Lajm i mirë/ Mjekët dhe pedagogët ngrihen në protesta në mbrojtje të ambienteve të tyre

6 Shtator 2013, 11:50Sociale TEMA

Prej ditësh raportohet se pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës janë ngritur në protestë kundër një godine që po ngrihet në atë që duhej të ishte pjesë e hapësirës së tyre.

Problemi është se pronari i godinës ka arritur të rrëmbejë një leje ndërtimi, duke e bërë të ligjshëm ndërtimin e tij.

Megjithatë pedagogët thonë se nuk do tërhiqen dhe se do bojkotojnë vitin e ri akademik në rast se nuk merret një masë nga shteti.

Ndërkohë sot në protestë u ngritën edhe mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Ata kundërshtojnë prerjen e pemëve për zgjerimin e një parkingu.

Sipas tyre, kjo është një masakër mjedisore, pasi po priten pemë që kanë dekada të tëra aty.

Mjekët thonë se nuk është normale që pasi të qëndrojnë për shumë kohë me duar në gjak, të mos shohin pak gjelbërim që do i qetësonte.

Një mjek tjetër thotë se do ishte mirë që të shembeshin lokalet e shumta brenda QSUT dhe të ngrihej parkingu.

Mjekët shprehen se parkimi bllokon edhe shërbimin e urgjencës, pasi ndalesa e urgjencës do të bëhet disa metra larg, duke detyruar familjarët që t’i fusin të sëmurët në krah në spital.

Lajmi i mirë është se mjekët janë ngritur në protestë, edhe pse ata thonë se komuniteti i tyre është i përçarë në këtë drejtim./ep

13 komente në “Lajm i mirë/ Mjekët dhe pedagogët ngrihen në protesta në mbrojtje të ambienteve të tyre”

  1. Vlora says:

    PO!

    tani qe macja iku, filluan te dalin minjte.

  2. agron says:

    Ruspa dhe fadroma i zgjidh keto halle ..dhe pas asaj le te ndertohet bota e re

    1. fl says:

      Po nuk doli Edi Rama vete te ngasi ndonje ruspe, veshtire e shikoj

  3. skelari migrues says:

    Pervec faktit te koncepteve urbanistike, apo pamjes se momentit, duhet sqaruar se ajo toke nuk ka qene asnje here pjese e truallit te universitetit (shtet, dmth); aty ka patur banesa private me oborr, qe kane marre leje nderitmi qe ne 2004, nese nuk gaboj, biles kohe perpara se sa te ndertohej godina e re e Fakultetit Ekonomik. Pezullimi ka qene prej qeverise, per arsye qe nuk i di. Do deshiroja qe Dhori Kule te thoshte ndonje fjale per privatizimin e godines shteterore ne krah te ambasades amerikane, pasi eshte me e moralshme te mos privatizosh prona te shtetit sesa te shtetezosh prona te privatit. Me kane zhgenjyer mediat per qendrimet pa profesionalizem ne raste te tilla…akoma nuk dime se cfare godine eshte, sa kat, cfare kondicionesh shkel, etj, etj…

    1. Mjaft me fakte te kryera says:

      @ skelari .
      A e ke idene qe ka nje plan urbanistik dhe ca rregulla qe te lejojne te ndertosh vetem po respektove ca distanca nga institucionet ku perfshihen edhe ato arsimore? A e di ti zoteri qe tek ajo prone private ne fillim te viteve 2000 u ngrit nje motel dritaret e te cilit ishin jo me shume se 3 metra nga dritaret e nje instiducioni te nderuar arsimor ku duhet te edukohen te rinjte? A e di kush ia vuri kapakun atij turpi? Dita kur nje vajze e re u hodh nga dritarja e atij moteli per t’u ngulur mbi kangjellat rrethuese ne sy te qindra studenteve. Atij moteli iu vu ruspa, ashtu sic meriton edhe ky ndertim bastard leja e te cilit u leshua dhe u anulua nga Keshilli i Rregullimit te teritorit dhe qe jo me larg se maji i ketij viti u ndalua edhe me urdher nga gjykata. Ketij ndertimi qe perfitoi nga rremuja e zgjedhjeve dhe mungesa e shtetit per te bere ne 2 muaj ate qe nuk guxoi ta bente ne 9 vjet!
      Bravo pedagoget dhe studentet e ekonomikut!

      Ky ndertim eshte pezulluar nga gjykata dhe n

  4. hoxha irfan says:

    Kane dale ne zonen neutrale,pse nuk dolen ne front?Dihet qe PS eshte nenmadhja e shpresa natyrale e shqiptareve.Ne kundershtim me PD vrastare,PS krijon kushtet qe njerezit te shprehen per realizimin e te drejtave te tyre jetesore.PS ta mare seriozisht realizimin e premtimeve e PD mos e shfrytezoje per dobesi te PS ngritjen e njerezve ne greva e demonstrata per te drejtat e tyre te cilat me PS ne pushtet pritet te jene te shumta.

  5. burreria says:

    RILINDJA te jep force,te heq ndryshkun.te shkund e te rit besosimin per te drejten.
    ja pse u ngriten studentet e pedagoget e fakultetit te ekonomise.ju lumte stafit e
    prof.sulo haderit,qe luftojne per dinjitet,qe mjedisi i tyre te rezatoje kulture.
    Demokracia nuk eshte dhune mbi institucionet e arsimit,dhe kryebashkiaku hesht,nuk ndigjon zerin e studentevet,e kryeministri edhe mjek i deshtuar,mban fjalimin e parajses,por ne fer do te shkoje .Dhe nuk flet per hallin e studenteve qe kane te drejte,tu pastrohet korupsioni nga obori,po llomotit qe te zezat per 23 vjet qe i solli popullit, ti japi shkelqim me parate e korupsionit.
    rilindja do fitoje, ajo ju jep force studenteve.

  6. besim says:

    Prsh Tema, absolutisht qe ceshtja e cila shtrohet ne artikull eshte tejet e rendesishme, pra ndergjegjesimi i grupeve te interesit dhe publikut per te protestuar ndaj masakres mjedisore dhe korrupsionit dhe pisllekut, por ju lutem, nese mund te shkruhen disa arktikuj me profesionale, qofte per sa i perket anes konceptuale ashtu dhe perdorimit te gjuhes. Fjali rremuje, sikur behet muhabet ne kafe qe ” me tha doktori qe i kam duart me gjak dhe kam nevoje per pak gjelberim” , nuk e di, por kjo menyre te shkruari me ben te mendoj qe vetem katranjoset e shkolles se gazetarise bejne lajme sot ne mediat ne Shqiperi. Publiku ka nevoje per lajmin por dhe per nje menyre te shkruari qe mund te pertypet.

  7. kali kuq e ka nje huq says:

    A moj fare e keqe,sa qe ai”babloku” ne pushtet ju dridheshin leqet e kembeve,nuk u ngritet ndonje here per gjate 8 vjeteve qe ai “mbreteroje”,keshtu qe tani qe ai thehu kembet na u bete trima. Ysh,qelbesira ,njerez te vegjel ,pa dinjitet.Plehera te shoqerise se re Shqipetare qe ne do ndertojme.

  8. Gezim says:

    Vetem Protesta ngeli per te zgjidhur pune me keta ndyresira qe s lane tender pa mare. Helidoni do mbaroje deri ne piken e fundit, do mari sa te mundet meqe ja varen melçite ujkut ne qaf si mund te ndodhte ndryshe.

  9. pushuesi says:

    Jo 5 pije, jane 5 lloje dhe 9 pije TEMA, mos genje

  10. fieraku4u says:

    KJO ESHTE NJE GJE E MIRE….DO TE THOTE SE DEMOKRACIA PO KTHEHET NE SHQIPERI…DIKTATURA E SALIUT RA.

    ME KUJTOHET NJE SHPREHJE FAMSHME E NJE SHKRIMTARIT QE NUK KUJTOJ EMRIN TANI.

    DUA TA CITOJ:

    NE NJE VEND KU TE RINJTE STUDENT NUK DALIN TE PROTESTOJN, DO TE THOT QE NUK KA DEMOKRACI.

  11. sh-p says:

    Mos jan ata intelektualet qe hodhen firmat te ajo lista.Po po ata legena duhet te jene.Spse ne si komb asnjehere skena sakrificu,gjithmon me trathtina,servilizma e me futje njeni tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje