Këshilla për udhëtarët/ 10 rregulla mbi Shqipërinë

5 Shtator 2013, 20:23Sociale TEMA

Nga Daniel Sharp

stuff.co.nz

 

“Çfarë? Shqipëria?”

“A nuk janë shqiptarët atë gangsterët që trafikonin njerëz tek filmi ‘Taken’,” pyet mamaja.

“Ah, më duket se po”.

“Po pse po shkon atje?”.

“Pse jo?”.

E gjora mama.

Shqipëria është në tokë, njerëzit janë të dashur, ushqimi është i mrekullueshëm dhe shumë i lirë dhe transporti është kaotik, por efecient.

Shumë kam mësuar nga Shqipëria, ndërsa më poshtë nuk është një renditje e kohës që kam kaluar atje, por një set personal rregullash për Shqipërinë.

Përpara se të largohesha nga Greqia më thanë se ka dy tipa njerëzish në Shqipëri: kriminelët e përfshirë në trafik njerëzish, droge dhe të tjera krime, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz të dashur, që punojnë shumë, krenarë dhe të fortë, që bëjnë më të mirën për jetën e tyre.

Peizazhi ishte i harlisur, njerëzit të mirë, madje edhe pse ferma ishte sinonim me erën e rëndë të barit të thatë dhe plehut të kuajve.

 

Rregulli 1: Sigurohuni se çfarë po ndodh

Korça, në jug të Shqipërisë, nuk është një destinacion turistik. Është e shëmtuar, gri dhe e ndotur.

Por në Korçë po ndodh diçka e madhe, i vetmi festival në kalendarin e aktiviteteve në Shqipëri, Festivali i Birrës Korça. Dhe është sonte.

Birra është e lirë, atmosfera e mirë dhe muzika është… interesante.

Meshkujt janë të yndyrshëm dhe femrat… epo nuk kishte shumë femra.

I kishte të gjitha: shqiptarët që imitonin Pitbullin dhe rocker-a të famshëm që këndonin këngët e Bon Jovi dhe Metallica, por edhe këngë vendase.

Fëmijët pinin, ashtu si prindërit e tyre, dhe mungesa e femrave do të thoshte që shumë meshkuj kërcenin së bashku.

 

Rregulli 2: Besoni (përgjithësisht) tek natyra e mirë e njerëzve

Pas festivalit takuam dy maqedonas, që u habitën me faktin që kishim qenë në Korçë, duke qenë se vinim nga vendet ekzotike të jugut.

Ata ishin miq fantastikë, na sollën birrë, na treguan shumë për zakonet në Ballkan dhe na çuan me makinë në Maqedoni dhe na siguruan një vend për të qëndruar aty.

Pas një javë në Maqedoni erdhëm sërish në Shqipëri, në brigjet e Adriatikut dhe në kryeqytetin, Tiranë.

Sapo erdhëm në Durrës, dukej se aplikohej rregulli një. Aty ishte festivali i Kosovës.

Kështu që nuk kishte akomodim për ne.

Kërkimi ynë i lodhshëm për akomodim përfundoi tek një djalosh që kishte një internet- kafe, që nuk fliste asnjë fjalë në anglisht dhe që përdori Google Translate për të na ndihmuar për të gjetur një vend, që kushtonte 50 euro nata.

Kërkimi na mori shumicën e ditës ndaj dolëm në plazh, që është përpara hotelit tonë.

Plazhet janë plot me çadra dhe shezlonge dhe nuk na lejohet të shtrihemi në rërë, kështu që na duhet të marrim një shezlong.

Kjo sjell rregullin numër 3.

 

Rregulli 3: Kujdes me monopolin e shezlongëve

Është një rregull vital pasi mësuam se disa nga karriget në plazh ishin të lira dhe të tjerat jo.

Kështu, çadrat e verdha ishin të lira, ato blu jo, ato blu me të verdhë ishin rezervuar për klientët e hotelit dhe gjithçka me hije të bardhë ishte një zonë për të mos shkuar. Shumë kriptike. Më në fund arritëm të gjejmë një çadër të lirë dhe shijuam plazhin.

 

Rregulli 4: Mos bëni plane transporti në Shqipëri

Nuk ka orare, nuk ka çmime, nuk ka asgjë dhe sërish është sistemi më efecient i transportit në Europë. Ti ecën në rrugë me një çantë në shpinë dhe brenda pak minutash ke përfunduar në një furgon, makinë të prishur, gomar apo çfarëdo gjëje dhe ju jeni në rrugën për destinacionin tuaj të dëshiruar. Transporti nuk është pa rreziqe. Lexoni rregullin numër pesë.

 

Rregulli 5: Rregullat e rrugëve nuk aplikohen, as standardet për makinat

Sigurisht që do të shkosh nga pika A në B shpejt dhe në mënyrë efeciente, por nuk është pa rrezik.

Është sikur je në një film, në një skenë ndjekje me makina vetëm se askush nuk po u ndjek.

Një furgon për 8 vetë mbushet me 16 të tillë dhe parakalon makinat me shpejtësi, duke mos parë kufi shpejtësie. Duket si një kuti e ndryshkur me goma. Rregullat e rrugëve aplikohen vetëm kur sheh një polic. Çdo shofer vendos rripin e sigurimit dhe pasi kalon, e heq atë.

Tirana, kryeqyteti, ishte më i pastër nga sa prisnim. Kishte parqe, një zonë për bare dhe njerëzit ishin të këndshëm dhe ushqimi e akomodimi të lirë. Shëngjini ishte versioni më i vogël i Durrësit, përveçse ishte më i lirë, por sërish i tejmbushur dhe i pistë.

Netët ishin më interesante. Hoteli ishte mbi një klub nate dhe gjumi nuk ishte opsion. Shih rregullin më poshtë.

 

Rregulli 6: Mendoje çdo natë si festë në Shqipëri

Çdo natë që kaluam në Shqipëri ishte si një party apo si një festival. Nuk shkuam gjëkundi, por muzika ishte tradicionale dhe atmosfera e çuditshme.

 

Rregulli 7: Nuk ka internet

Interneti gjendet me shumë vështirësi në Shqipëri. Hotelet nuk e ofrojnë falas dhe mund të kalosh disa ditë pa të.

 

Rregulli 8: Mos prit që të dish se çfarë po ha

Ky rregull nuk është për t’u shqetësuar, është gjysma humor.

Blini ushqim në rrugë, është shumë i lirë, thjesht hamendësoni se çfarë po hani dhe lutuni që ushqimi të mos u vrasë. Kam ngrënë ushqimin më të mirë në këtë mënyrë.

 

Rregulli 9: Mësoni disa fjalë nga gjuha e tyre

Një rregull që nuk e ndoqëm shumë mirë. Anglishtja nuk flitet gjerësisht ndaj disa fjalë kyçe në shqip do ishin të rëndësishme.

 

Rregulli 10: Rakia do u nxjerrë ujët e zi

Rakia është pija vendase.

Është e ngjashme me rakinë që mund të keni shijuar në vendet e tjera të Ballkanit, përveçse është shumë e fortë.

Kujdes me shishen që blini ose ku pini. Shanset janë që të jetë raki e bërë në shtëpi dhe është tre herë më e fortë se ajo e zakonshme.

Kjo mund të çojë në një dehje të shpejtë dhe të nesërmen nuk do e doni jetën.

Kujdes kur vizitoni Shqipërinë, është një nga vendet më intriguese që kam vizituar ndonjëherë.

19 komente në “Këshilla për udhëtarët/ 10 rregulla mbi Shqipërinë”

  1. ylli rks says:

    Hahahaa! E forte na qenka rregulli, ndoshta jo 100%- qenka afru mire…

    1. mira says:

      “Çfarë? Shqipëria?”
      “A nuk janë shqiptarët atë gangsterët që trafikonin njerëz tek filmi ‘Taken’,” pyet mamaja.

      Jo vetëm ajo moj mama….!
      Shqipëria është vendi i kallashnikovit në të cilën bëhet 1 vrasje në 27 orë, Shqipëria është vendi i korrupsionit, Shqipëria është vendi i drogës të cilën e bekon Baba Mondi, Shqipëria është vendi i ngujimeve për shkak të gjakmarrjes, Shqipëria është vendi ku bëhet plazhi pranë ujërave të zeza, Shqipëria është vendi i dasmave ku dasmorët helmohen nga ushqimet e prishura. Shqipëria është …………….!

  2. Pelasgian3 says:

    Mire i ke ca gjona…po per ca te tjera ja ke fut kot fare “dude”.
    Me pak fjale..na honksh mutin….se kshu e doni ju qe vini ne Shqiperi me komplekse ne vetvehte.

    1. ALBATROS says:

      KETA AMERIKANET HARROJNE NGA VIJNE, NGA QYTETET TE MBUSHURA ME TE PASTREHE DHE ME LAGJE QE NUK HYN DOT AS POLICIA PRA KERME, ME USHQIM ME KIMIKATE DHE PA SHIJE, KETYRE TE HUAJVE DUHET TUA RRJEPESH KOKEN

  3. Pelasgian says:

    LoL ….sa bukur e ke tregu realitetin shqiptar

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    ky zotnia ka fol per nje vend jugor te evropes, sikur shqipnia te ishte atje nalt ne vropen veriore kishim me pas kultur e mentalitet verior e per fat te keq kena nje mentalitet e kulture jugore moçalore

    1. ALBATROS says:

      EPO AI FLET PER ZONAT E BANUESHME DH JO PER SHPELLAT DHE KULLAT QE FSHIHEN NJEREZIT NGA GJAKESIA

    2. wwwanticeeeennnn says:

      o moçalor shpellar,
      ai ka dashur pak tension,ndryshim në jetën e tij nuk ka dash me bo vetvrasje dhe që mos ja gjejnë varrin,dhe për çfar!? për një varse që duket prej floriri!!

  5. toll says:

    Ne fakt,per shoferin e furgonit qe e ve rripin kur sheh policin dhe e heq kur e kalon ate,ka te drejte.Kete gje e kam vene re edhe vete,ose kur e pershendet policin me gishtin e mezit.Me beri te qesh.

  6. kureshtari says:

    po per ate qe theu qafen asnje fjale.gabim.

  7. Ateisti says:

    Harroi rregullin nr.11:Mos u kthe me ne Shqiperi(te pakten per 20 vjet).

  8. beso says:

    rregulli i 11:-Mos jep keshilla per Shqiperine,se keshtu humbet kurioziteti.

    1. Wendy-B says:

      Jo kaq pesimista cuna, tani gjerat do ndryshojne.Rilindje!

  9. Zef Kallami says:

    Me vjen keq per shkruasin Daniel Sharp.
    Ky nuk paska fare njohuri per nivelin e cilesise se rakise.
    Rakia e bute,pirkisht asht kjo qe te zene e te deje.Sepse permban sasi te medha te alkoolit Metilik qe perbehet nga distilimi i bersive qe asht pjese drusore.Pra Alkoli metilik ose e thirru ndryshej.Alkoli i drurit qe del nga distilimi i drurit.Ndersa Rakia e fort permban alkolin etilik dhe nji sasi teper,teper te vogel te alkolit te drurit.Nga kjo raki e forte nuk dehesh si ne rastin qe gabon z.Daniel Sharp.
    Per kuriozitet:
    Nese keni pire raki dhe ju ka vene ne qef.Shkurt jeni dehur.I ktheheni shalqinit i cili ju jep mundesin te rifilloni nga e para rakin.Sikur nuk kishit pire fare raki.

  10. kosovari X says:

    Me thènè tè vèrteten ashtu èshtè. Po hajdeni njerèz ta ndryshojmè kètè realitet. Ai dallkauku theu qafen. Shancet janè qè Shqipèria tè ndryshojè kètè realitet e menyrè jetese gati kaotike. Ky miku paska harru(ose sè paku nuk ka ndesh), qè po tè ndali policia ,bèje gati ryshfetin.
    Duaaaam Riliiiiindje! Na e ke premtuar zoti Rama!
    Do tè tè mbèshtesim fort pèr t’i ndryshuar kèto 10 rregullat e kètij mikut.

  11. nemercka says:

    Gezuar,z.Zef Kallami!Ju uroj nje vjeshte te begate me raki e vere Permeti!

  12. Reli says:

    Mire e ka thene,te pakten nuk ka genjyer..Para dy vitesh,nje person ne Ksamil u vra me hellin qe piqet mishi,se perse kishte parkuar makinen para nje kioske te rendomte,ky a nuk eshte nje realitet i hidhur qe duhet ta pranojme??Kjo eshte shqiperia,keshtu jane shqiptaret,TURP!

  13. Kosovar says:

    Nje mik i imi qe kishte vizituar te gjitha shtetet e Evropes, dhe me ne fund Shqiperine. C’do fjale qe thoshte per Shqiperine e shoqeronte me nje kompliment. Ishte i mahnitur me natyren, historine, qendrat arkeologjike, mikpritjen e shqiptareve, e vecanerisht me mozaikun e feve ne Shqiperi. Foli me admirim deri tek rreguli i peste ? u zbeh ne fytyre, sipas tij shqiptaret jane te vetebindur se jane Shumakera vetevrases, dhe kjo eshte me se e vertete. Po ku i merni patentat atje o popull?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje