TemA TV/ Gani Malushi rivarroset tek Dëshmorët e Kombit. E shoqja: Tmerri i 6 gushtit 2003 (VIDEO)

6 Shtator 2013, 11:22Sociale TEMA

Trupi i komisarit të ndjerë, Gani Malushi, prehet më në fund në Varrezat e Dëshmorëve, dhjetë vjet pas ekzekutimit të tij më 6 gusht të vitit 2003, përpara Drejtorisë së Policisë në Durrës.

Ai u shpall Dëshmor i Atdheut një vit më vonë.

E shoqja e Ganiut, Esma, thotë se është shumë e emocionuar pas këtij vendimi.

Duke folur për GSH, ajo shprehet se e ka bërë kërkesën që në muajin mars.

“Jam shumë e lumtur që kërkesa ime u plotësua dhe Ganiu mund të prehet i qetë atje ku i takon”.

Ndërsa duke rikujtuar ngjarjen e tmerrshme, ajo tregon: “Atë ditë ishim bashkë, pimë kafen dhe do shkonte në Durrës për të dorëzuar një material. Ishte kthyer të takonte nënën dhe aty për një kohë të shkurtër u njoftua se ishte qëlluar oficeri i policisë. Unë isha te tregu, më merr një i afërm në telefon dhe më thotë: Ku është Ganiu? I thashë që iku në Durrës se ne sapo u ndamë. Por nga mënyra se si po fliste, më dukej shumë i trembur dhe i thashë më thuaj se çfarë i ka ndodhur Ganiut. Më tha që është plagosur. Nga Policia e Shtetit më thanë që po e sillnin këtu me helikopter dhe më thanë që ishte në gjendje kome. Unë e prita dhe kur erdhi helikopteri, Ganiu nuk reagonte, e futën në sallën e operacionit dhe njëherë i jepnin shpresa dhe njëherë jo. Të nesërmen ai ndërroi jetë”.

E pyetur në lidhje me faktin se autori i krimit është shprehur se shënjestra nuk ka qenë Ganiu, ajo thotë: “E kam thënë edhe më parë, vrasja e Ganiut është një vrasje mafioze, terroriste, sepse të sulmosh makinën e policisë në mes të qytetit, në mes të ditës, është e parapërgatitur”./ep

19 komente në “TemA TV/ Gani Malushi rivarroset tek Dëshmorët e Kombit. E shoqja: Tmerri i 6 gushtit 2003 (VIDEO)”

  1. amir says:

    Po mbushen varrezat e deshmoreve me tropojane!!!
    Po s’eshte e thene qe cdo polic i vrare te shkoje atje
    xhanem. Le qe ky paska qene ne pune private, duke takuar nene thote kjo Mrika!!!

    1. Erion says:

      Ky ka qene me te vertete nje komisar policie kurajoz dhe i vendosur ne detyren e tij. E meriton 100% deshmor i kombit.

    2. Taras Bulba says:

      Gani Malushi ishte kolonjar dhe per me teper polic i mire. Niveli jot kulturor eshte impresionues.

    3. Arber says:

      Nderime per komisar Ganiun, e kam njohur personalisht ishte nje person qe dinte te sillej me te gjith tipat e njerzeve dhe ti pergjigjej si e meritonin. Mjaftojn vetem 10 komisar si Ganiu ne Shqiperi dhe krimi per kriminelat do ishte nje enderr.
      Rrespekte te pafundeme per cka bere per rendin ne RSH.

      1. Fate Kumari says:

        O Arber kame punuar me te nje kohe te gjete,ma karagjoz bure nuk kishe ku ta gjeje,mburej kote se koti, mashtronte e trillonte sa me nuk ka,po edhe qefli femrash ishte.Le te flasin oficeret e Librazhdit se aty ndejti ca kohe me nje lidhje te dyshimte me gruan e njerit prej oficerve,qe burin ja shpinte me sherbim sa me large,kokra e legenit.Komisare te tidhe nje ore e me pare ne dhe….aj me shendet prej komanit.

    4. Kundrra Pedal says:

      amir shko pyt se kush eshte ky burr pastaj hajde shkruaj kardhiqe TRAP

    5. Turi says:

      O cop injoranti idiot! Gani Malushi vendosi rendin ne Berat, Tropoje kur haklajt e altin dardha benin namin. Injorant! Lavdi heroit Gani Malushi!!!!

    6. Shkodrani says:

      O i pa edukat dhe moral nuk shkruhet keshtu per nje njeri qe ka luftu krimin dhe ka vu drejtesi sa ka mujt dhe pastaj nuk ka ken tropojan

  2. amir says:

    Nuk e di cka te beje niveli kulturor me prejardhjen e njerzve o Tarrasa,
    gjithsesi per ty e te tjeret: ky malukati malushi eshte me origjine
    nga Kosova dhe prej shume kohesh kane banu ne Tropoje

  3. genti says:

    E para e punes ti amir k..i Gani Malushi nuk ishte tropojan ishte njeri i mire dhe profesionist i mire qe ishte perballur me bandat e Tropojes sa per dijeni qe ne 97-98.Lexoni ndonje cike o koqe kandari e ik beni ndonje pune se ngelet para kompjuterave duke shkruar budallalleqe

  4. FENOMENI says:

    AMIR kur je gabim je gabim,mos flit pa fakte dhe pa njohur personat qe permenden ne artikull.Nese te gjithe shefat do benin punen si Malushi atehere shume krime mund te parandaloheshin,prandaj te keshilloj mire flit pak edhe sakt here tjeter kalofsh mire.

  5. astrit says:

    Ganiu sesht tropojan o derr,esht kolonjar dhe te vetmen pun te rregullt para se te thyente qafen berisha beri rivarrimin e tij ne varrezat e deshmoreve,ai ishte vertet njeri i ndershem dhe i hekurt,e kam njohur personalisht,nderime per kete njeri te rregullt.

  6. Ali Baba Tomori says:

    Nderim e respekt pek komisar Gani Malushin. Rralle, shume rralle do ti vine policise shqipetare profesionist e idealiste si ai. Eshte ndoshta nder te vetmit qe meroton te prehet te Vorrezat e Deshmoreve te Atdheut. Qofte i paharruar Komisar Gani Malushi!

  7. amir says:

    Respekt per Fenomenin qe shkruan me shume edukate!
    Po a s’me thua c’do behej sikur 270 policet e vrare ne detyre te
    rivarroseshin ke Deshmoret e kombit?

    1. VASILI says:

      I VRARE NE KRYE TE DETYRES DHE SHPALLET DESHMOR.PO AI PUNTORI QE BIE NGA SKELA A NUK KA RENE NE KRYE TE DETYRES?DO TA SHPALLIM DESHMOR?PO BEHET E NEVERITESHME NJESOJ SI ATA QYTETARET E NDERIT.

  8. Che'G says:

    Se si nuk u gjeten vrasesit e ketij super komisari hajde merre vesh, po keshtu esht kur krimi esht 1-sh me shtetin.
    Rrespekte per Ganiun, nje komisar legjendar!

  9. Bato Mokra says:

    Kaosi pertej ekranit te kompjuterit dhe pseudonimmania e shfrenuar bejne cudira, deri dhe me njerezit nga me dinjitozet, trima, kurajoze e patriote te ketij vendi, qe i dolen per zot atij ne momentet me te veshtira, sic ishte dhe deshmori Gani Malushi, te cilin e kam njohur personalisht.
    Nuk eshte mendim ndryshe ai i disa komentuesve nga me ordineret, qe lexova me lart dhe s’ka asnje arsye qe moderatori/et t’i kalojne pa u vene re. Nuk jane as marrezira, as lapsuse. Jane te qellimta, nga mbeturinat aktive dhe shume te rrezikshme, te “lendes se pare” me te cilet merrej deshmori Gani Malushi, derisa ata mberriten t’i merrnin jeten. Gani Malushi ishte nje oficer simbol dhe i tille do te mbetet. Kam degjuar se po shkruhet, ose eshte shkruar nje liber per te, sic eshte shkruar edhe per Kolonel Zylyftarin. Kaosi rreth 23 vjecar qe mbolli SRB-i (edhe kur nuk ke piken e deshires te merresh me te, sidomos tani qe populli e rrezoi me vote ne menyre demokratike, te del ne shteg vetvetiu)te te klonuarit e tij jo te pakta, ne mjaft individe te indoktrinuar prej tij, ka krijuar mendesi te mbrapshta deri dhe ne vleresimin real te njerezve kontribues per atdheun. Dhe, eshte fatkeqesi, qe per njerin prej tyre, Gani Malushin, ne diten kur do te prehet me shoket ne Varrezat e Deshmoreve, te shfaqen mendime te tilla, qe packa se s’kane krisme jane me keq se ato te te terroristeve, qe i moren jeten. Mbase edhe autori i librit, – sidomos tani, – mund te mberrije te e verteta. Perse pushka vrastare po na i “zgjedh” dhe merr djemte me te mire te vendit ne keto organe? Kush jane pas dorasve?
    Lavdi Deshmorit te Atdheut, Komisar Gan Malushit! Kurajo dhe te jesh krenare Esma (Ceci) per shokun e jetes qe pate!

  10. pas vdekjes te gjthe nderohen . nje nga te metat e shqiptareve
    Ganiu nuk u vra ne detyre e hengri plumbin kot
    Per me teper ishte harbut dhe i dhunshem e nje kokerr injoranti
    Si 90 % e policeve
    RESPEKTE

  11. Emigrant says:

    Jam dakort qe ai iku dhe duhet respektuar per punen qe ka bere dhe qe u vra nga dikush pavaresisht se kishte objektiv kete njeri apo kishte probleme hasmerie me shoferin e tij. Gjithmon kur vdes njeriu thuhen fjale te mira Sa per ate qe dikush thote se nuk duhet te flasesh, ata qe e njohin le te flasin sic e njohin A e meriton ate vend ne vorezat e deshmoreve apo jo Kjo eshte kryesorja Une e njoh nuk kam punuar direkt me te por sa per ate qe ka qene nje profesionist, nuk me eshte dukur i tille Nuk dua te komentoj te tjerat. Po e perseris ne ato vorreza duhet te shkoje ai qe e meriton nje nder te tille. Keto te fundit qe po behen ne ikje te qeverise se ikur me duken te dyshimta pa vleren e duhur per ate vend ku eshte dhe simboli i nenes shqiperi. Te me falni respekt per cdo jete te prere nga dora e dikujt tjeter Eshte nje thenie “ai qe ta jep ka te drejte te marre jeten” ZOTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje