TemA TV/ Rama me Thaçin: Së shpejti vizitoj Prishtinën. Do t'i mbledhim dy qeveritë në Prizren (VIDEO)

6 Shtator 2013, 18:26Sociale TEMA
TemA TV/ Rama me Thaçin: Së shpejti vizitoj Prishtinën. Do

Foto: Jutta Benzenberg

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, priti në një takim kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, duke deklaruar se shumë shpejt do të vizitojë Prishtinën, ndërsa më vonë do ketë takime të përbashkëta mes dy qeverive.

“Ramë në një mendje me kryeministrin që pas vizitës së menjëhershme që unë dhe një pjesë e konsiderueshme e ministrave do të bëjmë në Prishtinë, sapo të kemi kryer normalizimin e qeverisë, të fillojmë menjëherë përgatitjen e një takimi dy palësh mes të dy qeverive, një takim i përbashkët që ne do ta kthejmë në një institucion për t’i dhënë një shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh, në të gjitha ato fusha që bashkarish kemi identifikuar.

Me shumë kënaqësi po ja kaloj fjalën kryeministrit dhe jam i bindur që bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi personalisht do të sjellë hapa të tjerë në rrugën e një bashkëpunimi, që nuk fillon me këtë qeveri dhe sigurisht do të mbetet rruga e përbashkët drejt ëndrrës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar,” tha Rama.

Kurse Thaçi fillimisht uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si të lira, ndershme dhe demokratike. Thaçi konfirmoi se takimi mes dy qeverive do bëhet fillimisht në Prizren.

“Në takimet që kemi zhvilluar ditë më parë, edhe në Zagreb jemi takuar gjithashtu, edhe në Prizren dhe sot në selinë e Partisë Socialiste vetëm pak ditë përpara sesa ta merrni përgjegjësinë, duke ju uruar për marrjen e përgjegjësisë së re, jemi dakorduar për hapat e parë që do t’i ndërmarrim, e para me vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në Kosovë në ditët e ardhshme me një pjesë të kabinetit qeveritar. Gjithashtu jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane.

Ju falënderoj gjithmonë për mbështetjen që na keni dhënë. Edhe në përgjegjësitë tona që kemi treguar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës dhe të Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, të Kosovës dhe të Serbisë është edhe në interesin e gjithë rajonit, prandaj ne do të punojmë për Shqipërinë europiane, Kosovën europiane, për rajonin evropian,” tha Thaçi./ep

2 komente në “TemA TV/ Rama me Thaçin: Së shpejti vizitoj Prishtinën. Do t’i mbledhim dy qeveritë në Prizren (VIDEO)”

  1. A says:

    Jane te gjitha mundesite qe 2(dy) shtetet shqiptare SHQIPERIA dhe KOSOVA te bashkepunojne ngushte per te miren e perbashket te popullit dhe kombit shqiptar pa shkelur dhe thyer asnje ligji nderkombetar.
    Bashkepunimi te filloje sa me shpejt ne ekonomi, ne industri, ne tregeti, ne arsim, ne kulture, ne transport te filloje ndertimi i hekurudhes se shpejte.
    Sa me te fuqishem te jemi nga ana ekonomike dhe financiare, aq me te fuqishem behemi edhe nga ana politike.
    EDI RAMA te ka ardhur “zogu” ne dore qe te besh dhe te rregullosh dicka, sepse je qytetar dhe qytetar kryeqyteti.
    SALI BERISHA shpellari u tregua egoist dhe me mendesi te thekesuara prej katundari, te cilat i demostroj ne te gjitha drejtimet e mundeshme si i pa emancipuar qe eshte.
    Por, sa te marrish frenat e qeverise ne dore duhet bere urgjentisht inventari, auditimi i shperdorimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve qe ka bere qeveria e menderit SALI BERISHA, familja biologjike dhe klani i tij mafioz. Ne te kundert te gjitha bemat negative dhe perverse te veta SALI BERISHA do ti rrasi ty si pa gje te keq.
    Puna eshte e madhe, por punove mire gjithcka do te jepet nga rezultatet.
    Votat ne drejtim te Partise Socialiste dhe te Majtes ne pergjithesi kane qene te mbare popullit shqiptar pa dallime idesh dhe krahinash sepse SALI BERISHA ZOLLUMIN e ka bere te jashtezakonshem dhe u be nje njeri i bezdisur, i merzitshem dhe i pa skrupullt.

  2. plaki i dine says:

    O Edi ne se ti nuk e
    Vene Salen, Luli me halabaket dhe sèounet ne banken e te akuzuarve…,karikja te flakerin, dhe ne vendin Sales shkon ti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje