TemA TV/ Konflikt për pronën e vjehrrit të Nishanit, 60-vjeçari kërcënon se do vetëdigjet (VIDEO)

12 Shtator 2013, 15:02Sociale TEMA

Një 60-vjeçar nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi pallatit ku ai jeton i ka dalë për zot pronari.

Mësohet se shtetasi Festim Gjilani ka thënë se do të hidhet nga kati i katërt ose do të vetëdigjet nëse policia ndërhyn për të liruar shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “valuta” në Durrës, ndërsa i moshuari shfaqet në dritare me një shishe benzinë. Mësohet se pronari i banesës ku jeton 60-vjeçari është vjehrri i presidentit Bujar Nishani, raporton “Shekulli”.

Festim Gjilani thotë se nuk do të lirojë banesën pa pasur një shtëpi ku të shkojë.  Madje ai akuzon dhe vjehrrin e presidentit Nishani se po shfrytëzon influencën e dhëndrit të tij për të marrë shtëpinë e cila nuk i takon.

“Nuk dal në rrugë pa më gjetur një banesë ku të shkoj. Zonja që pretendon se e ka pronën e vet, ka shtëpinë dy dhomë e një kuzhinë që i ka dhënë shteti në Tiranë. Të më japë mua atë shtëpi e iki unë. Ai do të marrë shtëpinë sepse ka prapa dhëndrin e tij, Nishanin, jo se i takon. Kjo ka qenë e italianëve”, thotë Gjilani.

Policia është përpjekur të negociojë për të ndaluar 60-vjeçarin, i cili jetonte me gruan, një fëmijë dhe vëllanë e tij të sëmurë.

Gjilani nuk pranoi të negociojë as më forcat e policisë RENEA, të cilat ndodheshin në vendngjarje duke iu përgjigjur me tulla thirrjeve të tyre. 60-vjeçari ka arritur edhe të ndezë një zjarr përreth, por forcat zjarrfikëse arritën ta shuajnë, dhe të largojnë banorët që ndodhen në pallat. Ndërkohë forcat speciale nga Tirana kanë ndërhyrë për neutralizimin e tij. Ndërkohë përmbarimi është tërhequr përkohësisht.

25 komente në “TemA TV/ Konflikt për pronën e vjehrrit të Nishanit, 60-vjeçari kërcënon se do vetëdigjet (VIDEO)”

  1. ben says:

    ok ky s’perben lajm. s’ka lidhje nese eshte vjehrri i nishanit apo jo, eshte pronar dhe si i tille duhet te gezoje pronen e tij, si cdo tjeter. nese sdo ishte vjehrri nishanit me siguri tani do te ishte djegur.
    me serioze tema, nuk duhet para cdo gje e zeze.

  2. qytetari says:

    Nishani prandaj eshte president(tjeter gje s éshte ne gjendje te beje ai) qe te nxjerre njerezit ne rruge si kafshe per te marre “pronat”,por qeveria e re duhet ta shohe edhe njehere kete problem se nuk eshte pare ne asnje vend te botes kjo qe qeveria te nxjerre njerzit ne rruge per te pasuruar nje grup te caktuar njerzish ne kurriz te nje pjese tjeter.Nqs qeveria kerkon ti ktheje pronen pronarit duhet NE RADHE TE PARE TE SIGUROJE BANESE PER QYTETARET QE I LIROJNE ATO.Qytetaret qe detyrohen te lirojne shtepite ne kete menyre cnjerezore nuk kane bere as me te voglin gabim, ata nuk i kane zaptuar apo rrembyer ato shtepi ata kane hyre aty si qeraxhinj te rregullt pasi shteti i kish shtetezuar ato me pare ndaj SHTETI DUHET TI TRAJTOJE KETA QYTETARE TE BARABARTE ME GJITHE TE TJERET.

    1. daku says:

      Z. Qytetar. Ky eshte nje problem me kompleks se sa e ben ti. Shtepite u jane kthyer pronareve legjitim qe ne vitin 1994 mesa di une. Por ky kthim i pronave ishte formal pasi qeraxhinjte nuk u nxorren nga keto shtepi ne ate kohe pasi shteti nuk kishte ku ti strehonte. Eshte e vertete qe shteti nuk ka bere shume persa i perket kesaj ceshtje (strehimit te te pastreheve), por me thuaj ti, vet te pastrehet cfare kane bere keto 20 vjet per te zgjidhur problemin e strehimit??? Apo u vinte mire kur rrinin ne shtepite e ish-pronareve me nje qera qesharake prej 170 lek maksimumi??? Edhe kete shifer qesharake shume prej tyre nuk e kane paguar ndonjehere duke u tallur keshtu me pronaret e ligjshem. te gjithe e dinin qe kjo dite do vinte (por nuk e pranonin kete fakt), pasi pronen e tjetrit nuk mund ta pervetesoje njeri. Dhe pikerisht keshtu ndodhi. Qeveria, duke ndjere trysnine e Strasburgut per demshperblimin e te gjithe pronareve qe deri me tani u eshte mohuar prona, vendosi te miratoje nje VKM me ane te te cilit u kthente pronen pronareve dhe duke shpallur ne Nentor te vitit te kaluar te jashtligjshem qeraxhinjte. Demshperblimi i te gjithe pronareve te ketyre pronave eshte nje kosto shume e madhe dhe e paperballueshme per shtetin Shqiptar. Qeraxhinjte edhe mund te kercenojne ne keto lloj menyrash per mos-daljen nga shtepite, por kjo gje, vetem sa do shtyje per disa dite ekzekutimin e vendimit te gjykates dhe nuk i jep zgjidhje problemit. VKM ka kaluar edhe ne gjykate kushtetuese, ku u hodhen poshte kerkesat per rrezimin e ketij vendimi. Pra, nuk ka kthim mbrapa.

      Mbase flas ne kete menyre sepse jam vet pronar qe me jane kthyer pronat. Por per mendimin tim, pas kaq vitesh u vu drejtesi persa i perket ceshtjes se ish-pronareve.

      Une kam ndejtur vete me qera dhe pagoja 20.000 lek ne nje kohe qe qeraxhiu nuk paguante as qerane e caktuar nga shteti prej 170 lek.

      Edhe nje gje tjeter. Une mund te jem i pasur ose pronat i shume shtepive, por kjo nuk u jep aspak te drejten qeraxhinjve te llogjikojne qe ai ka disa shtepia ndersa une nuk kam. Ka ikur koha e prones se perbashket socialiste.

      Ne rastin e ketij artikulli, gazetari nuk ka pse te permend fare se kush eshte pronari i baneses. Mjafton fokusimi tek nje njeri qe kercenon te djege veten nese debohet nga shtepia. Perderi sa kemi te bejme me nje zbatim te vendimit te gjykates, nuk ka me rendesi se kush jane palet. Te pakten kete here nuk ka pse te perflitet presidenti se po perfiton nga pushteti i tij. Madje, zbatimi po behet shume vone pasi mesa di une shume ish-pronare kane rimarre pronat e tyre qe 7-8 muaj me pare ndersa une personalisht, para 2 muajsh.

    2. po ik o qytetar se ka 20 vjet qe ka pas mundesi me e gjet shtepine robi
      Prona ti kthehet pronarit se nuk ka per te leviz ai prej aty ka zene rehat dhe se ka care koken fare duke ndejt ne prone te tjetrit

      1. xani says:

        Pergjigje per dakun qe eshte rrapi i treshit dhe i leshit.
        Me c ´te drejte ti e privatizove shtepine shteterore ndersa ky qytetar privohet nga kjo e drejte?Mos valle ky ta mori ty shtepine apo shteti i atehershem qe ti dhe soji jot nga frika apo nga karakteri juaj i dobet e duartrokiti sa ju bene duart me kallo dhe ne jo pak raste e mbeshteste duke bere spiunin e sigurimit.Ti thua qe kishte kohe te blinte shtepi.Me 200000leke atij s ´i del te haje buke e te ushqeje familjen e jo me te bleje shtepi 50 milion.Pastaj une them qe shteti duhet ti strehoje keta njerez ku qendron e keqja ketu apo si me 100 flamure qe jeni rraca e juaj jeni bere bythe e breke edhe me keta funderrina qe kane uzurpuar pushtetin ne Shqiperi.

        1. daku says:

          Z. Xani, nuk kam nder mend te te ofendoj sic bere ti. Gjithashtu ti nuk ke pse me ofendon kur nuk me njehe aspak se kush jam une. Ndoshta je i ri dhe nuk i di disa gjera qe kane ndodhur ne ate kohe. Kur shteti te shtetezonte shtepine, nuk behej me fjale per kundershtime. Madje duhej te thoje faleminderit qe po shtetezoni shtepine time. Gjithashtu edhe per ato duartrokitjet qe permende. Sepse kishte vetem dy rruge: 1-do duartrokitje dhe do bertisje per regjimin, 2-do shkoje ne Spaç. Prinderit e mi zgjodhen mundesine e pare natyrisht si shume te tjere qe nuk donin te perfundonin kusurin e jetes neper burgje ose internime. Gjithsesi nese kjo zgjedhje te duket e gabuar, kujdes se po flet ne emer te shumices se popullit, qe beri po ashtu po te njejten zgjedhje dhe dihet qe shumica e kesaj pjese te popullit nuk ishin mbeshtetes te regjimit, por thjesht te pershtatur nga frika.

          Persa i perket ceshtjes se pronave. Eshte e vertete qe prinderit e mi privatizuan nje apartament 1+1 per cmimin simbolik 7.000 lek ne vitet 90. Mos po me thua qe une duhet tua fal atyre qe ishin ne shtepine time? Ky eshte problem i shtetit zoteri. Shteti le ta zgjidhe si te doje dhe nuk me intereson fare. Ishte fati ime i mire qe privatizova nje shtepi 1+1 dhe fati i tyre i keq qe nuk mund te privatizonin shtepine se nuk ishte shteterore.
          Shtepite jane shtrenjte, jam koshient per kete. Por ishin me lire para 4 viteve, akoma me lire para 8 viteve dhe po ashtu me lire akoma para 12 viteve. Njeriu qe e kupton qe nuk ka asnje te drejte ne shtepine qe jeton, pasi nuk eshte e tija, te pakten ben nje percapje. Pershembull, nje mundesi kreditimi afatgjate eshte nje mundesi e mire, pasi ne vend qe te paguash qerane muaj per muaj, paguan kestin e shtepise qe per disa kohe behet e jotja. Por jo, qeraxhinjte preferuan te rrinin duarkryq, duke mos paguar as ate qerane qe e permenda pak me larte, duke u sjelle me arrogance me pronaret, duke i kercenuar kur ata shkonin per te vjele ate qera qesharake thjesht qe qeraxhiu ti njihte si pronare. Kishte nga ata qe edhe pse kishin mundesi te strehoheshin, rrinin neper shtepite e ish-pronareve vetem e vetem per te perfituar ndonje gje. Gjithashtu kishte nga ata qe kishin shtepia dhe vila, dhe mbanin mbyllur shtepite e ish-pronareve duke mos i liruar, vetem e vetem per te perfituar ndonje gje. Por kishte edhe nga ata qe benin presione te tilla si pershembull: dua x shume parash qe te largohem nga shtepia, ose dua apartament ne pallatin qe do ndertohet etj etj. Dhe normalisht kishte nga ata ish-pronare qe ne pamundesi tjeter per ti nxjerre ish-qeraxhinjte, ua permbushen kerkesat.
          Z. Xani, une personalisht kam punuar dhe me djerse kam blere shtepi pasi kam ndejtur me qera njefare kohe qe kur jam ndare nga prinderit. Le te bejne te njejten gje qeraxhinjte qe ishin ne shtepite e mia, te mundohen, te punojne dhe me djerse te strehohen. Mbase flas pak ashper, por ashper jane sjelle edhe ata familjare me familjen time per 20 vjet. Sic ta thash pak me lart, nuk me intereson fare se si ata do i zgjidhin problemet e tyre, ashtu sic nuk u interesonte atyre per problemet e mia. Ata i mbrojti shteti per 20 vjet (kohe e mjaftueshme per zgjidhje), tashme shteti nuk i mbron me. Thjesht i mbeshtet me kredi te zbutur (zgjidhje e mire dhe kjo).

          1. ALpini says:

            daku,po flet tamam ashtu si jeni ju qe u zvarritet tere jeten dhe u perdoret mbasi nuk ishit te zotet si ata qe kaluan jeten e rinine ne burgjet komuniste.Ju daku apo shumica qe moren keto prona na treguat sa shpirt zinje qe jeni mbasi ,ishte nje verteteim qe ju be tregimit te kohes para luftes per tregtaret.tregojne se:shkonte lypsari me lyp ke dyqani dhe zgjaste doren qe ti jepte pronari ndonje grosh dhe ky nuk i jipte por ne vend qe -te dhashte ZOTI-i shmangej duke i thene-nuk jam i zoti dyqanit.kjo pergjigje ishte mburoja me e mire e ketyre te ashtu quajturve pronare e tregtare,mburoja qe i mbronte nga “humbja” e nje groshi,pra benin hashe mallin e pronen vetem per nje groshe e prandaj te besoj ne ato qe shkruan se u zvarrite vetemm qe mos te perfundoje ne burg..moralisht nuk jeni te zotet e mallit e prones se i keni rene hashe disa here….-Nuk jam i zoti mallit-e lypsaret filluan nen ze ti pergjigjen-ishalla vjen i zoti mallit e dyqanit,ishalla vjen i zoti mallit dhe i zoti erdhi me nje pale opinga te shqyera apo me sakt gjysem opinge,erdhi dhe ju perdori si i deshi bytha dhe lutuni qe mos te hapen dosjet e bashkpunetoreve te sigurimit se do ta qelbni kete vend.
            shtoj se dje ne pallatin perballe baneses te Isuf Gjilanit u pozicionuan dy snajper.

            1. daku says:

              Nuk po marr vesh fare se cfare po thua. Por mbase as ti vet nuk e ke kuptuar se cfare po thua. Si njerezit e mi, ashtu edhe gjithe populli, u zvarriten tere jeten nen regjimin komunist. Dhe po, eshte e vertete. Mbase ishin frikacake. Por ti e di shume mire se cfare u ndodhi atyre qe u treguan trima dhe ngriten sadopak zerin. Dhe ti sma do mendja qe je nje prej atyre, qe i doli kunder regjimit te asaj kohe.

              Persa i perket kesaj historise qe na tregove. Ishte shume e bukur dhe mu mbushen syte me lot!!!! Mos fol gjera pa lidhje Zoteri. Populli Shqiptar ka qene ne teresi i varfer dhe te rralle ishin ata qe ishin ne gjendje te mire. Edhe ata qe lypnin nuk kane qene pa shtepi. Te gjithe kane qene te strehuar. Edhe atyre lypsave qe permend ti, regjimi komunist ua shtetezoi shtepite. Pra insinuata jote qe shtepi kane pasur vetem te pasurit, nuk eshte e vertete.

              Ndersa per dosjet. Dua te te them qe dosjet duhet te hapen vetem per ata qe sot kane poste drejtuese dhe administrative. Nese dosjet do te hapeshin per te gjithe, do te dilnin ne pah tradhti dhe spiunazhe nga me te ndryshmet, madje edhe ndermjet vellezerish. Dhe ketu kujdes se nje nga qelbesit mund te jene para-ardhesit e tu.

              Kete punen e snajperave qe shtove; faleminderit per informacionin pa lidhje qe ke bere. Aty ku ka rrezik per njerezit ose per forcat e policise, therritet forca speciale RENEA (pasi ata kemi me te miret sot per sot) dhe pozicionimi i snajperistave te tyre eshte nje gje shume normale ashtu sic ndodh ne cdo vend te botes. Ne cdo moment kritik ata jane te gatshem qe te veprojne. Por ti mund te shtoje kete tjetren: shyqyr zotit nuk shkoi puna deri aty. Por mendimi yt ishte i ceket qe ne fillim dhe nuk kishte si te perfundonte ne menyre te zgjuar.

              1. ALpini says:

                daku,
                frika nga dajaku qe te ka mbajtur zzzzus sot ka shperthyer si “trimeri” por ama trimeri pas beteje.
                Isuf Gjilani i rezistoj krimineleve me uniforme,ishin rreth 100 forca qe per 3 ore e mbajten te rrethuar dhe nuk ka si te pelqehet prej teje mbasi shtresa jote kujt i perket nuk beri as rezistencen me te vogel per ate qe i ndodhi.Nuk eshte justifikim ajo qe permend ti,halabaket mendojne e sillen si puna e soj/sorollopit tend.Kane qen me mijra ata qe ju kundervuan diktatures qe ne fillimet e saj,kane qen me mijra ata qe i sherbyen asaj diktature dhe shumica nga shtresa e tregtarevet e pinjollevet te tyre.
                Une nuk i perkas shtreses se perndjekur por edhe ne se do isha nuk do isha perbri ketyre qe Edi Rama i ftoj ne seancen e fundit parlamentare.
                Nuk e di kujt moshe i perket por po mendoj se nuk e di qe ato prona qe ju shtetezuan te ashtu quajtur pronare u kthyen nga ai regjim ne pasuri shteterore dhe me sakt ne banesa sociale ku familja Gjilani nuk ka pse mban pergjegjesi se juve ju ishte marre ajo prone.Ju pronen nuk po ja merrni shtetit por po ja merrni atyre familjareve te shkrete dhe kete nuk arrin ta kuptosh se ligesite qe ke e kane mbushur plot e perplot qypin tend.Ju keni nxjerre familje te tera ne rruge keni hyre atje ku ato kane banuar atje ku kane mbetur kujtimet e mira e hidherimet,ku kane mbetur hapat e pare qe hidhnin te sapolindurit aty,ku kane mbetur urimet dhe se fundi mallkimet e atyre qe perzute.Shume nga ju i keni ndjekur on line ekzekutimin e permbarimit vetem e vetem per ne ndjere kenaqesi nga dhimbja qe shkaktoni.Une jam i mendimit qe ky kapitull nuk do mbyllet me kaq..
                per sa i perket forcave renea dje ato shpalosen se policia apo rendi kane nevoje emergjente per nje fryme tjeter,pra njerez shpirt ligj deri ne ekstrem duhet te shporren nga kontaktet me popullin.

                1. daku says:

                  Zoteri. Isuf Gjilani nuk pranon qe te ekzekutohet nje vendim gjykate. Para nje vendimi gjykate, nuk ka as njerez te thjeshte, as polici, as minister dhe as president. Vendimi i gjykates eshte ligj Alpin. Zbatimin e vendimit te gjykates e bejne permbaruesit te cilet jane te ngarkuar nga gjykata per kete gje. Ne rast kundershtimesh, permbarimi therret policine qe vihet ne mbrojtje te permbaruesve ne menyre qe ata te bejne punen e tyre. Dhe kjo eshte plotesisht e ligjshme. Nese je kundra ksaj, ather je shume i gabuar. Athere, edhe njehere qe ta kuptosh me mire: VENDIMI I GJYKATES ESHTE LIGJ.

                  Duhet te kesh te qarte dicka. Une nuk po i marr pronen askujt. Eshte enti i banesave ai qe po mbyll marrdheniet me qeraxhinjte. Gjyqi zhvillohet ndermjet entit te banesave dhe qeraxhinjve. Ish-pronaret nuk kane te bejne fare me kete gjyq, madje as nuk i therret njeri as si pale e interesuar. Ne kete menyre, duke u shkeputur, enti i banesave i jep te drejten e marrdhenieve mes qeraxhinjve dhe ish-pronareve. Nese keta bien dakord, qeraxhinjte mund te rrijne ne ato shtepi kundrejt qerase se liberalizuar me cmimin e tregut. Nese nuk bien dakord, permbarimi i nxjerr perjasht. Me pyete per moshen, por perderisa nuk i di keto qe permenda, ose je ti i vogel ose nuk je marre fare me raste te tilla dhe flet thjesht ne mbrojtje te qeraxhive sepse te dhimbsen.

                  Shtetezimi i shtepive dhe i pronave, vertete u be per strehimin e njerezve, por keta paguanin qera ne shtet. Nuk ua kishte falur shteti keto shtepia. Qeraxhinjte nuk kishin asnje te drejte ne keto shtepia pervecse ate te qerase. Por ti mendoje ne kete prizem. Thjesht u mbaroi kontrata e qerase, dhe kontrata nuk rinovohet me per cmimin qesharak 170 lek. Nese kerkojne rinovim kontrate, une kam qene i gatshem ta bej. Qera 20.000 me afat 2-vjecar dhe te drejte riperseritje. Por keta e duan shtepine pa lek more Alpin.

                  Dhe mos me thuaj qe ata nuk paten mundesine e privatizimit sic e kishin te tjeret ne apartamentet e tyre. Ky eshte thjesht risk dhe fat. Nuk kam pse paguaj une fatin e tij te keq se nuk do e paguante njeri per mua nje gje te tille.

                  1. ALpini says:

                    Sot ne ora 11 paradite Isuf Gjilani u la i lire dhe mbi te nuk rendon aspak asnje akuze.
                    Çfare don qe te thuash ti jane si me la mutin me shurre.Sot ne parlament u fol gjate per pisllekun-akti normativ 3-2012.
                    Dote rishikohen te gjitha kthimet qe ju jane bere pronave mbasi ne shumicen e komisioneve te kthimit kane qen ne kundershtim me ligjin pjestar te komisionit njerez qe kane perfituar prona,pra njerez te ligj e te vegjel njerez qe komentojne me stilin alladaku,stil qe nxjerr ne pah se ke qen dhe ke mbetur i lig si kur skishe e tani qe ke prone,si dje ne sherbim te diktatures ashtu edhe sot ne kete pseudo demokraci.
                    Kthimi i pronave do kaloj ne site dhe jane me dhjetra arsyet se pse duhet,une po te paraqes vetem nje dokument ku shifen emrat e antarevet te komisionit kthimit pronave Durres ku nga 6 bantare 3 jane pinjoll te ish pronarevet dhe ja kush :
                    1-Jorgji Spiru.
                    2-Hysen Sula.
                    3-Petraq Papaj.
                    Per te respektuar personin qe me ndihmoj me kete dokument po zbardh pjesen ku kane firmosur per nje kthim prone ku vula tregon qarte se kujt zyre i perket:
                    http://oi43.tinypic.com/5c0dj4.jpg
                    Ne komision ishte e ndaluar me ligj te kish njerez qe pretendonin per kthim pronash.Ti daku do jesh ndonje pis nga keta ketu qe u hodhe me kaq trimeri ne mbrojtje te aktit ,trimeri qe po ta kishit treguar ne kohen kur u desh nuk do arrinte njeri tju a merrte pronat dhe tju perdornin deri ne perçmim.

                    1. daku says:

                      KOmisioni i kthimit te pronave mor zotni le te hetohet dhe te behet drejtesi per ata qe kan pervetesuar prona. Une pronen time e kam me letra te nje kohe qe un e ti nuk kishim lindur akoma. Ne rastim tim, komisioni ka bere vetem procedure. Rastet e tjera nuk me interesojne.

                      Punen e VKM ta sqarova pak me lart, dhe po te perseris qe nuk ka perendi ta ktheje mbrapsh pasi ka kaluar edhe ne gjykate kushtetuese. Kjo VKM nuk eshte bere se kishte qef Sali Berisha. U be per faktin se ishte shume i madh presioni i Strasburgut ne lidhje me kthimin e pronave ish-pronareve. Po te permend ketu dhe gjyqin qe fitoi nje familje ne Strasburg. Shuma qe shteti yne i detyrohet kesaj familje qe ka fituar gjyqin, eshte goxha e majme. Nese te gjithe pronaret do te hapnin nje gjyq te tille ne Strasburg, e imagjinon vet se cdo behej.

                      Kush nuk e ka pronen me te drejte, le te gjykohet. Dhe mjaft ofendove se sta kam per borxh.

  3. ramy says:

    Si ka mundesi prona gjithandej?
    Kadastra e djegur?

    1. tiger says:

      Po ka mundesi ne shtetin e SALIUT, gjithcka ndodh.

      Njerez nga mali, qe detin se kishin pare me sy psh. dolen pronare tokash ne bregdet.

  4. drini says:

    Me vjene shume keq qe akoma shkerdhatokracia e drejtuar nga malokeria nuk ka zgjidhur akoma kete plage shoqerore qe tashme eshte kthyer ne gangrene te shoqerise mesjetare shqipetare.Kur doli ligji per kthimin e pronave pronareve te ligjeshem,bashke me te doli edhe nje ligj qe shoqeroi ate per te zbutur sadopak kete plage ku citohej se :asnje banues nuk do te liroje banesen ku jeton derisa shteti (shkerdhate) shqipetare ti siguroje atij nje strehim tjeter.Me hypjen ne pushtet te kafsheve te ardhur nga mali iu versulen te paret banesave qe dispononte shteti i dikurshem e u bene te gjithe pronare te ligjeshem ne mes te qyteteve kryesore te vendit si Tirana apo Duresi.Kujtojme ketu privatizimin e te gjithe godinave prane présidences te cilat u kthyen ne shtepi per nomenklaturen Blu.Ish pronaret me te drejte kerkonin rikthimin e pronave por nuk u bene pale me familjet qe ishin qiradhenese ne shtet por u bene pale me ordineret e ardhur ne pushtet nga te dyja palet si nga PS ashtu edhe nga PD ,aresye kjo siç e shpjegon sh.mire edhe ky individ per te cilin behet fjale ,duke perfituar keshtu ne menyre te paligjeshme edhe shtepite ku aktualisht jetonin(ne kohen e monizmit) edhe pronat qe kishin e sajuan ne zyrat e kadastrave tashme te bera me dokumente si letrat e qoftexhinjeve,ku kush kishte qeveritare miq apo kush paguante e tjetersonte pronen si te donte pasi te paket jane ata pronare qe dispononin dokumentacion te rregullt.Lind pyetja perse ky shtet shkerdhat nuk beri kembimin e shtepive te qiradhehesve ne shtet me pronaret por i njohu te drejten vetem nje pale per te hyre ne ekonomine e tregut,duke i njohur pronen nje pale e tjetern qe e kishin kundershtare e lane si ne monizem duke e degraduar kete problem social deri ner vetgjykim e kercenim per jete duke bere te mundur zgjidhjen me vetegjyqesi !Perse kjo indiference ndaj kesaj shtrese te pambrojtur qe edhe fondet qe iu akorduan kesaj shtrese i bere rrush e kumbulla e i perdoren per rikonstruimin e haleve te tyre.Edhe sot e kesaj dite listat neper bashkite me emrat e te ishpronesuarve nuk eshte zgjidhur akoma,kur paralelisht u jepen falas shtepite te ardhurve nga bjeshket e tash vendalinjte jane pa strehe e te ardhurit vendalinj?Se fundemi le ta liroje Saliu se bashku me Lulken SHQU e le te beje adoptim duke e kthyer ne apartamente per kete shtrese shoqerore qe nuk di se kujt ti drejtohet e qe akoma nuk i eshte dhene e drejta e pronesise per tu bere i barabarte me gjithe shoqerine Shqipetare tashme me prone.Shqiperia nuk i perket vetem disa minjeve qe kane 23 vjete shijne sikur te jete prone e tyre e jo e te gjithe shqipetareve.Nje keshille i jap atij personi qe vuan sot e 23 vjete qe te mos djeg vehten por fajtoret e kesaj çorbe te gatuar me mjeshteri ne kuzhinat me me emer ne bote.Poshte diktatura e tarallakeve qe edhe pse te bere zengjinje akoma dallohen nga qytetaret e vertete ne sjellje,veshje te ecur ,ne te ngrene e ne komunikim.

  5. bruno says:

    o ben edhe une jame dakort qe prona te kthehet tek pronari poredhe keta pronar duhet te ktheje ato prona qe morren nga shteti dhe e dyta a nuk duhet te sistemohen me para ato familje pastaj ti kthehet te zotit,po kete barderti e beri politika per te fituar per vete dhe tani pasojat jane midis pronarit dhe qytetarit

  6. specialisti says:

    Po kane paguar qerane e shtepise gjithe jeten o shtet kurv,o shtet serb.
    Zgjidheni me shtepi pastaj te leshoje pronen

  7. xani says:

    Kush me thote se cfare ligji ka shkelur ky qytetar qe te nxirret me dhune nga shtepia ku ai ka banuar 60 vjet me qera te rregullt?
    Faji dihet qe eshte i malokeve te pagdhendur ne pushtet ,por kjo nuk justifikon heshtjen e qeverise se re.

  8. myzeqari says:

    Shume lehte keta persona mund te strehohen ne banesat sociale qe kane bere bashkite. Por bashkite ua japin shtepit atyre qe kane nga dy pale shtepi si e ben Baftjar Zeqo ne Fier i cili u jep shtepi atyre qe kane shtepi dhe le jashte ata qe nuk kane shtepi. Merre fshatar nga Ngracani i jep banjot e Fierit ne administrim i jep dhe shtepi tek banesat sociale ne Fier ne nje kohe qe keta kane shtepi ne fshate, kane blere shtepi ne Fier ai u jep dhe nje shtepi tjeter te trete. Ja ky eshte kryetari i bashkise Fier legeni me i madh Baftjar ZEQO qe e ka pare perendia dhe ja ka thare si ka dhene asnje femij. Ore po perendia shikon ore dhe ta jep atje ku te dhemb me shume. Mire, mire……..

    EDI RAMA HIQ NJE ORE E ME PARE NGA BASHKIA FIER LEGENIN ME TE MADH TE FIERIT BAFTJAR ZEQON. QEROJE DHE FUTE NE BURG ATE KERME E BAJGE.

  9. Ripjellje says:

    I njëjti lajm në http://www.top-channel.tv është komplet ndryshe. Ju lumtë TemA

  10. ramy says:

    Shume e lehte. Pronaret te kthejne shtepite qe u ka dhene enveri dhe te marrin shteoire e tyre

  11. TQRr o Sali shpellari says:

    Lexova komentin e Drinit dhe nuk mund te shtoj asnje presje. Te vetmen gje qe mund te shtoje jane disa fakte. Ne Tirane prane bllokut eshte nje pallat ndertuar e shfrytezuar nga Italianet. Me vendim te gjykates ju eshte kthyer “pronareve”. Mbas tyre fshihet Artan Hoxha qe u vendos ne ate pallat qe ne vitin 1994. Menyra se si ai morri nje apartament dy dhoma dhe e ktheu ne zyra,instituti studimeve bashkohore, akoma nuk i jep pergjigje njeri. Mbas 18 vite maratone gjyqesh “pronaret” fituan,dmth Artani. Kuptohet se si?! Saliu nxorri VKM qe te lirohen shtepite dhe permbarimi privat(?!?!) u versul diten e krishtelindjeve per te nxjerre banoret jashte. Mbasi i hodhen ne mes te kater rrugeve asnje muk pyeti se ku dhe si do jetonin te gjoret,te vetmin faj qe kishin bere ishte se kishin lindur ne ate vend dhe ashtu si te gjithe te tjeret Kushtetuta ju mbronte te drejten e baneses. Te vetmen familje qe ata nuk nxorren eshte ajo e nje Doktori,mik i ngushte i shpellarit Sali.Ai pallat ka qene godine qe gjate luftes ishte ndertese burgu dhe zyrash e Italianeve. Gjermanet e kthyen ne gestapo. Enveri futi qytetaret te jetojne. Sot eshte e Pronareve, te familjes se Artan Hoxhes…..

  12. maksi says:

    Turp per shqiptaret qe nuk solidarizohen me keta qytetare,ne vend te ndjenjes se solidarizimit shqipetaret jane mberthyer nga instikte kafsherore si grabitja,vrasja,gjakpirja qe zbriti nga bjeshket e nemura dhe e beri te tille gjithe vendin.

  13. dademi says:

    une e njoh kete person shkurt e therrasin CUF .ne kohen e enverit punonte marinar e denuan te shkretin se i binte kitarres dhe kendonte nje kenge te vjeter italiane DONNA FELICITTA,tani te shkretin e denon berisha,atehere beri burgun por e kishte shtepine tani e hodhen ne mes te 4 rrugeve

  14. Banija01 says:

    daku…

    Me qene se tu kthye prona kujton se u vu drejtesi?
    Ketu gabohesh,se drejtesia u vu per ty ,kurse per ate qytetarin shkelet drejtesia e tij.

    Ti je ne krahun e familjes se Presidentit,kurse une jam nga krahu i qytetait.
    Jemi perballe se dhe une rija ne shtepi me ish pronare.

    Shtepia ku rija une pronaret e lane ate dhe do rezohej,nuk i dolen per zot.
    E mori ndermarja e Monumenteve te Kultures dhe e ndertoj me kontribute dhe ja dha familjes time ku kemi punuar mbasditeve.

    Ne 92-ishin nuk kisha te drejte ta privatizoja si privatizuan shume pjestar te pronareve te shtepise time.

    Ti ke ndenjur me qira 20000 Leke se je ndare nga trungu familjar qe ka privatizuar nje apartament shteteror.
    Per 20 vjete edhe une kam paguar qirane ne shtet deri ne 90-en,si dhe ju.
    Perse keta ish pronar dhe familja jote privatizuat apartamentet me 15000 Leke dhe une me ate qytetarin
    duhet ta paguajme me 4500000 Leke,kur kemi kohtribuar njesoje ?

    Ti i qan hallin qeverise se ka nje kosto te madhe per shtetin,po a mendove keshtu kur privatizove apartamentin
    me pese rroga mujore te asaj periudhe dhe ne sot na duhen 150 rroga mujoru per te blere nje apartament.

    Ne koment pyet se ç’kane bere te pastrehet keto 20 vjet,pse nuk permend dhe ligjin qe eshte i detyruar shteti
    per ti strehuar ,po nuk te leverdis!

    Llogjika jote eshte se kur eshte ne favorin tend eshte vene drejtesi,
    kurse une them se drejtesia duhet te jete per te dy palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje