TemA TV/ Lorik Cana: Të qëndrojmë me këmbë në tokë (VIDEO)

4 Shtator 2013, 18:47Sociale TEMA

Shqipëria po kalon një moment të shkëlqyer, duke parë rezultatet e arritura në 18 muajt e fundit, periudhë në të cilën në drejtimin e kuqezinjve ndodhet Xhani De Biazi, ku kanë arritur rezultate që nuk ishin menduar kurrë më parë. Objektivi ‘Brazil 2014’ është ende i mundshëm, dhe jo një utopi siç mund të mendohej.

Në prag janë dy ndeshje për të mos u humbur, në të gjithë kuptimin e fjalës, jo vetëm për tifozët, por edhe për lojtarët, që kanë shansin e madh për të shkruar historinë nëse arrijnë rezultate positive në transfertat kundër Sllovenisë dhe Islandës. Në konferencën e radhës për shtyp, këtë herë është shfaqur kapiteni Lorik Cana, i cili në krahun e tij ka pasur Ansi Agollin. Të dy kanë premtuar impenjim maksimal dhe përkushtim për të arritur rezultate pozitive. Të gjithë duan të arrijnë historinë, por gjithashtu kërkojnë që të gjithë të qëndrrojnë me këmbë në tokë.

“Jemi në një pozitë që nuk kemi qenë kurrë më parë, por akoma nuk kemi bërë historinë. Nuk dua të bëj premtime, sepse nuk jam politikan. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë, që i ka të treja rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por qëndrojmë edhe me këmbë në tokë” është shprehur kapiteni Lorik Cana.

“Duhet të pranoj se në këtë ndeshje ne nuk nisemi si favoritë, ashtu si edhe në shumë ndeshje të tjera. Por, premtoj se do të japim maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv”, vijoi ai.

Mbrojtësi i Lacios, i cili rikthehet në një ndeshje eleminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë në qershor në “Qemal Stafa”, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj. Cana e kupton rëndësinë e kësaj mungese, por shprehet i bindur se kushdo që do të luajë, do të jetë në lartësinë e detyrës, pasi forca e kombëtares shqiptare është grupi.

I qetë është shfaqur edhe mesfushori Ansi Agolli:

“Sllovenia ka lojtarë shumë të mirë, si edhe një trajner me shumë eksperiencë. Ne do të mundohemi të mos pësojmë gol në radhë të parë, por edhe të kundërpërgjigjemi, sepse nuk po shkojmë për shëtitje. Ata janë favoritë, edhe pse ne i kemi mundur në ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë”.

3 komente në “TemA TV/ Lorik Cana: Të qëndrojmë me këmbë në tokë (VIDEO)”

  1. loni says:

    Sllovenia eshte shume me e forte pas rikthimit te Katanec si trainier.Gjithashtu disa nga lojtaret qe ishin terhequr nga kombetarja Sllovene jane rikthyer pas ardhjes se tij. Shqiperia duhet te beje shume kujdes ne mbrojtje.Nje fitore do ishte ideale per ne por edhe barazimi eshte i pranueshem.Humbja do te thote pothuajse lamtumire e garantuar per nje vend ne Brazil 2014.

  2. celsi @murinjo says:

    urime,kombetares.luani si une kundra barcelones,kundra bajernit.urime

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    NAUK E DIJA QE QENKA kerci-thari dhe KERCI -KUQI ,KATANEC ,trajner .
    Si lojtar ka qene KEMBE -PEC por shume i hidhur ,nje lloj PETER CROUCH ,i ANGLISE .
    E kam parasysh ne VLORE NE 1987 me PARTIZANIN e BEOGRADIT ,por edhe ne kthim ne “NARODNI ARMIJ ,ku thuajse nuk u duk .
    Por me kombetaren kur ishte lojtar na ka rrahur nuk jam i sigurte ne se luante apo ishte trajner .
    CANA ,ne intervisten qe jep ,eshte sa i drejteperdrejte ,po aq edhe i vertet ,por edhe diplomat .
    Do deshiroja me gjithe shpirt ti mundnim tu merrnim 3 piket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje