Braçe: Presidenti duhet të kuptojë mirë se më 23 qershor shqiptarët e mundën edhe atë

7 Shtator 2013, 18:31Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, në një postim në Facebook thotë se Presidenti Bujar Nishani po hyn në një rrugë pa krye, antikushtetuese dhe politike.

Ai iu referua deklaratave të Nishanit për verifikimin e figurave të ministrave të rinj.

“Deklarata e tij se: “Kryeministrin do ta dekretoj menjëherë, por për ministrat do të pyes SHISH” është një dalje me vetëdije nga korniza kushtetuese e këtij vendi.

Dje pyeta prej studios të një tv-je: Në cilin ligj bazohet ky veprim i paralajmëruar i Presidentit të Republikës?

Nuk prisja përgjigje nga Presidenti! E thjeshtë, ai nuk ka ç’të thotë.

Ligji i vetëm ku është shkruar e për pasojë e përcaktuar korniza e tij ligjore është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në Kushtetutë nuk parashihet në asnjë nen e germë ky veprim i tij.

Aty në Kushtetutë thuhen qartë dy gjëra:

E para;

Çdo individ prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjykatë të formës së prerë.

Presidenti i Republikës ka thënë se do t’i drejtohet SHIK-ut!!! Jo një gjykate për të verifikuar, nëse ndonjë prej ministrave është dënuar apo jo për vepra penale të rënda; krim i organizuar, trafik, korrupsion apo vrasje.

Atëherë gjithçka që thotë nga kjo pikëpamje është antikushtetuese.

Në dijeninë time, asnjë nga ministrat e shpallur në emër të mazhorancës nuk rezulton të jetë dënuar ndonjëherë për këto vepra.

E dyta;

hetimi penal në Republikën e Shqipërisë është atribut i prokurorisë së republikës.

Presidenti i Republikës ka thënë se do t’i drejtohet SHIK-ut!! Jo një Prokurorie, për të verifikuar, nëse ndonjë prej ministrave është nën ndonjë akuzë për vepra të rënda penale; krim i organizuar, trafik, korrupsion apo vrasje.

Atëherë gjithçka që thotë nga kjo pikëpamje, për herë të dytë është antikushtetuese.

Në dijeninë time asnjë nga ministrat e shpallur në emër të mazhorancës nuk rezulton të jetë nën ndonjë akuzë për këto vepra e për të cilat m e anë të funksionit që do marrë do të pengojë hetimin.

Po lë mënjanë faktin, që ligji për SHIK nuk parasheh në asnjë nen të tij, si veprimtari të tij, gjithë ç’kërkon prej këtij institucioni Presidenti i Republikës në këtë rast.

Nisur nga sa më sipër, gjithë çka ka paralajmëruar Presidenti i Republikës është:

Një agresion i ri ndaj mazhorancës së re, të krijuar nga vota e 1 milion shqiptarëve; antikushtetues, antiligjor dhe me qëllime të mirëfillta politike!

Presidenti i Republikës duhet të kuptojë një herë e mirë se në 23 qershor shqiptarët mundën dhe atë!

Ai ka qenë pjesë e kësaj qeverie që po ikën dhe në Presidencë u soll si një ministër plotësues i saj,” shkruan Braçe në FB./ep

56 komente në “Braçe: Presidenti duhet të kuptojë mirë se më 23 qershor shqiptarët e mundën edhe atë”

  1. DREJTESI says:

    Ç’ti besh?

    Kur ne krye te shtetit eshte nje handikapat,çfare mund te presesh?

    1. PD=Parti e Deleve says:

      Nuk eshte vetvetiu Hnadikapati aty!
      Eshte faji i Rames qe e lejoi,
      duke mos miratuar Zaganjorin apo Nanon.
      qe do ishin 100 here me te mire se ky Kapterr!

      1. fl says:

        Njelloj do ishte dhe me Zaganjorin. Madje ai duke pasur me teper mend, mund te ishte me i rrezikshem. Sa per Nanon – nuk pranoi Sala qe ne fillim, s’ka pune Rama.

        1. Pilo Lala says:

          Ky eshte shume here me mire se Topalli, nje bilbileshe e Berishes.
          Te pakten Nishani perdor ndonjehere llogjiken.
          Se fundi Nishani eshte nga Gjirokastra, jo nga Tropoja.

      2. gjergji says:

        Nuk meriton asnje grade,kapter ku ta gjeje.Po edhe si kapter nuk e beka dot.

    2. Vlonjati 12 says:

      Bujua duke futur ne valle SHIK-un, ben gabimin trashanik qe e ve edhe ate ne pozita antikushtetuese. Po ç’e pyet. mor aman, nga ta kapesh, te gjithe njeri me rryp se tjetri

    3. ilirjani says:

      Atehere ne presim qe parlamenti i ri ta nxjerri ne pension te parakohshem,vetem ai mund ta beje se nuk eshte ne dore te popullit,keshtu i kane bere ligjet e drejtesise keta legena politikane,mbase me vone do ja lene popullit te pakten nje gje ne dore se edhe punen e popullit e kane bere po keta ligjevensa qe vidhnin voten e sovranit der me tani

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Mazhoranca te plotesoj numrat e duhur dhe te largoje edhe ate mllef te paralizuar nga presidenca e shqiptareve.

    1. loni says:

      Shkarkimi i Nishanit duhet te jete ceshtje urgjente per mazhorancen e re.

      1. ada says:

        PPSh-ja po, mund te shkarkoje presidente, por mazhoranca jo. C’e keni kete mllef primitiv, te eger kunder preidentit. Mesohuni te gjykoni e te flisni me mend ne koke. C’e mire e pret Shqiperine, po te shkarkohet ky president dhe te emerohet nje njeri i partise komunisto- socialiste.
        Mos jeni enverist ju? Nuk ka demokraci pa opozite. Dhe opozita eshte e shperndare kudo, ne pushtetin lokal e deri ne instancat e larta.
        Zoti na ruajt nga ju komunistat monisto-fashiste! Keshtu i likuidoi Enveri, nga frika e kundershtimit, te gjithe intelektualet qe mendonin ndryshe…

        1. adushi says:

          Degjo mor ti “ada”, qe Nishani duhet qeruar prej aty kjo sdo as mend e as shkolle, mjaft me me lolo e bufone qe prezantojne Shqiperine.

          Presidenti i ri duhet te jete nje figure qe te na beje krenare si Ismail Kadare apo ndonje akademik i njohur, sociolog, avokat etj.

          Shyqyr qe gjete ku te kapesh ti se socialistet do vene president socialit…JOOOOOOOOOO nuk do jete socialist po do jete njeri i shkolluar e me kulture.

          Iku koha e intrigave tuaja.

          1. Pilo Lala says:

            Nqse Nishani do bashkpunoje me Ministrine e Drejtesise, te shkarkoje gjithe kamikazet Tropojane ne Gykate, nuk ka aresye te kerkohet shkarkim Nishanit.
            Nqse ai do prese tu mbaroje atyre mandati, i mbaron me shpejt mandati vete Nishanit

  3. Teta says:

    Ke plotesisht te drejte Erion per ate cka thua per presidentin.Edhe ai si shtojce e qeverise qe iku do perpiqet te pengoje se ta munde formimin dhe punen e qeverise se re.Nese ta zeme se nuk do te dekretoje ministrat e LSI do te fuse ne sherr PS me LSI.Por jam e bindur se po i fryu ketij zjarri do te jete ai i pari qe do te digjet.

    1. ada says:

      Qeveria e re ta mbaje gojen kur eshte fjala per presidentin. Ai eshte zgjedhur ne menyre ligjore, te rregullt. Nuk eshte ne gjendje Brace t’i tregoje ligjet dhe kushtetuten presidentit. Presidenti ka keshilltaret e tij qe e njohin ligjin me mire se E. Brace dhe I. Beqiri. E verteta e kesaj lufte kunder presidentit ka te beje me vecorine kryesore te komunisto- socialisteve. Ata nuk duan opozicion ose elemente qe mendojne se lidhen me opozicionin. E duan drejtimin monist, vetem, pa kritika e kundershtime. Bij te denje te Enverit te paharruar, qe po e cojne me tej amanetin e baballareve. C’te keqe ka nese presidenti verifikon moralin e qeveritareve te rinj. Nese ata jane integer, pse tremben, pse nuk lejojne te shikohet ne biografine e tyre. Kjo eshte gjeja me normale ne nje demokraci.

      1. psy says:

        Ada moj vogelushe,mos je gje masazhistja e presidentit?

      2. ivani i madh says:

        ada harove percin e tredhur te Tropojes qe po i jargaviteni te gjithe qe nga sakati tend president deri tek ty .Qe mundohesh te na mbushesh mendien me nje grup idiotesh keshilltaresh qe e e rrethojne ate.Tani percit tuaj vetem shure mund te mirni se per tjetewr se kini iku si nje placke gabi ne prua.

        1. ada says:

          Ti mesohu te flasesh si njeri dhe jo te jargavitesh si bageti. Une nuk i jargavitem askujt. Une nuk jetoj ne Shqiperi, prej 20 vjetesh. Duke i pare gjerat nga larg jam ne gjendje t’i gjykoj ne menyre me objektive. Mua nuk me lidh asgje as me presidentin, as me kryeministrin ne largim. Por i kam ndjekur si figura, meqe jam shqiptare. Dhe jane figura qe meritojne, te pakten, respekt. Vec nje gje me lidh me demokratet, jam e djathte, njehere e pergjithmone. Me komunizmin e shemtuar i kam prere te gjitha urat. Regjim perbindshor. Jam e djathte me bindje, me ideale dhe jo per nje vend pune e per nje post. As me duhen sherbime te tilla dhe as do te me duheshin, po te isha ne Shqiperi. Kaq!

          1. Pilo Lala says:

            Je Shqiptare ne rradhe twe pare, pastaj e Djathte.Nishani nuk mund te jete ne nje nivel me kriminelin Berisha.
            Nishani duhet te bashkpunoje me Ministrine e Drejtesise te zhduki qelbesirat dhe kamikazet qe vuri gjykates e Prokurore Berisha, 95% nga Tropoja.
            Aty ku jane uzurpuar prona nepermjet ketyre Gjyqtareve qe ishin ne sherbim te familjes Berisha.
            Te pakten duhet te kesh aq kurajo te besh nje vleresim te Sistemit Drejtesise, sepse jeton ne tjeter Planet.

      3. N Shabani says:

        Ada Shiku nuk ka te drejte te kontrolloje asgje, ai vetem ben investigimime kur ka prova per krime, kurse kjo rruge ku ka hyre presidenti me ata keshilltaret e tij idioter eshte nje rruge e rrezikshme qe mund te krahasohet me gestapon e Hitlerit. Presidenti do na kontrolloka ministrat!!!!!! Budallaj le te shikoje veten e tij qe eshte bere nje vegel e mjere e Sali Berishes qe po e terheq zvarre duke permbushur deshirat e tij sadiste e duke kerkuar rremuja, sepse rremuja do te kete n.q.s gjysmaku nuk do dekretoje ministrat e qeverise se re. Po kush e pyeti presidentin njehere per ministrat, ishte populli ai qe i zgjodhi, kurse presidenti nuk eshte i zgjedhur nga shumica e popullit shqiptar, ai e ka uzurpuar parlamentin sepse edhe Sali Berisha i kishte vjedhur zgjedhjet e 2009 dhe nuk eshte legjitim. Tani ai duhet te japin doreheqjen se nuk eshte presidenti qe kemi zgjedhur ne, ky vegel duhet larguar qe atje se e ka qelbur fare kushtetuten e vendit.

      4. adushi says:

        Vertet? Na cudite o ada. Socialistet ta kene kete tipar valle?

        Po Sala qe sla gur pa permbysur e vuri njeriun e tij ne SHISH, ne krye te Prokurorise, ne ERE ne Presidence e deri edhe shefen e pastrueseve te qytetit.. !!!

        Presidenti u zgjodh vetem me votat e pozites se atehershme, ligjore eshte kjo? Atehere le te zgjidhet i riu me votat e pozites se sotme.

        Ik ore se na e shpifet.

  4. Z.Brace, jemi dakort me Ty personalisht dhe disa te tjere ne radhet e te Majtes Shqipetare, qe keni vite e vite qe thoni te verteten kundra rregjimit Berisha dhe pjellave te tij sic eshte edhe kapterri me gjysem trupi e truri Jar Nishani (apo Mehmeti sipas mbiemrit qe ka ne Diplomen Ushtarake), por cfare do beje Qeveria e Maxhoranca e majte me mbi 1-Miljon VOTAT e 23-Qershorit. A do te lihen te harrohen gjithe vjedhjet, vrasjet, privatizimet, koncesionet, dhunimet e rregjimit te Berishes nga Rama e Meta, qe me te drejte te themi se “Loja” e Ramizit+Nexhmise + Sigurimit dhe Partise se Punes vazhdon edhe pa Nanon e berishen ne Pushtet. Te tjerat me nenkuptim z.Brace dhe gjithe paria e PS e LSI besoj se i kupton. Menjehere brenda 90-diteve te para duhet cmontuar Pushteti i PD-Berishes dhe i Nanoisteve, pa kurrefare frike nga militantet dhe mercenaret e Berishes e Nanos, qe jane te turbellt e te pafuqishem perpara mbi 1-Miljon Populli qe votoi kundra tyre.

  5. rebeli says:

    E mira e te mirave do te ishte qe bashke me qeverine qe emeroi presidentin ne fjale,te dilte ne lirim dhe mender presidenti Nishani.

  6. arsen says:

    lereni edhe ca dite ne Presidence!
    Do shofim gallate. Gafat e Berishes do katerfishohen ne gojen e kapterrit!
    Ka rrzik qe edhe Bujari te behet me antiplumb! Haaa…haaaaaaaaa

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Jo vetem Presidenti,por dhe ishKryeministri nuk e ka kuptuar,ata jane te shkarkuar nga populli,s’ka nevoj per dorheqje.
    Nishani nuk duhet te pranoj nje “dorheqje” personale,kur vendimin e ka marre populli me 23 qershor me 1 miljon votues.
    Me qe ka lene mustaqe,si jevg,ti thote:Nash te keqen!

  8. Devolliu says:

    O ERION FLORIRI; po ç’merresh me merhum nishanin pa tru, ai një tas përshesh ha dhe bën ç’i thotë Salih Krimineli.
    Saliu tani ka cofur dhe nishani është një i vdekur i pa varrosur.
    Vendoseni në Parlament datën e varrimit të kësaj kufome dhe bëjeni Shqipërinë me PRESIDENT.

  9. emin Gjana says:

    Ai do t’a kuptoje kur te shkoje me te tjeret,nje cop mut me dy sy…

  10. busho says:

    Pse ben sikur nuk e kupton ky megafon i çjerre, gjoja nuk e kupton se ku e ka fjalen presidenti legen?
    Ne fakt, dhe e ka drejte, presidenti-handikap e ka fjalen per ndonje spiun te ish-Sigurimit… Por Brace ben sikur nuk e kupton.
    Por Nishani, do ta ngrinte veten ne nivelin e nje presidenti te vertete, nese do ta fillonte nga spiuni i vjeter “Penicilina” ne krye te shtetit e sa e sa te tjere ne te dy anet e mutit (PD e PS), ku ndodhen me shumice…

  11. eksperti says:

    brace,

    leri llafet e mos u merrni me kaporalin – pergatisni Kuvendin per ti dhene nje shkelm – po kujdes se ju ngelet ne dore malukati – jashte presidences se na turperoi Republiken ky kelysh komunist – bustmbajtesi me i famshem i Bustit te Enverit – kujdes se do filloj te mbaje ne kurriz edhe bustin e ketij salepit te mallkuar, por sma do mendja se do te shkoj per lesh pa lare.

  12. ILIRET says:

    E sakte ajo qe thote z. Brace. Me 23 qershor shqiptaret munden edhe Nishanin.
    Ne nje pohim te nje keshilltari te presidentit para disa ditesh, thuhet: – “Presidenti Nishani e perjetoi shume keq humbjen e PD”. I kishte rene paralize, as hante, as pinte, as fliste per disa dite. “Kujtuam se na iku”, vazhdon pohimi i ketij keshilltari… Ja ky eshte presidenti apolitik, Nishani.

  13. rexha says:

    po cifti i presidentit shqiperis gjenden ne azilet e pleqve ose se paku ne pension e ki gomar gjithmon merr ne dor dicka gjoja se mban programin e punes se obames.largojne sa me par se turpi botes

  14. kel ukaj says:

    Bravo Z.Braçe! Ta kuptojne edhe PD-istet se kush eshte Nishani. Keto gjera nuk kane ndodh as ne kohen e komunizmit. Denimi pa ligj i qytetareve, denimi pa akuze, ky ka qene sistemi i Sali QENIT. Duke ia kaluar Enverit. Lista per te vrare njerz, lista per te persekutuar qytetar, lista lista … Te kerkohet hetimi menjehere i Nishanit. PS te mos beje me “te dobtin”, duhet ti derdhin keta kriminele. Kjo çfare kerkon Z. Nishani eshte “tradheti” pasi shkel betimin e kushtetuten.
    1.Shkarkimi menjehere i Nishanit per “tradheti”
    2. Arrestimi i Sali QENIT per “tradhti” e krime pa fund.
    3. Shkrirja e SHISH e shperndarja e kesaj çeta kriminelesh.
    Te tjerat i mendon Z. Braçe

  15. futja kot says:

    Eshte shkelje kushtetuese pasi ministrat jane Deputet te zgjedhur nga populli. Cfar opune ka SHISH?

  16. shiaksi says:

    Erjon po presim ne shqiptaret,qe ta largoni kete president te zgjedhur nga PD

  17. Po ky miu i halese Erion Bracia cben gam gam poshte e perpjete,,neser do te jete ne qeveri,,,dhe populli i dha shumice derrmuse cpret ai me shoket e tjere deputet pse se shkaeojne si palio president qe eshte handikapatin,,nqse se pye njeri atehere ta qepin ate goje se nuk eshte ne opozite por ne qeverisje dhe duhet te marin vendime te guximshme dhe mos bejne gam gam poshte e perpjete

  18. zarari says:

    BRAVO! JE XHEPISTI ME KONSTITUCIONALIST QE GJINDET VERDALLE SOT!

  19. Zeçir says:

    Duhet dërguar urgjentisht disa akuza-dekorime-nominime etj. të nënshkruara nga kapterr Nishani, në Kushtetuese dhe si rrjedhim duhet dërguar në entin për inkuadrim në minierat e Burrelit për një dhjetvjeçar të vogël, me mundësi për dhjetëvjetëshin e mesëm të dytë!

  20. SHEME SHAPKA2 says:

    Mos i vini faj,sakat njeri,gjynafqar,duket sikur ben te fortin…por harron qe nuk njeh asnje nen te kushtetutes.Ka thene mire EDI,noter i Saliut.

  21. Zeka says:

    Nishani asht me emrim president po me detyre minister i qeverise ne ikje.Dhe neser President i opozites Shqiptare.

  22. adi says:

    Presidenti u trodh dhe u kthye ne kukull qe ne kohen e Bamkes kur Saliu ja hoqi te gjitha atributet ligjore….Tashme edhe kapterri invalid do ta kuptoje se eshte thjeshte nje cope lecke me te cilin te gjithe do fshijne kepucet

  23. ardian says:

    zoti brace nuk ka seperse te frikesoet per mos dekretimin e qeverise kur eshte i sigurte qe ministrat e tij jane te paster apo i djeg me ndo nje vend

  24. robert says:

    Brace kot uleret neper studio e facebook, jeni mazhorance, ky ka bere disa shkelje kushtetuese deri me tani, shkarkojeni e mbarron ky hesap, jepini Shqiperise nje president dinjitoz jo ne karte bixhozi te Saliut

  25. Tani says:

    Brace thote se Presidenti po hyn ne nje rruge antikushtetuese, mund te jete e vertete ne momentin qe ai te marri kete rruge(deri ne vendim te gjykates se formes se prere apo parlamentit).
    Deklarata e Braces qe “u mund dhe Presidenti” eshte atentat kunder shtetit 100 vjecar shqiptar dhe te gjithe shqiptareve(edhe atyre funderrinave qe e quajne sakat Presidentin), prandaj Brace duhet te denohet per tradheti kunder shtetit.
    E kuptoni o popull ne cfare niveli jemi????????????????????????????

  26. alban4eva says:

    cfare dmth “prezumohet”..??? po “atribut”.?? ufffffff, u lodhem me kete lloj gjuhe nga keta te ashtuquajtur politikane. qeveria duhet te nxjerre ligj te ri, per ceshtjen e gjuhes, ashtu sic e ka Franca dhe shume vende europiane..!!

  27. Fatosi-kosove says:

    Shqiptareve u duhen njerez si Erion Braqe dhe nese do ndalon deri ne futjen ne biruce te nishanit me shoke qe shkaterruan kombin ateher do humb çdo respekt,prandaj une ju uroj zoti Erion per guximin qe ke !

  28. Socialist says:

    Nuk u votua kunder Presidentit sepse ai eshte bere president edhe me votat e LSI.
    Tani ne socialistet duhet te mesohemi si ti perulemi sa me shume e sa me mire Ilir Metes me qellim qe ai ta kete sa me te lehte per te na kercyer nga prapa.
    Kete situate e kemi peshqesh nga Edi Rama.
    Ne socialistet po gezohemi por po harrojme qe jemi peng i Ilir Metes. Mos harroni se arsyeja kryesore e 21 janarit ishte ILIR META.

  29. romeo says:

    brace brace nje fatkeqsi qe ti je ne parlament ti je si ai qeni I lidhur qe leh po sta ve mendjen njeri

  30. sh-p says:

    Pse zaganjori e nano jane burra ma te mir or miop.

  31. YES says:

    ada ada po ku jane keta komunista koha ENVERIT i varte prej boleve keta hajdute te prones publike e private DO ISHIN TE GJITHE NE SPAC TANI AI PER NJE VRASJE SIKUR TE NDODHTE NJE NE 15 VJET QE NDODHTE VRASJE ORDINIERE DHE TI VARESHE NE MES TE TIRANES ETJ ETJ keni gjet ju i fusni nji fjal komunist enverist dhe kaq te a pergjegjshen ne llogjike fare plus sa per kujtim 70 per qind e PD ishin ish sigurimsa te asaj kohe nishani skenderbegas mbrojtes deri ne vdekje i bustit te enverit sala po ashtu me teser partie ne xhep, dhe plot te tjere qe maskoheshin pas pd TI MENDON QE PD ISHTE PARTI E DJATHTE GABOHESH PRAP S KISHTE ASNJE LIDHJE ME TE DJATHTEN ISHTE THJESHT NJE ORGANIZAT SOT KETE E DI DHE NJE FEMIJE 2 VJEC E DJATHTA EUROPIANE NUK VJEDH SI KETA DHE NUK BEN KORRUPSION SHESHIT SI KETA NE MES TE DITES KETA ISHIN THJESHT MAFJA QE MASKOHET PAS PARTIVE DHE FLAMURVE 25 VJET SU BE NJE PORT, NJE HEKURUDHE ,NJE HIDROCENTRAL ME MJETET MODERNE QE KA BOTA SOT POR AKOMA HAHET PASURIA E KETIJ VENDI E TRASHGUR NDER SHEKUJ VIDHET AJO POSURI GRABITET NGA KETA GJOJA POLITIKAN TE PA SKRUPULL

  32. ok says:

    president ky ahahahaha

  33. Ndoshta duhet bere e qarte publikisht ktij Pras-identi ordiner ,
    te kuptoj qart se edhe pse eshte zgjedhur ne menyre banditeske nga kryebanditi parlamentit shqiptar sali rrahman birishi , ai do apo jo duhet te kuptoj se shteti ka nji kushtetute se ciles ky palo pras-ident ,
    duhet ta rrespektoj e jo ta keqperdor ate post te lart te shtetit Shqiptare ,per llogarite e antishqiptarit berisha , me qellimin e kaosit ne shqiperi e mosfunxionimit normal te shtettit Shqiptare .
    PS-ja duhet ta therres ate ne parlament ose ne studio TV te ndryshme e tregoj ktij populli se ke ka president dhe per cfar punon ai . Kujton ky se eshte ne ate post per te penguar zhvillimin dhe ecjen normal te politikesh e zhvillimit ne vend ?! Pra shume pyetje te tilla do duhej ti vinin pak trut/dhite ne vathe kapterrit mustaqemut

  34. ardian says:

    Funderrima qe nuk kane respekt per kreun e shtetit pjella te komunizmit

  35. ok says:

    ada ADA mos abuzoni me emrin komunist dhe enverist ju lutem se po te ishte ajo kohe e di cju bente ketyre dhe kete e di gjith populli dhe nje femije 2 vjec e di i varte prej boleve keta qe vidhnin dhe abuzonin me detyren, me fondet publike me ligjet, tenderat, e kishin veten ne litar te tjeret ne spac kjo dihet nga te gjithe shqiperia kurre ska pas kurre te djathte shqiperia por organizat qe pastronte lekun vidhnin tenderat kocensionet jep shit pronen e gjith shqiptarve dhe fut leket ne xhep su be kurre nje port nje hekurudhe nje hidrocentral me mjetet qe ka sot bota mire vet qe s ndertuan gje por s lane dhe te huajt te ndertonin e djathta europiane nuk vjedh si keta te pangopur te hapet zyra ANTIMAFIA TEK NE SI NE ITALI QE U HAP NE VITET 60 DHE VAZHDON TE FUKSIONOJ DHE SOT DHE TE FUSI NE BURG KUSH KA ABUZUAR ME LEKET DHE PASURIT E KETIJ VENDI

  36. vini says:

    Kur shikoj kete “cufo” president me kujtohen ato kukllat per femije “pak te dala mode per kohen” qe komandohen nga krijuesi i tyre qe ne kete rast eshte zeri, veprimet fizike dhe mendore te Birishes qe flet, dhe jo ky “cufo”.
    Do ishte mire qe mazhoranca e tanishme te zgjedh nje njeri me te afte, nese do nje sistem drejtesie funksional.

  37. ballisti says:

    99.99 % e komentuesve te Mero Bazes votojne per komunizmin e vetem “e gjora” Ada e paskej prishur me 00.01 perqindshin e saj

  38. dil .... invalid sakat says:

    A mund ts nxirrni invalid sakat …. qe te shpetoni nga Ky komunist i komanduar nga sekretari PPSH-se Sali Krimineli, qe duhet patjeter te arrestohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje