TemA TV/ Niko Peleshi jep dorëheqjen si kryebashkiak i Korçës (VIDEO)

7 Shtator 2013, 11:24Sociale TEMA

Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, ashtu siç pritej, pas emërimit të tij nga Edi Rama si zv/kryeministër në qeverinë e re të mazhorancës së majtë, ka dhënë dorëheqjen. Ndërsa iu drejtua këshilltarëve të Bashkisë Korçë, ai tha vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjese e ekipit të qeverisë ‘Rama’ është më e madhe.

Peleshi ka falenderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin gjatë punës së tij si kryebashkiak, pavarësisht përkatësive politike.

Dorëheqja e Niko Peleshit nga drejtimi i Bashkisë Korçë vjen 2 ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri, që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar “Rama” të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

2 komente në “TemA TV/ Niko Peleshi jep dorëheqjen si kryebashkiak i Korçës (VIDEO)”

  1. Ripjellje says:

    Moooooos! Stafetën e merr Vaskë Pepambuku ?

    1. Kurbetliu says:

      Ose Nasi Pelecke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje