TemA TV/ Rama hap zyrën e deputetit në Vlorë dhe premton: Pushtet për zgjedhësit, jo për të zgjedhurit (VIDEO)

4 Shtator 2013, 19:21Sociale TEMA

Të mërkurën është çelur zyra e deputetit të qarkut të Vlorës, Edi Rama, pas përzgjedhjes së personave që do të punojnë në këtë zyrë.

Nga 252 persona që kishin aplikuar për të punuar në këtë zyrë, janë përzgjedhur tre prej tyre: Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj.

Që të tre kandidatët fitues janë nga qyteti i Vlorës, janë shkolluar me rezultate të larta në universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, kanë eksperienca të mira pune dhe i janë përgjigjur më mirë pritshmërive të stafit përzgjedhës të caktuar nga Edi Rama.

Duke folur pas hapjes së zyrës, Rama deklaroi: “Jam shumë i kënaqur që jam këtu më ju dhe që një konkurs me 252 kandidatë përfundoi me suksesin e një përzgjedhjeje të tillë, por edhe u zhvillua në respekt të plotë të të drejtës së gjithsecilit për t’u provuar. Kjo është filozofia e re që ne duam të jetësojmë përditë në qeverinë e krijuar nga vullneti i një populli të tërë për të ecur më shpejt drejt një rilindjeje shqiptare dhe njëkohësisht unë dua që kjo zyrë të kthehet në një model të bashkëjetesës mes deputetit apo deputetëve dhe zgjedhësve të tyre. Është zyra e një deputeti, pavarësisht se unë jam kryeministri. Kjo zyrë nuk është një zyrë punësimi, në kuptimin që njerëzit të vijnë këtu dhe të marrin punë. Kjo zyrë nuk i mbivendoset as institucioneve të shtetit dhe as funksioneve që kanë drejtuesit apo strukturat e institucioneve të shtetit. Është zyra ku çdo qytetar i Vlorës, i qytetit dhe i rrethit mund të vijë dhe të ndajë me ne shqetësime, të bëjë sugjerime, të sjellë ide, të shprehë çfarë dëshiron të na thotë lidhur me probleme të vendit, të qytetit, të fshatit, të komunitetit dhe ne kemi detyrimin ta dëgjojmë dhe me respektin më të madh t’i gjendemi pranë apo t’i japim asistencën e nevojshme, për t’a drejtuar aty ku duhet, ku është fjala për të zgjidhur probleme të caktuara”.

Alma Binaj, një nga të përzgjedhurat për të punuar në zyrën e Ramës, tha se “në institucionet shtetërore në Vlorë nuk na është dhënë mundësia për të konkurruar dhe për të fituar të drejtën për të punuar në këto institucione. Falë jush na është krijuar mundësia për të konkurruar dhe pas një përzgjedhje të kujdesshme të jemi pjesë e kësaj zyre”.

Kurse Arjola Sulaj tha: “Unë kam mbaruar studimet në Bolonja të Italisë, në Universitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kam bërë dhe një Master për Administrim të Qeverisjes. Kam punuar në prefekturën e Bolonjës në zyrën e nënshtetësisë, ku merresha me praktikat e të huajve që kërkonin nënshtetësinë italiane. Njëkohësisht kam bërë disa eksperienca pune si vullnetare për një qendër të të huajve dhe klandestinëve në Itali, ku kam punuar si përkthyese”.

Bevis Shehaj theksoi se “ishte një privilegj i jashtëzakonshëm të vija të punoja me ju. Më ka bërë jashtëzakonisht shumë përshtypje mënyra se si u zhvillua konkursi i pranimit. Intervista, pyetjet që më bënin apo dhe më pas postintervista. Unë kam pasur eksperienca në SHBA si në Nju Orlins apo San Francisko gjatë studimit tim në Varshavë, por këtë seriozitet që ishte në ekipin përzgjedhës mua më ka lënë vërtet të habitur. Unë vërtet kam nota të mira, por eksperiencë në punë nuk kam shumë. Po, kam qenë pedagog, megjithatë të punoj me ju, është privilegji më i madh që më është dhënë në jetë”./ep

19 komente në “TemA TV/ Rama hap zyrën e deputetit në Vlorë dhe premton: Pushtet për zgjedhësit, jo për të zgjedhurit (VIDEO)”

  1. ana says:

    Ekzibicionizma te panevojshme
    dhe anti-institucionale.

    1. Eri says:

      Mbase do ishin te tepruara keto shfaqje ne nje situate tjeter te konkurences se lire ne cdo fushe, por ne kete moment vendi ka nevoje te ndihet pak ere ndryshimi dhe shprese. Mbivendosje institucionale nuk mund te quhet nese Rama i paguan ata me rrogen e tij te deputetit. Ata thjesht jane mekembesit e tij dhe bejne punen qe ai duhet te bente si deputet i Vlores duke marre kontakte me votuesit dhe degjuar problematiken, hallet dhe sugjerimet. Eshte dicka mese normale kur mendon qe ende ka nga keta derra deputete qe mendojne dhe thone qe mjafton te var xhaketen dhe behem deputet ne X apo Y zone.

    2. fl says:

      Ky institucinalizem alla-shqiptarce qe eshte instaluar keto 22 vjet duhet shpartalluar.

      Bravo Rama!

  2. baca says:

    o rama lëre shown po futju punës pas 1 jave me kokë , populli nuk është budalla, e pe çfarë i bëri berishës e nguli në bythë, sala bënte show 24 orë në TV.dhe bënte më mirë se ty, prandaj punë po do 4 vjeçarin tjetër

  3. Yplala says:

    Ndonje shprese nga Amerika po ka mire po ju qenkeni te gjithe llume kjo eshte “Demagogji”

    1. Eri says:

      A qenie inferiore cdo gje e pret nga Amerika.
      Demagogjine e vlereson pas 4 vitesh zotrote, s’ta jep pershtypjen se je aq i zgjuar per te bere parashikime.

    2. andi says:

      Per njerez te humbur apo shpellare qe duan te vjedhin e krijojne banda krahinore kjo ju duket Demagogji!!! Po prisni o budigarde te se keqes, duroni nja 100 dite e mandej filloni e jepni dhe mendimet tuaja kaq te levyera. Po kete lloj politike e keni pare ndonjehere ne enderr? Jo them une se ju edhe endrrat i shikoni me Ujqe e Harusha, me shpata e me shkrehje pushkesh prej mbas kacubash apo mbas gardhesh. Mesoni te shkruani e te kuptoni cfare shkruhet o njerez kusherij te pare Majmunit.

  4. Besmiri nga Luari says:

    Bire Selmani nenes ke te qaje me pare……..

  5. tani says:

    Edhe ketu gjasme pa njohje .shum mire e din tè gjithe né vlore me ké kan lidhje keta tè perzgjedhurit e ketij karit

    1. titi says:

      Po thuajeni ta marrin vesh te gjithe…

  6. luis says:

    Pse disa nga ju dukeni skeptike apo xheloz ne keto gjera qe paraqet kryeministri i ri sepse kjo nuk eshte vetem nje risi e papare ndonjehere me pare,por kjo tregon se vertet kerkon ta beje europen ketu dhe kjo fale tij do behet realitet dhe vetem atehere shume qorrave qe ndiqnin prapa liderat dallkauke si Saliu me shoke do kuptoni dhe do te ndergjegjesoheni se paskeni qene ne rruge te gabuar.
    Une jam i bindur dhe nuk ma do mendja te gaboj ne parashikimet e mia se Edi Rama do i jap lavdi te papare kombit te vet si kurre me pare dhe uroj qe te mos gaboje ne nje te ardhme pas disa vitesh te na lere nje tjeter lider si vehten e tij qe Shqiperia te krijoje traditen e ecjes perpara dhe jo te ecjes si deri me tani nje hap para e disa prapa.
    URIME ZOTI RAMA NE DETYREN E LARTE QE TE KA BESUAR POPULLI.

    1. Alb says:

      Eshte nje gur themeli, ne ate qe do te pasoje. Gjerat e mira vijne me ngadale, sepse pengohen, por do te vijne s’ka kthim mbrapa

  7. rolandb says:

    Na cau derrasat ky Rama pa filluar nga puna. ankoheshim nga Sala qe na dilte dite per dite ne televizor. ky qenka allahu na ruajt, me keq se ai.

    Tani ka mbetur qe edhe kur te shkoje atje ku shkon mbreti ne kembe te lexojme neper gazeta: Rama sot shkroi ne Twitter: ” sapo dola nga ajo dhoma. shume i mbresuar nga era dhe ngjyrat “.

  8. Yplala says:

    Er inferioritetin e krijon sjellja juaj prej militanti qenia juaj zgjedh prijesin nga sllogani dhe perpiqent ta zboij duke duruar perbuzjen dhe urin si (saliu)

  9. aldo says:

    Rama 2000 euro rrogen dhe po 2000 euro paguan keta te tre . Na mbeti Rama fukara

  10. lili says:

    Bile keta qenkan me shkolle,dmth me mènd,nje mije hère ma mire se horrat e rrugacet qe pdja zgodhi

  11. SHQIPTARI says:

    NJE KRYEMINISTER NUK I HEDH DOREN NE QAFE PUNONJESVE TE VET SE NUK I KA DASHNORE!!EKZIBICIONIZEM ANTI INSTITUCIONALE DHE DISKREDITIM PER ATE VETE!!!

  12. SHQIPTARI says:

    ME PARATE E KUJT DO PAGOHEN KETA!!

  13. Tolo says:

    Rama kerkon te bjere ne sy,te jete novator ne çdo fushe dhe kudo.Personalisht mendoje se disa nga keto show qe ai ben jane te panevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje