TemA TV/ Rama: Ka një nivel të lartë aprovimi për qeverinë e re, por kujdes me punësimet e njerëzve (VIDEO)

6 Shtator 2013, 12:43Sociale TEMA

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari dhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, përsëriti se vota masive për koalicionin e majtë do të thotë se ata duhet t’i japin fund praktikave të shpërdorimit të pushtetit.

“Secili prej nesh lypset ta meritojë përditë mandatin e vet parlamentar ose qeverisës, pa harruar asnjë zotim të dhënë para popullit; Pa harruar asnjë plagë e dhimbje të ndeshur mes njerëzve në rrugëtimin e mundimshëm të fitores; Pa harruar asnjë sjellje të shëmtuar dhe veprim të gabuar të humbësve të 23 qershorit, për të mos i përsëritur kurrsesi në emër të shumicës së re. Ndëshkimi popullor i 23 qershorit për ato sjellje vulgare e veprime brutale, ishte njëherësh urdhri i popullit sovran për ne: Mos bëni si këta nëse nuk doni të ndëshkoheni edhe më keq se këta!

Ky është një urdhër që nuk diskutohet, por vetëm zbatohet. E, ky grup duhet të vigjilojë që askush të mos e thyejë këtë urdhër, po gjithkush ta zbatojë me besnikëri shembullore ndaj Shqipërisë e shqiptarëve,” tha Rama.

Kryeministri i ardhshëm tha se ka një nivel të lartë aprovimi për qeverinë e re.

“Jam përkohësisht i lehtësuar që publikimi i skuadrës sonë të re qeveritare, nuk e cenoi pritshmërinë e lartë. Kemi një skuadër që u formua duke lexuar me kujdesin më të madh shkaqet e revolucionit të votës së 23 qershorit dhe ekzigjencat ndaj nesh të atyre 1 milionë shqiptarëve, të cilët e bënë atë revolucion jo për të ndërruar qeverinë, por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. Por, mirëpritja që opinioni publik i ka rezervuar qeverisë së re, – sondazhet tona flasin për një nivel aprovimi në kufirin 70%- i’a lë vendin, ditë për ditë dhe, ditën e hënë plotësisht  gjykimit të opinionit për ne në përballjen tonë me krizën e rëndë të vlerave morale, shoqërore dhe ekonomike që e ka dërrmuar vendin si s’ka më keq.

Këtë provë sfilitëse ne duhet t’a kapërcejmë me sukses çdo ditë të mandatit tonë 4 vjeçar, sepse çdo ditë do të jemi në provë, edhe si qeveri, edhe si shumicë e re kuvendore. Edhe si ministra, edhe si deputetë. Do të jemi në provë në qeverisjen e vendit, por do të jemi po ashtu specifikisht në provë për sjelljen ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi,” tha Rama.

Më pas Rama foli për çështjen e punësimit të njerëzve në administratë.

“Pritshmëria e lartë shoqërohet kudo me një ndjenjë padurimi krejt legjitim. Njerëzit janë sfilitur në rrugën e vjetër të padrejtësive. Janë të lodhur nga papunësia e të dëshpëruar nga varfëria. Vuajnë mungesën shumëvjeçare të përfilljes më minimale mes miliona hallesh anembanë Shqipërisë. Ne s’mund t’ua zgjidhim problemet sa hap e mbyll sytë, por mundemi ama sa hap e mbyll sytë t’u gjendemi pranë dhe të mos bëhemi problemi i tyre i ri. Duhet t’u jemi pranë rregullisht, për të vazhduar t’i dëgjojmë me të njëjtin durim si deri para disa muajsh kur kërkonim votën e tyre. Për t’u dhënë përgjigje kërkesave e ankesave të tyre. Për të siguruar që qeverisja jonë nuk do të shkëputet nga realiteti i tyre dhe që ata nuk do të mbeten të painformuar për realitetin e qeverisjes. Unë e di që ju të gjithë, njësoj si dhe unë, jeni nën presionin e njerëzve në kërkim të një pune, apo të një të drejte të mohuar me vite, apo të një mbështetjeje të munguar shumë gjatë. Ky presion, natyrshëm, do të vijë duke u rritur dhe duke u rritur duhet të vijë dhe përkujdesja jonë për të administruar me përkushtim dhe qetësi presionin për punësim, të drejta, liri e zgjidhje që njerëzve u janë mohuar prej vitesh.

Në librin e trashë të marrëzive dhe të gabimeve të pushtetit të kundërshtarëve tanë, nxin kapitulli i dhunës psikologjike ndaj administratës dhe çdokujt që ata e gjetën në punë kur filluan të qeverisin. Nxijnë krimet e flakjes pa asnjë motiv nga puna të mijëra profesionistëve e specialistëve, po edhe punonjësve më të thjeshtë të shërbimeve, që u zëvendësuan me të tjerë të cilët rëndom, nuk plotësonin asnjë kriter tjetër veç verbërisë politike. Nxijnë faqet e maskaradës së një korrupsioni që u katandis në degradimin e fundëm të shitblerjes së vendeve të punës. Ne s’duhet dhe s’do ta nxijmë librin e qeverisjes sonë me padrejtësira të kësaj natyre të ulët jo vetëm politikisht, por edhe njerëzisht.

Por ne nuk do të rijmë as duarkryq. Jemi të vendosur të mbjellim në këtë vend kulturën e konkurrencës e të meritës dhe do ta bëjmë këtë hap pas hapi. Pa i rënë në qafë padrejtësisht askujt, as edhe një njeriu të vetëm, që sot shërben me profesionalizëm në administratën e shtetit, por pa u lënë shqiptarëve në qafë askënd, as edhe një njeri të vetëm që është paguar deri më sot jo për shërbimin ndaj shtetit të tyre, por besnikërinë ndaj pushtetit që rrënoi Shqipërinë dhe rrënoi ekonominë e jetën e tyre. Shteti është i qytetarëve jo i partive në pushtet dhe s’ka asnjë dyshim se nuk mund të vazhdojë të jetë i partisë që deri dje ishte në pushtet, e cila ka bërë në këtë vend emërimet më të padrejta po edhe më qesharake në historinë e Shqipërisë – në dëm të Shqipërisë”./ep

 

40 komente në “TemA TV/ Rama: Ka një nivel të lartë aprovimi për qeverinë e re, por kujdes me punësimet e njerëzve (VIDEO)”

  1. Jani says:

    Per mua do jesh i math ne qofte se sala do dal para gjykates per vjedhjet pe krimet qe ka ber.

    1. Vlora says:

      dhe pikurisht kjo eshte pritshmeria e 1 000 000 shqiptareve.

      denimi i berishes per te gjitha ato qe na ka bere keto 20 vjet.

      duke filluar me 97-ten dhe duke perfunduar me grabitjet e dites se fundit te pushtetit te tij me 5 shtator.

    2. z.Edi RAMA; Pastrimi i Administrates dhe Institucioneve te Shtetit eshte emergjence absolute jo thjeshte per vende pune Militanteve, por Paaftesia ne cdo segment te Shtetit eshte gjithcka ka ndodhur deri dhe dje ne diten e ikjes se Qeverise Berisha nga Pushteti. Te Pastrosh Administraten dhe Institucionet e rregjimit Berisha, nje rregjim i familjes biologjike e politike te tij totalisht KRIMINALE, nuk eshte aspak hakmarrje, sepse mbi 75% e Administrates dhe Institucioneve jane me njerez totalisht te paafte me Diploma te blera apo Part-Time ne Universitete Mafioze dhe jo Serioze. Nese ke frike nga ajo cka do quhet tashme Opozite, se do beje rezistence me forma nga me kriminalet si di vetem ajo PD-Berisha & Co., perpara mbeshtetjes popullore qe ke me mbi 1-Miljon Vota te 23-Qershorit, 1-Miljon Vota per Ndryshim dhe Rilindje, por jo me njerzit e Berishes & Co., duhet te “hapesh krahun” e t’ja lesh Partine dhe Qeverine nje tjetri me Trim dhe me Mirenjohes per dhjetra-mijera te papune te rregjimit te Berishes, qe me shumice mbi 75% jane me te zot; se cka ka sot neper Administrate e Institucione qe kane cuar Shqiperine te gjithe sebashku me Berishen e njerzit e tij drejtues ne kete prag super-krize ne cdo drejtim. Prandaj; me fjalime “Demokratike” apo “Dhembshurie” sa per propagande nuk kane nevoje me as anetaret e Kryesise se PS dhe jo me ata/ato qe kontribuan ne fitoren e 23-Qershorit, jo thjeshte per te zevendesuar 1-njeri dhe shpurren e tij ne Qeveri, por per te PASTRUAR pa kurrfare dyshimi e frike Shtetin me Administrate dhe Institucione, ku jane strehuar te paafte+spiune+keqberes+hajdute te rregjimit Berisha.
      Nese do vazhdosh me njerzit e Berishes ne cdo cep te Administrates dhe Institucioneve te Shqiperise, te jesh i sigurte per FUND te shpejte.
      “”Me ish_et mbetesh ish…””: thone Indianet.
      “”Me zemergjeresi prej frikes, humbet gjithmone””: thone Anglo-Saxon_et.
      “”Nga Kriza dilet gjithmone kur ben ndryshime rrenjesore ne cdo sektor te Shtetit…””: thone Anglo-Saxon_et.

    3. SHPRESART MEMIA LONDON FOG says:

      IK ORE, BYTH SHPARTALLUM!

      http://goo.gl/FO3WJO

  2. Kjo foto me kujton Enver Hoxhen me grupet komuniste.

    1. hasan says:

      Enveri,Enveri po hajdut nuk ishte ai.Ju dha femijeve ndonje cope per nje euro?E Sala dhjeu dynjane me Sherdhenin e tij.

      1. Po more Hasan po, por Enveri ta mori dhe lopen e vetme ty dhe te la te numeroje mizat.

    2. Alb says:

      KJo foto me kujton John Kennedy

  3. Arjani nga Vlora says:

    Aman Kryetar Edi, ate Faten ma ki kujdes.Te gjithe deputetet socialiste, madje edhe ata demokrate, te degjoni “keshillat” e Fatmir nafto-elektro-piktoro-diplomatit.

  4. liri a vdekje says:

    lere librin e marrezis dhe fillo nga libri i shpis se sali hundsqepit

  5. mira says:

    Librin e marrëzisë dhe po e humbe o Ed Rama nuk ka gjë….., sepse populli e ka mësuar përmëndësh atë libër dhe do të ta hapë sa herë që ti do të përpiqesh ta “djegësh ” atë libër…..

    Mos ki merak dhe plotëso deri më një kërkesat e popullit, sepse për ato që shkruheshin në atë libër u rrëzua paraardhësi tënd.

    Kujdes sepse nqs Berisha u rrëzua me 1,000,000 vota, ti do të rrëzohesh me revolucion!

    Punë të mbarë dhe me mënd në kokë….!

    1. Alb says:

      Mira,dukesh sikur i di mire punet e atij librit….
      Edi Rama me ate qe u rrezua me 1000000vota indan nje oqean i tere. Edi Rama do te beje ne kete vend punet me te mira e gjerat me te bukura, edhe pse ky popull eshte i korruptuar ne palce, po e gjeti ligjin si nje barriere e jo si leter higjenike do te shtroje kurrizin e do ti futet punes se ndershme.

  6. jaku says:

    A je i marre ti? Skuadra jote eshte plot me njerz pa pervoje ose me hajdut qe erdhn nga qeveria e kalume. Gjith pervojn e PS e ke lan pa pune. Je krenar per Lefter Koken a Nasip Nacon a g99 qe i ke ba ministra pa punu nji dit.

  7. bajo says:

    Nga intervista e dhene prej Edi Rames ne radion France Inter si dhe ne mbledhjen e zhvilluar me deputet e zgjedhur te PS me 23 qershor 2013, kuptohet se c’fare e terheq ne politike me shume Edi Ramen dhe ku e gjen burimin e energjive qe e karakterizojne ate ne pune.Pesha e rende e votes se popullit shqiptar me 23 qershor 2013 ia ka shtuar ndjenjen e pergjegjesise per pritshmerine e popullit lidhur me reformat e reja qe do te ndermarre PS ne aleance me LSI,per t’i ndryshuar ritmin e ecjes Shqiperise drejt BE dhe unifikimit te platformes politike per te arritur kete objektiv sebashku me PD ne opozite, qe deri dje e sulmoi aq ashper. Ndeshja ne cdo hap te reformimit te pushtetit me qendrimin opozitar nuk do te jete e lehte,ndaj ketu t’i ruhet Edi Rama vdekjes politike te PS dhe te vetevetes.Populli pret dhe shpreson se drita ne fund te tunelit te gjate te tranzicionit po merr fund.Atehere me vullnet e kembengulje,me drejtesi e dituri,me hapa te matur e konkrete, ne aleance me LSI,ne marreveshje e marredhenie partneriteti me opoziten e PD,te bejne perpara ne rrugen drejt BE-se se populli eshte tashme i tejngopur me fjale dhe pret te realizohet endrra e tij “Shqiperia si Europa”.Vetem keshtu nuk bie ne gabimet e bera prej kundershtarit qe tashme eshte bere opozitar dhe premton nje lufte te pakompromis si nje opozite e forte e konstruktive ne mbrojtje te interesave kombetare e te popullit shqiptar qe i neperkembi per 8 vjet,por me se fundi i erdhen mendte. Kujdes,vetem kete lloj autokritike mos ia lejoni vetes se do te ishte marrezia me e madhe?!! Stop tranzicionit dhe mbi te gjitha qendrimeve te papergjegjeshme edhe ndaj opinionit nderkombetar !!

  8. Kujdes Kendez says:

    Anetaret e grupit parlamentar, edhe pse figura te perzgjedhura mjaft mire, do te kene edhe ne te ardhmen nevoje per keshilla te vlefshme nga kryeministri yne i ri.

    Po c’mendojne ata vete? A do i kene ata gjithmone parasysh keto keshilla, dhe a do t’i zbatojne ato vazhdimisht e ne menyre rigoroze?

    Apo do te rine si te shushatur ne tavoline duarkryqur dhe me kokat ulur poshte njelloj si skerbythjet e dhespotit.

    1. plaku says:

      Kujdes Kendez,
      Amerikanet kane nje thenje shume interesante per momentet qe do kaloje qeveria e re shqiptare. Learning by doing. Te mesojme duke punuar.
      I uroj qeveise se re pune te mbare, sepse populli ka varur shume shpresa tek ajo.

      1. Alb says:

        Plaku te pershendes! Keta flasin si bajraktaret ne 44, por Enveri i mbajti borgjezet neper zyra sa krijoi kuadrot e veta, dhe e qendroi ne maje 50 bjet ndersa bajraktaret vollen gjithe c’kishin rrjepur nga populli edhe spekulimet gjate luftes.

        Kjo do ndodhe. Eksperenca negative nuk ka asnje vlere, ndrgjegja i shpie gjerat perpara

        1. plaku says:

          Alb,
          Te njejten gje beri edhe kancelari gjerman Adenauer pas lufte se dyte boterore. Ai kuadrot e ministrise se jashteme te Hitlerit, ne se nuk kishin vrare njeri me doren e tyre, i mbajti ne pushtet sepse sic thua ti nuk kishte kuadro te tjera. Une nuk jam per gjyetine e shtrigave.

          Pershendetje

  9. labi says:

    Suksese ketij legjislatori. Suksese kualicionit fitues. Sukses qeverris se re. Suksese te gjithve. Jeni ju me shumicen parlamentare qe duhet ti ktheni besimin ketij popuulli qe shpreson. Ky popull qe di te ndeshkoj kedo qe e perbuz. Z. Rama ke pergjegjesin HISTORIKE per te bere shtetin MODERRn SHQIPETAE… Nje popull qe ka aspiruar dhe kerkon integrim ne Familjen e madhe EVROPJANE. Suksese.

  10. FENOMENI says:

    MIRA pse te djeg miza kaq shume mi xhan kur shprehet Edi Rsma

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Permbajtjen e fjalimit te sotem te Rames,e mesova nje dite me perpara.
    Sigurisht qe eshte shpejt,por nuk duhet perse te vonohemi.
    Epiqendra e sotme eshte,emerimi ne vendet e punes te grabitura nga PD-ja.
    Rama sot na befasoj,kur tha se socialisteve ju takojne vendet e punes qe do te hapen,duke bere thirje per perballimin e presionit te brendshem.
    Sot ne nivelin e drejtorve dhe nen drejtorve,jane emeruar njerzit me fanatik te PD-se.Kjo parti ka uzurpuar çdo vend pune,deri ne rojet dhe pastrueset.
    Rama ka vendosur te realizoj programin e PS-se me ultrasit e PD-se?!
    Drejtuesit e te gjithe institucioneve,duhet te zevendesohen.Neser do te jesh shume vone.
    Nano qenka larguar nga PS-ja ,por nanoizmi qenka kembekryq.Gabimet qe u bene ne kohen e Nanos,nuk duhet te perseriten,ne ate kohe doganieret nderuan shume shpejt pronaret,duke mbajtur perseri vendet e punes,por korupsioni u thellua.
    Nuk jemi kunder konkurimit per emerimet ne vendet e punes,por disa emerime duhet te behen me urgjence

  12. Teta says:

    Edi Rama bashke me deputete te mbajne premtimet qe u bene njerezve qe i votuan.Tu sigurojne pune,tu rrisin mireqenien, tu sigurojne rend e qetesi si dhe arsimim ne te gjitha nivelet.Te mendohet qe te pakten nje anetar ne familje te jete i punesuar ne shtet,dhe te rriten pagesat per ndihmen sociale dhe te te paafteve.Ka edhe plort gjera te tjera por mendoj se keto jane me te domosdoshmet.

  13. antonio says:

    Ministrat e RINJ duhet te kene AFTESINE,PERSONALITETIN DHE DINJITETIN E POSTIT TE LARTE,qe u eshte besuar!!!
    Nuk duam te shikojme apo degjojme ministra KUKULLA SI DORDOLECE,qe bejne cfare u thote kryeministri,ndersa IDETE E TYRE SHKONIN VETEM PER TE VJEDHUR!!!

  14. linda says:

    Lere te shkuaren dhe fillo nga puna per te ardhmen.
    Dakort mire qe e shreh edhe vete duke e krahasuar me
    “libër tejet të trashë të marrëzisë”,por kjo marrezi
    do te ndeshkohet APO JO.

    Apo keto perralla i ke sa per gazetat, futja kot.
    Fillo punen dhe justifiko besimin qe te dha populli me
    vote dhe mos na bej laron si ai qe iku.

  15. Ina says:

    Marrezia e tyre arrin ne krim e ata individe te peshtire qe sapo lane karriget duhet te pergjigjen para popullit per pasurite e miliardat neper llogari. Ata nuk ishin ministra e qeveritare por thjesht disa zhvates te pangopur te pasurise kombetare e ne ndonje vend tjeter, keta do ishin prapa hekurve me duar ne pranga duke dhene llogari per krimet qe kane kryer. Fatkeqesisht ne kete vendin tone, gjithcka shkon per se prapthi; shpresoj dhe uroj vetem qe Edi me kabinetin e ri qe ka te shnderroje rrenjesisht kete vend, ne rradhe te pare ne mendesi e mentalitet. Jam e liruar qe me ne fund nuk do degjojme me marrezira neper mbledhje qeveritare maratone ku nje tellall i papergjegjshem tallej me miliona njerez qe ndiqnin nga ekranet…

  16. SOS, SOS, SOS ......... says:

    -Z.Rama …. nuk e kupton qe Krimineli Shpellar, Baraktari komunist verior Sali Bisha te ka hapur “qellimisht” probleme dhe nje toke te djegur ?
    -Nese Ti nuk e arreston Ate shpejt do te biesh.

  17. eksperti says:

    E.D.

    marrezite duhen ndeshkuar – nuk lehtesohen viktimat e regjimit te salepit te prishur duke valvitur flamurin e pandeshkueshmerise sic beri bytheci Nano ne 1998!!! A falej 1997 a falej 1998 JO JO JO. Ne asnje vend te botes nuk faleshin keto krime shtetrore – PS fali ngritjen e piramdiave dhe grushtin e shtetit – ke edhe midis vedit ca nga ata socialiste buthece te vegjel qe falen kriminelet e 1997 dhe 1998.

    Marrezite nuk marrin fund nese ato mbyllen ne librat e mosndeshkimit.
    Se pari ke pune me krimnelet e fresket – gardistet dhe gerdecaret si delijorgji qe bredh i lire – eshte turp shtetror qe ky vrases te lirohet kur ne punishten e tij u vrane 25 rob te zotit. Pastaj vazhdo me gjykatesit kriminele qe denojne viktimiat !!! Jane hapa teper te rendesishem qe populli nuk do ti harroje kurre.

    1. plaku says:

      Eksperti,
      Me fal por neve tre miljon popull jemi gjithsej. Ne se fillojme te bejem vetem gjyetine e shtrigava sa do katandisemi. Mos valle duhet marre eksperienca e Afrikes se Jugut ku viktimat neper gjyqe publike falen “xhelatet” ( nuk po gjej fjale tjeter ne te bute) e tyre.
      Mos harroni se cfare bene komunistet ne vitet 1944-1948 duke cdukur shtresen e mesme dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
      Ndoshta une e kam gabim dhe ti ke te drejte. Une mendoj se ne jemi ketu ne Forum te mesojme nja njeri tjetri nepermjet nje debati civil.

      Pershendetje

  18. nuri says:

    Ruci perseri ne krye te grupit parlamentar te PS-se. Rilindje me Rucin ose “Shit Rilindje”. Paralajmerim per zhgenjime te pritshme nga qeveria Rama & Co. Me kete veprim Rama tregoi se eshte peng i Rucit dhe vetem nje marionete e krisur ne duart e tij. Ish komunisti plak Berisha iku por Komunisti dhe Ministri i Brendshem i fundit te Mohikaneve te kuq Ruci mbeti. Turp dhe fatkeqesi kombetare. Nuk e di si ndjehet antikomunisti Arvizu ?

    1. plaku says:

      nuri,
      Edi tani ka nje siutuate shme te veshtire qe gjermanet e quajne “Eiertanz”, valle mbi veze. Mos harro se edhe ne PS ka shume rryma e ndryshme te kunderta me njera tjetren. Rama eshte i detyruar ti mbaje keto rryma ne ekujliber. Politika eshte vetem kompromis dhe asbje tjeter. Mendoj se kur diskutojme per Ramen, Brenda mundesive, ta veme vehten ne pozicjonin e tij.

      Pershendetje

  19. joti says:

    ti me duket vetme llafe do kesh dhe do jesh vazhdimi sales te shogim ke do futesh ne burg qe the vet dhe more voten do i fus ne burg ata qe vjedhin pronen publike dhe fondet publike dhe od luftoj korrupsioni e gjyqsorit dhe kudo cod minister do pergjigjet qofte dhe per nej qindark shpenzim apo tender

  20. Methati says:

    Z. Rama duhet te besh kujdes me punesimin e njerezve qe te kane dhene voten. Duhet ta kuptosh jo me fjalime dhe premtime, por me vendosmeri se ne krye te puneve duhet te vesh njerez qe kane pergatitje te larte profesionale dhe te jene edhe me thinja ne koke, si te gjithe homologet e tyre ne Europe e SHBA.

    Njerezit e PD-se jane tashme te sistemuar ku ne universitete private, ku ne qendra biznesi vetjake apo te dhena nga PD. Njerezit e PS-se jane te varfer, te cfilitur nga papunesia, nga inkuizicioni politik I PD-se, I klanit te saj dhe kemi pyetje se çfare do te behet me pronare te tipit Henri Cili, Artan Hoxha etj. te cilet kane nxituar tu japin poste dhe vende pune konsulenteve te nje kryeministri tradhtar, me koncepte dhe praktika neonaziste e kriminale, si e ke thene edhe vet ne takime me popullin.

    Po me ata qe kane fituar gjyqet çfare do te behet ? Kur do te punesohen ata ? Nuk duhet te kesh frike dhe ne emer te nje bote “europiane” t’i lesh ata te presin, kur kane provuar persekutimin me te eger politik. Duhet te shprehesh sa me pare.

    Mendoj se ministrat nuk duhet te qeshin shume, se Shqipeia e tere edhte ne varferi dhe ne lot nga krimi, vrasjet, vjedhjet etj?!
    Duhet te afrosh me te miret menjehere, sepse do te jesh I minuar nga brenda dhe nuk kane cfare te bejne edhe ministrat me te mire ne bote qe ti mendon se ke gjetur.

    Mos harro se ke marre nje milion vota, por ke nevoje per njerez me pervoje, me thinja dhe jo te vesh drejtore 30- vjecarë dhe jesmen pa pervoje. Ne radhe te pare te persekutuarit politike te regjimit berishian dhe atyre t’u besosh me shume per shkallen e cultures dhe te profesionalizmit.Hiq dore nga disa shprehje tipike berishiane si do te penalizoj, burgos etj. Pervojen e ke ne vende si Franca, Danimarka etj.

  21. analisti says:

    Jam dakort ne parim me ato qe ka thene Rama.Kujtoj qe edhe ata qe Jane hequr nga puna ne vitet 2005 2007 ne shumicen e tyre e meritonin te largoheshin nga puna.Ata Jane larguar nga puna ne shumicen e rasteve se ishin te paafte dhe te koruptuar dhe nje nga arsyet qe humbi PS. Por kur te marin qeverine ju keshilloj hapni dosjet e personelit dhe do te shikoni qe 90 % e atyre qe Jane me detyra te larta te kete administrate jane ne shkelje te ligjit.

  22. rrebeli says:

    He mo te lumte o krietar. Mbase po e zhduk edhe nepotizmin ne ushtri. Po ti hysh me themel do te gjesh ne nje bordero gjithe fisin e pashallareve blu, qe mundohen te marrin shpejt kthese. Por shyqir ke prane nje keshilltar qe e njeh mire ushtrine dhe sidomos pashallaret e agallaret.

  23. Zoti Rama!
    Nje keshille e thjeshte.Mos harro premtimet qe ke bere.
    Para se gjithash jepu vendin qe u takon shkaterueseve te shqiperise.Gjyqet per keta palaco te jene te gateshem.
    Mos kij frike nga keta kriminele.Ke me vehte nje popull te tere.Populli te ka besuar e te beson.Ti je shpresa dhe personifikimi I se ardhmes se lumtur.Pra dhe nje here mos u praps emos kij meshire per keta maskarenj , hajdute e tradhetare te te gjithe shqiptareve.
    URIME ne DETYREN e LARTE per te miren eshqiptareve dhe nenes sone SHQIPERI.
    Te uroj nga zemra ime pertej oqeanit.

  24. mondi says:

    Punesimi i njerezve eshte themra e akilit kur merr pushtetin ,me kete dua te them se eshte krejt e thjeshte zgjillja e ketij problemi,qe nga viti 2005e deri 2013,secili digaster dhe institucion te verifikoje cilet njerez jane larguar nga pune dhe kush eshte marre ne pune kjo nuk do shum kohe dhe eshte krejt e verifikueshme,Por kam dyshimin se njerezit qe kane marre pushtetin do te perdorin dhe si ata per te punesuar njerezit e tyre,do te perdorin gjithcfare marifetesh dhe batakcite e pushtetit do ta shfrytezojne ate gje,ne 2005 njerezit jane hequr nga puna pa asnje motiv,biles edhe pa qene politik,thjesht per te liruar vendet e punes,ku ka sot ne administrate qe nuk njohin elementet fillestar te nje nenpunesi biles nuk kane bere dhe as perpjekjen me te vogel per tu inkuadruar ne administrate sepse ata e dine mire se do te hiqen nga puna,

  25. Thjesht fare. Mbani premtimin dhe mbani PD ne opozite sa te jete jeta. Se fundja fare PD eshte parti e perbere nga HAJDUT dhe kriminel dhe vec burgu i mban keta.

  26. futja kot says:

    Mosw bije pre e presionit se simptomat po i jep

  27. georges says:

    Zoti Rama ne burg eshte per tu futur Sali Berisha dhe familja e tija per krime kunder qytetareve te vet, pastaj vine mitmarresit nga ana yte!

  28. Kerpaci says:

    Si teori kjo te kenaq, por me teorira edhe Berishoviqi te hutonte. Tek praktika vinte e ngaterrohej pak puna. Le te presim duke shpresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    Irontech Doll 愛情人形との性交の意義は何ですか?

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 通販

      ラブドール ロボット ダッチワイフを購入するためのガイド–どのような選択肢が価値がありますか?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje