka tentuar që të ndihmojë banorët, por është e pamundur.
Një mur mbrojtës është ndërtuar në vitin 2008, por nuk i ka mbrojtur fshatarët nga stuhitë.
Mendohet se zhvendosja e banorëve do të kushtojë rreth 400 milion dollarë.
Por deri më tani nuk ka shenja se paratë do të dalin nga fondet publike.
Kjo ka revoltuar banorët, që thonë se qeveria amerikane u ka imponuar atyre stilin perëndimor të jetesës, ndërsa tani pret që ata të ngarkojnë plaçkat dhe të largohen./ep
Shif me
Fshat me aeroport,dhe ne fund te bots
Kurse shqipnija evropse s ka as uj as drita
Atje te shkosh dhe ti o Nexhip, behu grup me keta te fotos
Kot ankohen keta mor vella! Buze detit jane, plazhin e kane aty, futini ndonje lokal me bilardo si ne Shqiperi, vini ca cadra e sezlongje te buza e detit, por kujdes mos ngacmoni motrat e njeri-tjetrit se kercet kallashi pastaj!