Basha kujtohet për idenë e tramvajit: Kompani prestigjioze kanë shfaqur interes

3 Shtator 2013, 15:21Sociale TEMA

Ndërtimi i linjave të tramit ka qenë një ndër premtimet kryesore të Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjen si kryebashiak i Tiranës. Ai premtoi se do e mbante këtë premtim brenda vitit të parë.

Por, dy vjet nga zgjedhja se kryebashkiak, Basha nuk ka bërë asnjë hap për realizimin e projektit.

Vetëm ditën e sotme është kujtuar për të, duke thënë se kompani prestigjioze kanë shfaqur interes për ndërtimin e linjave të tramit. Por, nëse ky interes do të vihet në zbatim, nuk dihet. Me të gjitha gjasat, trami do të jetë sërish premtim i Bashës për qytetarët në fushatën e ardhshme pas dy vitesh, pasi në këtë mandat vështirë se do të realizohet.

Ndërtimi i linjave të tramit në Tiranë, projekti strategjik i lançuar nga kryebashkiaku Basha ka ngjallur interes të madh tek kompanitë prestigjioze ndërkombëtare. Korporata Shtetërore Kineze për Ndërtim dhe Projektim (China State Construction Engineering Corporation),  kompania e tretë më e madhe në botë për ndërtime, ka shprehur interes për ndërtimin e linjës së  tramit nga terminali multimodal i pasagjerëve, përmes bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Zyrtarisht, kjo kompani i ka paraqitur Bashkisë së Tiranës interesin e saj, për financimin dhe ndërtimin e kësaj linje, nëpërmjet partneritetit publik privat.

Interes është shfaqur edhe për ndërtimin e linjës tjetër të tramit, atë që lidh Kombinatin me Kinostudion. Përfundimi i studimit të fizibilitetit të kësaj linje, nga kompania “Egis – International”, financuar nga qeveria franceze, me një grant prej 750 mijë euro ka faktuar se ndërtimi i kësaj linje është i leverdisshëm, gjë që ka nxitur kompanitë të shprehin interesin e tyre për ndërtimin e saj. Kompania “Egis – International” është duke përfunduar modelin e financimit për linjën Kinostudio – Kombinat. Bashkia e Tiranës po shqyrton interesin e shprehur, në mënyrë që pas përcaktimit të modelit të financimit, t’i hapë rrugë ndërtimit të linjës së tramvajit Kombinat-Kinostudio”, thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës./b.l

15 komente në “Basha kujtohet për idenë e tramvajit: Kompani prestigjioze kanë shfaqur interes”

  1. Gezimi says:

    Nuk kam asnje besim se kjo mund te realizohet ndonjehere. Keto jane premtime ne ere qe na entuziazmuan, por u harruan nga Basha menjehere. Ky njeri nuk ka ndonje diference me Saliun, por vazhdon te jete nje beniamin i tij. Jane bere si hienat qe nuk po lene gje ne kembe. Dashte zoti, mos u a pafshim asnjehere me fytyren ketyre zuzareve dhe zullumqareve unike ne llojin e vet!

    1. feniks says:

      Ne Tirane eshte MARREZI te mendosh se do lehtesohet qarkullimi i njerezve duke ndertuar linja TRAMVAJI mbi toke!!
      PER TIRANEN KA VETEM NJE ZGJIDHJE:NGA KOMBINATI DERI NE KINOSTUDIO TE NDERTOHET NJE METRO!!!
      Te tjerat jane PALLAVRA PA INTERES PUBLIK POR VETEM PER GRABITJE PERSONALE!!!

      1. alban onder says:

        fiks, vetem METRO ?

    2. op-ed says:

      O Lulezime, me nje fjale po i thua qytetareve te Tiranes: “Ju q… Kina nenat”!

    3. Tironsi "ZZ" says:

      BASHA si BASHA-ri

      ? ? ? ?

      http://goo.gl/GMdxYT

      ? ? ? ?

  2. fituesi says:

    Cfare u be per hekurudhen Tirane -Pekin ????????????????

  3. fatbardh says:

    Do te bej nje mut me lule Luli.

  4. nikoll shuli says:

    O basha o butak hajdut rrecke, si legen do perfundosh.

  5. alban says:

    Eshte idiotesi te behet linje tramvaje ne bullevardin Deshmoret e Kombit dhe Zogu I.
    E para gjithe bota po i heq dhe nese mban ndonje tramvaj ate e emban simbolikisht…
    E dyta ne nuk kemi tradite te tille pasi mirmbajtja e tyre ka kosto, plus linja e nje tramvaje sot ne tirane do ta bente me kaotik trafikun..
    Kryeqytet e vende si Bukureshti,Sofia, Athina kane vite qe kane ndertuar metro gjigande edhe pse kane hapsira dhe rruge te bollshe per trafikun e makinave.
    Ne Tirane nuk duhet tramvaja,por nese ska mundesi per nje metro qe mund te filloj sot dhe minimumi te realizohet per 10 vjet, te pakten te siguroj jeten e kalimtareve ne rruget me gjeresi te madhe! Per kete qellim vendet e siperpermendura kane ndertuar kalime nentokesore te cilat jane moderne dhe te sigurta.Te tilla nenkalime duhen neper kryqezime bulevardhesh dhe rrugesh si Blv Deshmoret e Kombit, Zogu I, segmentet dhe kryqezimet e rruges nga rrethrrutullimi i Zogut te Zi, Laprake e deri tek Kthesa e Kamzes, qe kembesoret te mos rrezikojne jeten nga rruge pa standarte dhe drejtues mjetesh te papergjeegjshem.

  6. iliri says:

    Edhe ju te Tema-s e thate keto dite : Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne Bote,pa linje hekurudhore dhe kjo nuk ndodhi dje,por degradoi çdo vit e me teper ne keto 20 vitet e fundit.Ky kryebashkiak i dha vetem goditjen e fundit….dhe tani do te beje tramin…Ky eshte thjesht nje llafazan i papare…nuk jam ne dijeni se sa mund tejete kosto e zgjatimit te Bulevardit te Tiranes (objekt ky pa asnje sens – po ka vetem ate elektoral – te degoje bulevardin ne Paskuqan apo Bathore ) A mendoni sa pune do behej brenda Tiranes me keto fonde ?? Kjo eshte thjesht nje “Bufonate” dhe Hajduteri !! Iliri

  7. plaku says:

    Une mendoj se, ne duhet te kemi shume kujdes me shprehjet si: E finanzuar nga Firma…….., e finanzuar nga Firma……….Jam i sigurte se, ne fund te fundit leket per berjen e ketyre linjave do ti paguajne ne fund fare taksapaguesit tiranas. Te vjen per te qeshur kur thuhet se, firmat “presigiose” kane cfaqur interes. Hej miq, firmat “prestigiose” duan pune dhe sidomos fitim se perndryshe vdesin. Dora e fshehte e tregut e Adam Smithit i heq qafe. Fitimi nuk ka atdhe. Ai shkon atje ku ka leke dhe shance.

  8. Kozmos says:

    Eshte shume e drejte kjo qe thite Albani , Jetoj jashte
    dhe i shikoj qe cdo 3-4 vjet heqin shinat e vjetra , per ti zevendesuar
    me te reja , E verteta eshte qe Shqiperia nuk mbyll dy gropa me asfalt
    per sa i perket,kalimit te poshtem ,ai kushton shume , dhe zgjat shume
    nuk jane punime te thjeshta ,prandaj harrojeni tramin ,shtrengoni Autobuzin

  9. lavdosh says:

    Nje linje trami kushton shume per tu ndertuar dhe per tu bere e leverdishme duhet qe linjat te jene plot te pakten nga ora 05.00 gjer vone ne oren 24.00 dhe biletat duhet te kushtojne aty rrotull 2 euro
    A me thote ndonjeri se kush eshte ai shqiptar i shtreses se varfer por edhe te mesme qe mund te paguaj 2 euro per nje bilete trami
    Ne cdo vend keto (trame,metro) ndertohen me grante nga qeveria qendrore per njesite vendore sepse nuk jane kurre me leverdi qe ti ndertojne privatet
    Per mua thjeshte utopi dhe propagande

  10. otto says:

    Ky eshte idiot.
    Ky lloj transporti urban i perket shekullit 19
    Ka vizituar ndonje qytet evropian apo USA (perjashto LA qe mbahet si antik) edhe North Korea ne kryeqytet ka nje subway ( transport nen toke)

  11. Bora says:

    Metro ne tirane? Ej po ckeni pire valle? Tirana eshte sa nje lagje e ktyre qyteteve me metro plus qe do ishte idiotesi e vertet te fillosh te germosh nentoken e tirenes se ndertesat e ndertuara pa asnje rregull do binin si kerpudhat pastaj duke fut ne loje dhe shpenzimet apo projektin gjigand eshte thjesht enderr me sy hapur. Per sa i perket tram do bente pune te ne, ka me pak shpenzime dhe 2 linja fikse do ishin nje zgjidhje e mire pasi do eleminonin goxha trafik. Nejse e dine me mire inxhinieret ne vetem mund te japim mendime gjithsesi te mendosh se Basha do beje tram eshte idiotesi. Kur se beri me babin shpirteror kryeminister vaj halli tani me Ramen. Fakti qe Rama po e pengon ne ndertimin e tram do jete kenga e tij ne vitet ne vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje