TemA TV/ Meta: Integrimi evropian është në krye të axhendës sonë (VIDEO)

4 Shtator 2013, 13:08Sociale TEMA

Kryetari i LSI, Ilir Meta, i pranishëm në datat 1-3 shtator në Bled të Sllovenisë ku u zhvillua “Forumi Strategjik i Bledit” me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga Europa dhe bota, deklaroi se roli i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë konstruktiv, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. “Pikërisht, në këtë frymë bashkëpunimi rajonal, edhe dialogu Kosovë– Serbi do të jetë akoma edhe më konstruktiv për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta dhe të nevojshme politike dhe ekonomike, midis dy vendeve dhe popujve,” theksoi Meta.

Meta tha se realizimi i projekteve të përbashkëta rajonale apo krijimi i tregjeve të përbashkëta rajonale, siç është ai i energjisë, do të ishte një vlerë e shtuar në funksion të një rëndësie më të madhe gjeostrategjike të rajonit.

Kryetari i LSI theksoi se integrimi europian është projekti politik më madhor i Shqipërisë, por edhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në çdo rast kostoja e procesit të integrimit europian për të gjithë rajonin dhe për BE-në, do të jetë shumë më e ulët se ajo e izolimit dhe lënies jashtë BE-së së vendeve tona,” tha Meta./ep

5 komente në “TemA TV/ Meta: Integrimi evropian është në krye të axhendës sonë (VIDEO)”

  1. akil says:

    Po ik o hajdut mban dhe ti leksione integrimi.Po keshtu eshte kur ke te besh me shqiptar idiot.

    1. plaku says:

      akil,
      Sovrani vendosi dhe Meta ne kete forum perfaqeson Shqiperine duam ne te dy apo jo. Keto jane rregullat e demokracise. Qe integrimi do te behet kjo pune ka marre fund. BE ne se do qe, te kete force duhet qe te fusi te gjitha vendet e Europes pa perjashtim ne BE.

      Ne Arenen nderkombetare po dalin lojtare te tjere te fuqishem ne njerez dhe ekonomi si Kina, India, Brazili etj. Shekulli i 21-te nuk eshte me vetem shekulli i Europes dhe Amerikes.

      Tani Europa ze vetem 7% te popullsise boterore prej 7 miljarde banore dhe ka nje prodhim bruto vjetor prej 25% te PBB boterore dhe BE jep per anen socjale mbi 50% te asaj qe jep bota e tere. Ne vitin 2050 popullsia boterore do rritet ne 9miljarde dhe Europa do mbetet vetem 500miljone. Pra ne se Europa do qe, te kete nje fare peshe ne bote dhe ti ndigjohet fjale duhet te rritet duke futur vende te reja ne Bashkimin Europjan. Keto fjale qe shkrova siper i ka thene para nje jave kanzelarja e Gjermanise Angela Merkel.

      Une jam i bindur sikur edhe te mos doje Shqiperia ajo do futet ne BE se nuk ka rruge tjeter.Te dy palet do te perfitojne.

      Pershendetje

  2. unknown says:

    O fshatar Skrapari, Integrimi s’ka te beje me vjedhjen, qe eshte e vetmja gje per te cilen te punon mendja ty.

  3. rebeli says:

    Sikur te beje urte e bute ate kryetarin e parlamentit dhe te mos na e ç…b me avazin e vjeter te integrimit se na kujton kohen e doktor rumpalles.Mjaft spekulluat duke na çare bythen me integrimin europian.Keni 23 vjet nme integrim.Boll nuk e duam me integrimin.

  4. Levizja Socialiste per Interes says:

    Siç qe ne axhenden e Ivo Sanaderit ish-kryeministrit kroat qe feston nga “fresku” hyrjen e Kroacise ne BE.
    Pa u hapur dyert e “freskut” edhe per ty ish-aleatin tend (si pe Sanaderin) s’ka integrim ne BE per Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje