Të mërkurën pasdite ka nisur seanca për prezantimin e programit të qeverisë së re.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se deri të enjten në orën 20:00 do ketë afat për të depozituar pyetjet për seancën e debatit.
Ndërsa kjo seancë do të nisë në orën 10:00 të ditës së shtunë.
Meta tha se seanca mund të nisë edhe më herët, nëse palët bien dakord.
Më pas ai ftoi kryeministrin e ri, Edi Rama, për të mbajtur fjalimin e prezantimit të programit.
E meqë është 11 shtatori, Rama ka përkujtuar ditën e zezë në SHBA, 12 vjet më parë.
Rama u angazhua për të qenë përkrah SHBA në ndërhyrjen ushtarake në Siri.
“Qysh atë ditë, bota nuk është më ajo pa armiq që njihnim pas Luftës së Ftohtë.
Jetojmë në një luftë të re, ndoshta më e frikshmja deri më sot nga natyra e armikut dhe forma perverse e shfaqjes së tij.
Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe të vrarët tanë.
Edhe të vrarët e 21 gushtit prej armëve kimike në Siri janë të vrarët tanë.
Kjo mbetet edhe lufta jonë.
Ne do jemi krah për krah Amerikës në çdo front që kjo luftë ta kërkojë.
Shqipëria mbështet çdo vendim që presidenti i SHBA do të marrë në frontin e kësaj lufte globale dhe çdo ndërhyrje ushtarake që do ndërmerret për të ndëshkuar kasapin e Damaskut,” tha Rama./ep
KA LEZET RAMA SI KRYEMINISTER, DY METRA BURR.
JO SI SALI SHTREMBALAQI, QE DUKESH SI ANADOLLAK.
Mere per dreke more fieraku,dhe luaj doktorash me piktorin
kulmi servilizmit!
o fieraku 4 u ,, po anadollaket nuk jan te bardh si sali berisha por jan te zi si edi rama .
Ky Ramushi ka rrjedhur fare, mjere ata qe e votuan ne vend te merret si do realizoje programin merret me boten, fjalim skandaloz, o tema me cfare do merreni tani si do e mbuloni estraden…..
Edi ,mos u lodh ti japesh mbeshtetje ,mercenaret dhe mjekrrat shqiptare kane kohe qe ja kane dhene ,kane kohe qe kane marre dhene ne skutat e anadollit per tu stervitur dhe paraqiten ne kufirin sirian si kokerr molle
Politikanet e sotem te Shqiperise, pamvaresisht se kujt partie i perkasin ne politiken e jashteme nuk jane gje tjeter pervecese “tellalle” te kakarisjeve te USA dhe Europes perendimore ne lidhje me luften ne Siri. Ne diten e djesheme pra me 10.09.2013 eshte botuar ne faqen e internetit te USA, http://www.worldtribune.com nje artikull i Y. Bodansky me titull: “New granular evidence points to Saudi role in chemical weapons attack” qe ne shqip perkthehet : Deshmite e reja te kokrizave shpjegojne rolin e Arabise Saudite ne sulmin me arme kimike.Eshte nje artikull i gjate dhe i detajuar me fakte nga sherbimet sekrete te USA. Britanise se madhe, Frances, Gjermanise dhe Rusise se cilet jane aktoret ne tragjedine e soteme ne Siri. Lexojeni dhe do te shikoni se “kasapet” qe permend nje fare E.Rama jane ata qe u servilosen sot(politikanet e Shqiperise) politikes agresive te USA dhe Europes perendimore ne lindjen e meseme.Vendi i jone ne politiken e jashteme nuk bene gje tjeter vecese luan rolin e papagallit te cilit i kane mesuar disa frazeologji per ti perseritur ne menyre idiote dhe qesharake.