(E PERDITESUAR)- Ka nisur me pak minuta vonesë seanca e parë plenare e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Edi Rama, kryeministri i ardhshëm, mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga disa deputetë.
Ai e bëri në këmbë rrugën deri në Kuvend, ndërsa më në fund pas shumë vitesh, ai hyn në parlament.
Seancën e hapi Namik Dokle si deputeti i dytë më i vjetër, pasi më parë kjo gjë u refuzua nga deputeti më i vjetër, Sali Berisha.
“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VII- të kuvendit të Shqipërisë”, më këto fjalë të deputetit Namik Dokle u çel seanca e parë e legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Dokle vlerësoi se kjo është një seancë që nis pa bojkot.
“Kjo legjislaturë është nga të rrallat që nis pa bojkot, kjo falë forcave politike këtu, e mbi të gjitha falë popullit shqiptar, që larg zhurmave vendosi me votën e tij të ndryshojë ritmin drejt BE. Vendosi ta bëjë më të mençur, më të shpejtë. Na dha mesazh kundër politikave arrogante dhe plaçkitëse,” nisi fjalën e tij Dokle.
Pasi kujtoi fjalët e Nënë Terezës, Dokle kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim pozitë-opozitë “se ku mungon mirëkuptimi, qëllimet e mira bëhen të padobishme”.
“Ju që hyni këtu lini mënjanë mendjemadhësinë, meskinitetin, mosmirënjohjen ndaj njerëzve të thjeshtë,” përfundoi fjalën e tij hyrëse Dokle.
Pas fjalës së Dokles është ngritur komisioni i verifikimit të mandateve dhe seanca e parë është mbyllur.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi propozoi emrat e 4 anëtarëve të këtij komisioni nga radhët e PS. Ata janë Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare, Vexhi Muçmata.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili propozoi deputetin Vangjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni.
Edhe kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision. Ata janë Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani
Seanca e radhës do jetë të martën në orën 11:00.
Në këtë seancë do verifikohen mandatet dhe do bëhet betimi i deputetëve.
Ashtu siç dihet, bazuar në marrëveshjen PS- LSI, kryetar i Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Në Kuvendin e ri, aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë.
Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.
Pas seancës ka folur edhe ambasadori i BE, Etore Sekui dhe ai i SHBA, Aleksandër Arvizu.
Ambasadorët i kanë bërë apel klasës politike që të fokusohet tek integrimi evropian i vendit.
“Mendoj se është një ditë e rëndësishme. Sot është një ditë historike pasi ky Parlament nis me prioritete të pastra , integrimit në B, të cilën shpresoj se do e marrë së shpejt”, tha Sekui.
“Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA 140 deputetëve të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rij dhe 60% prej tyre po rikthehen. Gjithashtu jam shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në qeveri. Qartazi kjo është ditë për tu festuar për popullin shqiptar. por pra ka shumë punë për tu bërë. Të gjithë do jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa i përket SHBA jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër ashtu dhe të re”, tha Arvizu./ep
Namik Dokle drejton seancen…?!Megjithese rregulli privilegjon deputetin me te vjeter ne kete rast duket qarte se ne shqiperikoha ecen shume ngadale
C’do beje ky rilandasi qe ka 22 vjet ne parlament, do e liroje nipin e tij trafikant droge ??
bllaq blluq o thuthuq – E ka gjykata (ajo qe forcoi Salikari juaj) te drejten e lirimit apo jo…
Ja , sa shume Nena Shqiperi i respekton minoritetet!
Pune te mbare kuvendit dhe qeveris se re me 1000000 vota me SHUME .
ZOTI E BEKOFTE SHQIPERIN!
Jo pa qellim socialistet caktuan nje jo shqiptar qe te hapte punimet e kesaj legjistature.
Namik Dokle eshte shqiptar aq sa eshte edhe Arvizu-ja.
lexonte fjalimin duke ju dridhur letra ne dore.
kaq kuptova nga kjo seance
shko mer palle!!
-Krimineli Verior Terrorist koke ulur, si i dhier …
-USA ka zgjatur qendrimin e ambasadorit amerikan Z.Arvizu per te ndalur ndonje provokim krahinor nga “dora e zeze” e Veriorit-Kriminel Terrorist Sali Bisha.
ANALIZE : Urime. Me se fundi endrra e largimit te Sali Berishes u be realitet.
Nje falenderim i madh i duhet bere popullit Shqiptare !
E nje falenderim i veççante Prisidentit te USA z. Barak Obama, stafit te tije te punes e popullit USA !
Teshti shikoni perpara e pervishuni punes per te fitu kohen e humbur.
SUKSESE .PUNE TE MBARE
Udhe te mbare kuvendit te ri per te miren e ketij vendi qe kaloi nga diktatura ne diktature. Beni nje here te vetme nje gje te mire. U qofte e mbare kjo udhe e re.
Namik Dokle more Alpin eshte me shqiptar se te qe sjell perçarje. Namik Dokle gjithnje ka rrezatuar bamiresi, kulture, edukate, miresjellje dhe kur ishte Kryetar Kuvendi.
ke pire ndonje gje sot apo je akoma duke pare endra. Shiko ne kete gazete artikullin me emer “Mbi bullgaret e shqiperise” dhe do shohesh qe Namik dokle se bashku me vellain e tij sekser Zehrudin Doklen jane madje me pak shqiptare se se vete Arvizu. Keta e kane nderruar kombesine 4 here deri tani nga serbe maqedonas boshbjake dhe ne fund bullgare se aty ehste perfitimi me i madh. populli shqiptar vazhdon ti pahuaje taksa ko..ve te Namikut qe te rrije gjithe jeten ne parlament ndersa nga ana tjeter ata luftojne dhe nxisin bullgarizimin sa me shpejt te atyre qe jane gati te paguajne mijera euro per dokkrat e dokleve. Mjere moj shqiperi se ku ke arritur. Po ne fund te fundit ky popull meriton bash kete qeveri dhe keta njerez si doklevicet dhe doklevsket.
ketu mund te shohesh nje pjese te asaj qe tregon mbi dolkevicet sharlatane.
“Lind pyetja se ç’farë lidhje ka sot Zehrudini me Bullgarinë përveç se shkel mbi kockat e gjyshërve te tij?
Përgjigjen e gjej në një intervistë të tij në 4 korrik 2010 për agjensinë e lajmeve “Fokus”. Aty Zehrudini i intervistuar si drejtor i shoqatës “Ivan Vazov” tregon për takimet e tij gjatë viteve të nivelit të lartë për çështjen e minoritetit me ish-presidentin Petar Storjanov dhe ish-kryeministrin Simeon Borisov dhe me shumë intelektualë të tjerë. Në intervistë tregon se është i lumtur që tashmë Bullgaria ka një ministri për bullgarët jashtë kufijve. Tregon se për të marrë një pashaportë bullgare duhet të shkosh 4 herë në Bullgari, dhe ankohet pse nuk jepen pashaporta me anë të ambasadës në Shqipëri. Pra në këtë mënyrë Zehrudini shpreh pakënaqësinë e tij për kthimin e ngadaltë të goranëve në bullgarë.
”
Ne biografinë e Zehrudin Dokles që nuk ka lënë faqe interneti pa e hedhur vihen re aktivitete nga më të ndryshmet të jëtës së tij si një intelektual i rrallë i rruzullit tokësor. Ajo që mua më vret sytë është se nga viti `88 deri në vitin `99 biografia e tij është bosh , duke fshehur kështu faktin që ai ishte punonjës i ambasadës shqiptare në Bullgari. Pyes: vallë pse duhet ta fshehë këtë fakt? Takimet që i ka bërë me presidentë e kryeministra bullgarë kanë qenë si kryetar shoqate siç deklaron, apo si përfaqësues i shtetit shqiptar kur punonte në ambasadë dhe si vëllai i një prej politikanëve më në zë në vend? Ideja që të bëhej bullgar ishte përpara se të punonte në ambasadë, apo kur shkoi atje pranoi të punonte për bullgarët?
Suksese kuvendit te ri dhe sidomos mazhorances se re .
Pune te mbare ,qeverise se re !
Po ky Dokle krimineli nuk ehste ne burg!!!!!
Le qe keta jane te gjithe kriminela – mos jane Meta, apo Rama me pak kriminela e bije kriminelash.
Per arvizun nuk e di nga i ka rrenjet, por sic po sillet me te mjeren Shqiperi, ma do mendja se andej vjen.
Dokel na solli RILINDJE.
Po dridhen Rilindasit e vertet ne varr nga poshterimi qe po ju behet.
duam drejtesi , sali Berisha duhet qe ti drejtohet gjykates , ose prokuroria ti drejtohet sali berishes.
populli kerkon drejtesin , e munguar , dhe per te vene drejtesi ne kete vende fillon me gjykimin e sali berishes …
CFARE JANE GJITHE KETO TEKA TE SALIUT THUA KY ESHTE SHPETIMTARI I SHQIPETAREVE ,,,,, NUMERONI SA KA VRARE GJITHE KETO VITE ,,, PA HARRUAR DHE PASURITE E SHQIPETAREVE TE GRABITURA NGA FAMILJA BERISHA ,,,,,, PA HARRUAR MILIARDA EURO TE GRABITURA DHE TE DEPOZITUARA ??????? JASHTE SHQIPERISE BASHKE ME KRIMINELET QE E RRETHOJNE ,,,,, NUK DI NGA TE FILLOSH TE RRESHTOSH KRIMET E TIJA ,,,,,,… QE TANI I DI CDO SHQIPETAR ,,,, PRANDAJ POPULLI PRET TI DOREZOHET DREJTESISE N.Q.SE DUAN DREJTESI DHE JO VETEGJYQESI ,,,,, HARROJINI ME PORDHET E SALIUT SE AMERICA DHE ANGLIA DO TIA SHTYPIN KOKEN ,,,, I DI SALIU MENYRAT SI JA SHTYP USA ME UK PO LEVIZI BISHTIN ,,,, KUJDES SALI ME ( JELEKUN ANTIPLUMB) AMERICANET DHE ANGLEZET NUK GODASIN NE SHENJE SE JANE TE (PA PREGATITUR ) ,,,,,,