590 fëmijë nuk do shkojnë në shkollë këtë vit për shkak të gjakmarrjes

5 Shtator 2013, 09:38Sociale TEMA

Janë plot 590 fëmijë, të cilët nuk do të mund të shkojnë në shkollë më 16 shtator si gjithë moshatarët e tyre për shkak se janë të ngujuar si pasojë e gjakmarrjes.

Edhe pse Kanuni nuk e lejon të preken as fëmijët dhe as femrat, në zonat veriore numërohen 600 gra të ngujuara nga frika e hasmit.

“Sot kemi 600 gra dhe 590 fëmijë të ngujuar, të cilët duhet me çdo kusht të mos i lejojmë të jenë të ngujuar dhe të izoluar nga jeta qytetare. Është një traditë e jona, e cila nuk i cenon kurrë gratë dhe fëmijët për çfarëdo faji që mund të kenë bërë njerëzit e tyre, dhe këtë traditë ne duhet ta kthejmë në kod moral të shoqërisë, të riardhur, sepse ky ka qenë një kod moral”, tha kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku gjatë kongresit të 4-rt të misionarëve të pajtimit.

Për vitin 2013 numërohen rreth 1208 familje të ngujuara./A.XH

13 komente në “590 fëmijë nuk do shkojnë në shkollë këtë vit për shkak të gjakmarrjes”

  1. mira says:

    Me marjen e statusit në dhjetor, gjakatarët do i lenë hasmëritë mënjanë, për shkak se ata do të quhen europianë….! Pra në dhjetor këta fëmijë mund të shkojnë në shkolla të qetë dhe të lumtur….!

    Rrofshin njerëzit e guvave, rroftë Europa !

    1. plaku says:

      mira,
      Kam pershtypjen se, je nje njeri shume i mire, por nganjehere e prish dhe behesh shume cinike. Nga keto qe thua duket qe nuk je bere akoma nene.Kur te behesh nene do ta kuptosh se nuk ke te drejte te jesh kaq cinike. Mua me vjen shume keq per keta femije sepse ata po denohen qe kurr te rriten te mbeten pa shkolla, jo interesant per tregun, pa pune pra raste socjale. Pra do te jetojne me leket e taksapaguesve shqiptare.

      Pershendetje

      1. plaku
        une e kuptoj cinizmin e Mires, ajo nuk tallet me fatin e keq te atyre femijeve te cilet shohin vetem 4 muret. Cinizmi i Mires shkon tek sistemi yne i kalbur qe nuk siguron gjene me elementare per keta njerez.

        1. ina says:

          ndoshta po te lexosh pak me shume (http://www.e-zani.com/2013/09/04/femra-ne-kanunin-e-civilizuar/)do i vesh vetes tjeter emer kur te komentosh per kanunin.

          1. mira says:

            @ina
            Përveç shpjegimit që u bëhet neneve, duhet bërë dhe përkthimi i “Kanunit” në shqipen letrare….., duke patur parasysh latinishten ose greqishten e vjetër të cilat përkthehen në italisht dhe greqisht.

            1. ina says:

              nuk e kuptoj shume relevancen e komentit tend ketu Mira. substanca e kanunit eshte shume e qarte ne tekstin e link-ut e sidomos pas shpjegimeve perkatese.

        2. plaku says:

          Albanistan, Tarafendan, cok xhezdan,
          Ne se eshte ashtu sic thua ti, kuptohet se i kerkoj mires te falur per keqkuptimin.

          Pershendetje

    2. ina says:

      edhe kanunin turqit e sollen ne Shqiperi ah? Cudi se ne me gjasme kemi qene shume te zhvillum dhe na prishi pune islami. ja edhe roli i gruas sipas kanunit qe ka qene ne Shqiperi i perhapur perpara islamit e cuditerisht mbeti dominant ne ato zona qe nuk u konvertuan kurre ne myslimane: http://www.e-zani.com/2013/09/04/femra-ne-kanunin-e-civilizuar/

  2. plaku says:

    Me falni por, nuk arrij te kuptoj pse neve jemi kaq popull…..
    Mos te çosh femijen tend ne shkolle do te thote qe ti presesh bileten per tu katandisur kur te ritet ne nje rast social. Per mua qeveria duhet ti coje keta femije me force ne ndonje shkolle speciale te rruajtur 24 ore ne 24 ore nga policia ku te shkollohen normalisht. Jam i bindur se, ky veprim do ti kushtonte shtetit me pak ne kuptimin qe, ne vend qe te paguash per keta kur te rriten asistence socjale paguan ne fillim per shkollen. Pra kur te riten keta famije – burra do ti paguajne shteti taksa ne vend qe te marrin asistence socjale.
    Ne fund te fundit pse nuk behet sic bente edhe diktatura? Pse ne kohen e diktatures nuk beheshin keto budallalliqe ?!
    E di qe shume veta ne forum do te me kundershtojne.

  3. ina says:

    edhe kanunin turqit e sollen ne Shqiperi ah? Cudi se ne me gjasme kemi qene shume te zhvillum dhe na prishi pune islami. ja edhe roli i gruas sipas kanunit qe ka qene ne Shqiperi i perhapur perpara islamit e cuditerisht mbeti dominant ne ato zona qe nuk u konvertuan kurre ne myslimane: http://www.e-zani.com/2013/09/04/femra-ne-kanunin-e-civilizuar/

  4. Sherifi says:

    Edhe gjakmarrja, një nga veprat “e shkelqyera” të tranzicionit tonë idiotesk dhe të “shoqërisë së lirë-demokratike” që kemi ndërtuar. Salës i takon më shumë të mburret me këto bëma, se janë patriotët e tij në këtë absurditet monstruoz të shekullit të 21-të…

  5. butrinti says:

    ne asnje vend ne bote nuk ka te ngujuar per gjakmarje ,eshte fatkeqesi per femijet dhe grate te rojne me friken e gjak marjes ,po te ndyshoj ligji ,kush vret per gjakmarje ,te vritet ,pa kaluar fare neper dyer gjykatash ,,te shikojne te tjeret ,ky ligj eshte mese i domozdoshem ,se cfaj ka djali ,babai ,nipi ,mbesa per nje vrasje qe nuk e kan ber ,,po su ndryshua ky ligj ,nuk kemi as ne per te ndyshuar ,se ne fund te fundit frika ruan veshtin

  6. Kurbetliu says:

    Do e rregulloje Saimir Tahiri kete pune, fillimisht do vare Mesilen tek palma pastaj 100 dite i ka vene vehtes dhe te gjoret femije te ngujuar do fillojne rregullisht simestrin e dyte. Per kete preim Rilindjen me padurim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje