Rendi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit.
Në mesditë një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Objekt i sulmeve kriminale tashmë janë biznesmenët, e shkuara e të cilëve ka dritë-hije.
Kështu, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:18 në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip Volvo me targa AA 997 CX.
Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë si dhe janë thyer xhamat e tre bizneseve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat për zbardhjen e ngjarjes i janë rikthyer aktivitetit të biznesmenit.
Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se ka dyshime të forta që ngjarja është një presion ndaj biznesmenit se sa një atentat për ekzekutimin e tij.
Mësohet se makina e Armando Cekës ka shpërthyar sapo ai ka ndezur motorin e ka filluar të ecë, ndërkohë që sasia e tritolit të vendosur ka qenë e vogël.
Gjithsesi policia bën të ditur se po heton në disa pista në zbardhjen e ngjarjes, ku përveç aktivitetit të biznesmenit në fushën e ndërtimit, dyshohet dhe përfshirja e tij në grupe të trafikut të lëndës narkotike.
Shkak për këtë pistë hetimi të policisë është arrestimi i ortakut të tij me një sasi të konsiderueshme heroine.
Një pistë tjetër e hetimit është ajo e konfliktit me banorët e zonës së “Don Boskos”, aty ku ende nuk është përfunduar së ndërtuari një prej pallateve të biznesmenit.
Banorët e kanë kallëzuar disa herë në polici për shitjen e apartamenteve dy herë.
Ortakut të tij, Lorenc Terenaj, më 17 mars të këtij viti i kanë vënë një sasi të konsiderueshme tritoli në banesë po në rrugën “Siri Kodra”.
U kap me drogë, e liroi gruaja e guvernatorit
Një nga pistat që policia e Tiranës ka ngritur për të zbardhur ngjarjen e vendosjes së tritolit në makinën e biznesmenit është mundësia e përfshirjes së tij në trafikun e lëndëve narkotike. Në gusht të vitit 2011, sektori i antidrogës i Policisë së Tiranës arrestoi ortakun e biznesmenit Armando Ceka, pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 1.2 kilogram heroinë.
Ndërsa ngjarja asokohe u reklamua nga policia si një aksion ku në pranga ra një prej eksponentëve të grupeve të trafikut të lëndës narkotike, pak kohë më pas Lorenc Terenaj rifiton lirinë nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë, ku relatore e dosjes ishte Ardiana Fullani, gruaja e guvernatorit të Bankës, Ardian Fullani.
Gjyqtarja Fullani vendosi lirimin e menjëhershëm të Lorenc Teranajt me argumentin se gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ka pasur shkelje të rënda procedurale.
Tamam si flamuri jone, njera koke e shqiponjes ha tjetren. Vazhdoni o popull, jepini, tregojini botes qe jeni nje rrace e ndyre, bjerini ju lumte dora, shkaterroni, digjni, psini, hidhni ne ere, shpertheni…
Pa vrasje dhe shpërthime, nuk ja jep njeri statusin Shqipërisë…..!
Pa vrasje dhe shpërthime, nuk quhesh europian….!
o te hengersha zemren moj mira njish je nona njish
RRACE C’NJEREZORE _ RRACE KRIMINELESH
biznezet ne Shqiperi mbajne era gjak
e wertete, biznesmenet mbajne era gjak, jane ata te pd-se. dhe populli I shkrete e mascara nxjerr dufin duke u vene tritol….
NE TE GJITHE BOTEN BIZNESMENET BIEN ERA GJAK…..ME DUKET SE PO I VJEN FUNDI KAPITALIZMIT….SI I KISHTE PARASHIKUAR KARL MARX….PA KEQKUPTIM…JAM KUNDRA KOMUNIZMIT,POR JO TEORISE KOMUNISTE
more po ku ka biznesmen qe nuk i ka futur duart ne m.t? tani eshte koha ti shpelajne se u qelben ere. kaq kisha.
me se normale, kur bizneset i kane funderrinat e shoqerise, keto gjera ndodhin.
Flamuri po ike po tesh do shomim cfare ben Saimiri
BISNESMENI SPO BIEN ERA GJAK POR PO LAHEN VETE NE GJAK.
KUR TE BEHESH BIZNESMEN DO TE THOTE SE KE HAR NE DJERRSEN DHE PUNEN E ATIJ TJETRIT,OSE JANE FITU LEKET ME PUNE TE ZEZE E PER ME I PASTRU FILLOJNE TU VU TULLA E BLLOQE GJASE PO BEJNE PALLATE.SOT TE VRASIN PER I GOTE LULEDIELLI EJO MA PER SA LEK XHIROJNE BIZNESMENAT.
SIC E DINE TE GJITHE,KUSH NE QAFE KOT NUK TE BIE.
Ku nuk ka ligj, ka gjak. Njeri nderton si do, tjetri qe nuk ka ku ankohet vepron kuturu.
na hengret me fjalet bisnezmen ,keto jane plehra nga kategoria e droges dhe prostitucionit, te cilet investojne ne ndertim ne partneritet me qeveritaret lokale ku marrin dhe lejet e ndertimit neqoftese ka njerez imorale te shoqerise ne vend te pare jane kto kategori ku dhe medja i jep titullin bisnezmene
keshtu eshte kur keta ndertuasit kan shkelur ne derrase te kalbur
TE DHJEVSHA KAMORREN, KATANIN APO SICILINE, SHQIPERIA JA KALON…
ESHTE BERE SI BAGDAD, BOMBA EDHE VRASJE KUDO. HAJDE DHE JETO NE SHQIPERI.
mira,
moj talebane, keto ishin manovra per stervitje zbori!
Kyeveper, zhduk krimbi krimbin. Keto nuk jane biznesmene por kriminele droge e allishverishesh te pista. Asnje mos mbett prej sojit te tyre qe te shpetojne njerzit normale. O burra krimba vrituni qe te shuhet fara juaj e poshter!
Ne te gjitha shtetet e ballkanit po i bere bashke nuk nodhin kto vrasje sikur ktu ke ne, edhe ne maqedoni e kosove ka shqiptare por shume rralle ndodh te vritet njeriu, ketu plako ndodh lufte.