Kësaj i thonë të shkosh nga horrori në horror (FOTO)

7 Gusht 2013, 18:26Bota TEMA
Kësaj i thonë të shkosh nga horrori në horror (FOTO)

Një djalosh 13 vjeçar në Brazil vrau prindërit e tij policë si dhe gjyshen e hallën e madhe.

Pasi kaloi një ditë të plotë në shkollë, ai më pas vrau edhe veten.

Policia beson se Marcelo Pesseghini e qëlloi secilën nga viktimat me një plumb pistolete në kokë herët në mëngjesin e së hënës përpara se të nisej për në shkollë.

Babai, Luiz Pesseghini, oficer policie prej 19 vitesh, u gjet i vdekur në krevat. Nëna, Andreia Pesseghini, 30 vjeç, që shërbente prej 16 vitesh në policinë ushtarake, u gjet në gjunjë në dhomën e gjumit.

Gjyshja dhe halla e madhe, Benedita dhe Bernadete u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të dyja në krevat.

Adoleshenti u gjet i vrarë me një plumb, ndërsa pistoleta e babait u gjet aty pranë.

Një tjetër pistoletë u gjet në çantën e shpinës që adoleshenti merrte në shkollë.

Adoleshenti dukej se është frymëzuar nga një ngjarje e famshme horror, e njohur si vrasjet e Amityville në vitin 1974 në SHBA, kur një person vrau prindërit, dy vëllezërit dhe dy motrat në shtëpinë e tyre. Të gjithë u gjetën të vdekur në krevatet e tyre.

Pamjet e sigurisë kanë treguar edhe momentet kur adoleshenti shkon me qetësi në shkollë.

Ekspertët besojnë se ai ka imituar vrasjet në Amityville sepse ishte i fiksuar pas ngjarjes. Në faqen e tij në Facebook ai kishte postuar foto që lidhen me vrasjen në Amityville.

Ngjashmëritë e frikshme mes vrasjeve të bëjnë të besosh se ai është frymëzuar nga një vrasës serial që pati tronditur Amerikën në atë kohë dhe që është kthyer në një seri filmash dhe librash./ep

4 komente në “Kësaj i thonë të shkosh nga horrori në horror (FOTO)”

  1. disk says:

    Kur lexova historine me erdhi keq, por pasi pash fotot:mire ja ka bere. Mire t’u behet prinderve qe rrisin femije te tille. Me mire qe vrau prinderit se sa te hynte ne ndonje shkolle dhe te bente noj masaker. Mostra te tille shetisin me bollek edhe ne rruget e qyteteve tona qe me zor presin te shperthejne. 14-16 vjecare qe iu dket vetja kush e di se cfare. Edhe nje here: Mire t’u behet prinderve qe rrisin femije te tille! Pike.

  2. Ani says:

    Po ca flet mo palle! Kjo gjendje mendore nuk arrihet nga edukimi qe te jep familja.
    Me vjen shume keq per keta njerez…e tmerrshme!

    Po ky parafolesi, tipik injorant, mos ja vini re.

  3. maqo says:

    Kjo eshte e frikshme dhe te mendosh nje femije te kryeje vrasje te tilla me gjak te ftohte.Edhe filmat shume te ekzagjiruar i cmenden njerezit.Nuk ka lidhje me edukimin e prinderve,aq me teper prinder qe vene ne rrezik jeten e tyre per te tjeret(te dy police).Dikur vajza ime e vogel e frymzuar nga Harry Poter me drejtonte nje shkop sikur bente magji,shyqyr qe ishte shkop se kushedi se cmund e ndodhte.

    1. disk says:

      E pra maqooooo mos e ler gocen teshohe karlliqe ne TV dhe ste drejton shkopin por noj tufe me lule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje