TemA TV/ Aksident tragjik në Levan- Tepelenë, vdes nëna dhe fëmija dy vjeç, plagosen pesë persona (VIDEO)

7 Shtator 2013, 21:32Sociale TEMA

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Një makinë tip fuoristradë me targa AA 089 CG është përplasur me një zetor. Si pasojë ka gjetur vdekjen një nënë dhe fëmija e saj dy vjeç, ndërkohë që janë plagosur pesë persona.

Burimet policore bëjnë me dijë se ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të fuoristradës, Adelina Muçaj, dhe djali i saj 2-vjeçar Donald Muçaj, ndërsa janë plagosur rëndë vetë drejtuesi Jetnor Muçaj dhe vajza e çiftit Megi Muçaj.

Të plagosur rëndë janë tre personat e tjerë që udhëtonin me zetor, Krenar dhe Enver Troka si dhe Aleksandër Banaj. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u raportua se viktima e vetme e aksidentit ishte Adelina Muçaj, por pak më vonë policia gjeti në kanal edhe djalin e saj 2-vjeçar, i cili kishte dalë nga dritarja e makinës, si pasojë e përplasjes së fortë.


Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të jetë bërë mungesa e ndriçimit në rrugë. /ep

30 komente në “TemA TV/ Aksident tragjik në Levan- Tepelenë, vdes nëna dhe fëmija dy vjeç, plagosen pesë persona (VIDEO)”

  1. qytetari i indinjuar says:

    Ngushellime ne radhe te pare familjareve per humbjen e njerezve te dashur.

    ne rradhe te dyte dua te bej nje apel perdoruesve te makinave, shofereve dhe pasagjereve. Keto tipe vdekjesh jane te paralajmeruara. Per sa kohe ne makine ve rripin vetem shoferi (se ka frike nga polici) ndersa 99 perqind e grave rrine ne sediljen e pare te makines dhe mbajne femijet e mitur ne preher. Dhe cfare ndodh ne rast aksidenti??? shpeton shoferi dhe vdesin pasagjeret!!! dhe ky i sotmi nuk eshte i vetmi, por ka me dhjetra te tille cdo muaj ne Shqiperi.

    O njerez vini rripin e sigurimit. Nje gjest qe behet per 3 sekonda do ju mundesoje te jetoni 100 vjet …

    1. edi says:

      o ‘qytetar i indinjuar’ po clidhje ka rripi ne ket mes mer lal?? une udhetova pardje nga tirana ne drejtim te fierit dhe ne aksin durres kavaje rruga gershetohej pra futeshin makina ne drejtimin e kundert ose me shqip akoma aty lozej me vdekjen….rruga komplet e pandricuar dhe nuk kish nje tabele te thjeshte llamarine qe te tregonte kahun e levizjes….mendoj qe afganistani na e kalon shume here per standartet ne qarkullimin rrugor….mire police zhulaqe nuk keni mer qenbirqeni shtet po tabela llamarine nuk keni qe te orientoni automjetet?? mendoj qe ju qe qeverrisni ate vend e beni qellimisht ne menyre qe ne shqiptaret ta urrejme vendlindjen tone sepse ju jeni ne sherbim te interesave serbo-greke ,mendoj qe kazani po vlon dhe do tju perveloje njehere e pergjithmone…

      1. qytetari i indinjuar says:

        pershendetje Edi,

        normalisht nuk perjashtoj shkaqet e aksidentit qe ne kete rast dhe shume raste te tjera jane rruga pa tabela e ndricim dhe makinat qe te presin krahun. por nese ke vene rripin e sigurimit normalisht qe nuk do shmangesh aksidentin por te pakten ka shume mundesi qe shmangesh vdekjen. kete nenkuptoja me komentin tim.

        faleminderit per mirekuptimin.

      2. Kurbetliu says:

        @”edi”
        “….po clidhje ka rripi ne ket mes mer lal…
        Pa vene aspak ne dyshim ato qe thua ti, rripi dhe vedosja ne vendin e pasem do te kishin shpetuar me siguri foshnjen qe karambolazhi e flaku ne kanal. Dihet nga te gjithe qe per rripin e sigurise por qofte edhe per pasagjeret ne vedet e prasme (ne vendet e para po se po)ne perendim nuk te falin, “te rjepin lekuren” me gjoba te kripura dhe (besoj se je dakord me mua qe) nuk e kane hiç gabim.
        Po pate kohe lexo komentin qe kam bere pak me poshte.
        Respekt

      3. ermali says:

        Po si ska lidhje rripi o edi, ç’pergjigje te te japesh ty…!, ec me kujdes ne rruge, hapi syte, mos u hap bythesh se pastaj del te kronika e zeze!, thhesht e qarte, ec me mend ne koke, si ne kembe & me makine.

      4. GENT says:

        O ti EDI qe ja ve fajin tabelave dhe ndricimit. ndricimi nuk eshte gjithandej edhe ne shtetet me te medha te botes, por RRIPI I SIGURIMIT eshte ne cdo makine dhe ne asnje rregullore qarkullimi ne bote nuk permendet qe nena qe ka femije duhet te rrije ne sedilje te pare me femijen ne preher dhe te sodisi panoramen qe i ofrohet pa perdorur as me te voglin sigurim ne rast te nje frenimi te ashper. Por fajin e ka ai shofer idiot (ne pergjithesi kjo) qe e lejon nje gje te tille. Kur te behesh me femije ne qofte se nuk ke akoma lere dhe ti bashkshorten dhe femijen tend ne preher te saj te sodisin peisazhin qe i ofrohet nga sedilja e pare pa u siguruar dhe te jesh i sigurt se dikush do thot ne nje koment e kishte fajin rruga qe s’kishte ndricim apo tabele. Kalofsh nje dite te mbare.

  2. tarasi says:

    Ngushellime familjareve por kam nje pyetje per keta gazetaret…ajo fjala fuoristrade mos nenkupton fjalen makine?

    1. daku says:

      Jo mor zotni, do te thote fuoristrade (makine jashte rruge, off-road, makine per rruge te pashtruar). Meqenese gjuha Shqipe eshte shume e varfer persa i perket emertimit te shume objekteve dhe sendeve, gjithnje eshte perdorur huazimi i fjaleve nga gjuhe te huaja. Nese ti na gjen ndonje fjale te pershtatshme per offroad ose fuoristrada, na e thuaj dhe ti bejme kerkese institutit te gjuhesise per ta perfshire ne gjuhen Shqip.

  3. njeri says:

    e tmerrshme – ska fjale …………

  4. Mmv Sk says:

    Ngushellime familjareve per te vraret,sherim te shpejte te plagosurve!

    Keto jane rruget “si ne Gjermani” qe ndertoi Berisha.I humbte vula!

  5. Petrit says:

    Rruget e Shpellarit!
    Levan-Tepelene eshte tmerresisht e ngushte!
    pa ndricim, pa sinjalistike te mjaftueshme,
    pa nen dhe mbikalime!

  6. safiu says:

    nuk mund te mos besh koment ne kete rast. se pari ngushelloj familjen e cila fumbi dy jete, se dyti I shtoj pergjegjesite babait I cili ishte dhe drejtuesi I mjetit qe ka qene me shpejtesi tej normave te lejuara, por mbase dhe te ndjeres nene e cila nuk e kishte ulur femijen 2 vjec ne sedilen per femijet dhe nuk e kishte lidhur ate, mbase femija mund te kishte shpetuar, njerez duhet te ndergjegjesoheni nuk mund te kaloj dite pa nje aksident tragjik, jo vetem kur policia nderhyn do ecet me kujdes duhet ta beni, per veten tuaj, per femijet tuaj, per familjen tuaj.

  7. VLADIMIR says:

    Ngushellime familjes,o shqipetare ecni ma avash se na vrane makinat me shume se gjermanet ne luften 2 boterore…!!

  8. miri says:

    rruget me standart qe ka ber berisha po mbjell vetem vdekje

  9. tema says:

    Keto jane autostradat e leshit qe ka bere Sali Berisha.E mori me qafe kete popull qe i vafte shpirti ne xhehenem.

  10. paradox says:

    Shkak eshte bere zetori qe hyn ne rruge nacionale

  11. alban says:

    mungesa e ndricimit ne rruge ?? apo mungesa e ndricimit te mjeteve

  12. Kurbetliu says:

    Sherim te shpejte te lenduarve, u preheshin ne paqe femija engjell dhe e ema po nese do te ishin perdorur rripat e sigurise jo vetem femija po dhe nena do te kishte shpetuar, me siguri te plote.
    Ndersa ne Europe (ku nuk pushojme se ulerituri se duam te shkojme) sanksionet drastike per mosvenie te rripit te sgurise jane mjaft efikase dhe shpetojne jete njerzish tek ne behemi objekt talljeje kur veme apo kerkojme te veme kete rrip. Vete drejtuesit tane te automjeteve me nje “inteligjence” per tu marre shembull na drejtohen : ç’e ve kot nuk te thote gje policia”
    Eshte nje problem qe duhet pare me urgjence nga qeveria e re pasi veç kekrkeses rrigoroze nga ana e policise (e cila eshte gat te te bllokoje edhe kur harron te ndezesh dritat) nuk kerkon asnje shpenzim suplementar por ama shpeton jete njerezish. Psh. Franca, Spanja, Gerqia etj nuk e kane ne legjislacionin e tyre ndezjen e dritave te detyrueshme po per mosvenien e rripit te sigurise “te rjepin lekuren”
    Flas nga ekperienca personale, po te mos kisha pasur te vene rripin e sigurise kur me rreshqiti makina ne asfaltin e lagur me 1997, tanime do te isha harruar edhe nga te mijte dhe nuk do tu lodhja koken juve te dashur pjesemarres te forumit me keto rreshta “moralizuese”, siç i konsideron e siguri shumica e bashkatdhetareve tane edhe sot e kesaj dite.

  13. AK says:

    Pse nuk thua qe idioti qe i jepte makines ka qene te pakten mbi 120 kmh… Ne nje rruge pa drita… I perjetshem kujtimi tyre

  14. Mendohuni perpara se te flisni... says:

    PSE JA FUSNI KOT ORE NJEREZ,NE SHQIPERI KUSH KA MAKINE TE MADHE FUORISTRADE APO KU TA DI UNE KERKON TE PARAKALOJE,APO TI BIJE BORIVE,DHE JO VETEM SHIKONI SEC BONI NEPER RRUTULLIME(ROTONDA)….UNE VETE JAM NDODHUR TE RROTULLIM MBI 70% ME KANE ARDHE PLUM DIREKT PA RESPEKTUAR STOP,NDAL SIGUROHU,E PASTAJ KALO APO HY.
    NE SHQIPERI NGA ANA E QARKULLIMIT,TE RUJTE ZOTI,SE JANE DALLKAUKE.
    NUK EGZISTON RESPEKTI I QARKULLIMIT RRUGORE,AS EDHE NE MINIMUMIN E SAJE.
    PASTAJ C,HYNE QEVERIA NE IKJE SE SI HECEN TI APO UNE NE TRAFIK,APO ME GJERE!!!!
    I THONE NJE FJALE ………. VARJA SE NUK JA VLEN.
    JENI KAFSHE PIKE,E BOLL.

    1. sefer seferi says:

      shume e drejte
      qarkullimi sipas forces

  15. Rruge kombetare, si ka mundesi qe nuk e ka shtruar sala berisha? Andej nga veriu sla fshat e rruge shpellash pa shtruar ai flliqsira ndersa ne jug nuk vuri dore.

  16. luke says:

    Ngushellime per viktimat. Une sapo jam kthyer nga Shqiperia, jetoj ne Kanada dhe akoma jam I cuditur nga menyra se si e ngasin makinen aty. Te kuptohemi para se te ikja dhe une njesoj e kam ngare makinen dhe cuditem tani kur shikoj te tjeret. Kur vendos rripin e sigurimit te tjeret tallen me ty, rruget jane te pasigurta, autostradat te hapura ku mund te futet cdo gje. Po nuk u vendos pak rregull aty ka per te shkuar cdo gje per lesh

  17. sherifi says:

    Ngushellime familiareve, e para eshte mos zbatimi i rregullores persa i perket shpejtesise dhe rrypit te sigurimit,dhe e dyta eshte se ajo zone eshte shume e populluar dhe ne ata segment nuk ka asnje nenkalim apo mbikalim ku te qarkulloin qerret,zetoret apo bagetite dhe me kryesorja eshte qe rruga eshe pa ndricim dhe futet ne ato rruge qe i duheshin berishes per fushate.

  18. une says:

    Qeveria Shqiptare eshte qeveria pothuajse me e pashembullt ne bote. Imagjino patentat blihen e jo me te sensibilizoje njerzit si duhet guiduar makina. O njerez nguliteni ne mend, ne cdo vend te botes qeveria eshte pasqyra e popullit, ashtu sic eshte qeveria ashtu do te jete dhe shumica e popullit qe e ka zgjedhur. Sic kemi Saaaaliiiii & Co. ashtu eshte dhe populli.

  19. Kurbetliu says:

    “Qeveria Shqiptare eshte…”
    Ishte…. nga neser nuk eshte me, te shohim kete te rene, te “rilindjes” ishalla behet me mire, po a do behet?????

  20. ermali says:

    Mesoni te ecni me kujdes me makine, respektoni rregullat e qarkullimit, meqense nuk ka ndricim ne rruge uleni shpejtesine me shume se kerkesa e tabeles, dhe asgje nuk ka per tju ndodhur.
    Nese shteti nuk çan koken per ne, le te kujdesemi vete per koken tone duke qene shume shume te kujdesshem.
    Me dy femije te vegjej ne makine, nuk duhet ti kalosh 60 km/ore.

  21. alban4eva says:

    keto jane rruget (dhe jo autostradat) e S-halè shpelles, te dytet pas Gjermanise. rruge ku mund te hyje lopa, delja, mushka, dhia, bagetia dhe cdo gje e gjalle.

    rruge pa ndricime dhe shenjime (sinjalistika), rruge si salcice, qe vazhdojne te gjera dhe te shtruara deri ne nje fare pike dhe papritmas ngushtohen, duke rrezikuar ose te frenosh gozhde ne vend, ose te perfundosh ne kanal. me pak fjale, kurthe vdekjeprurese, jo rruge.

    per te mos folur pastaj per vozitesit shqiptar, te pashembullt ne bote. patenta behet dhurate per ditlindje, hipet ne makine pa e patur idene fare si i jepet, thjesht shtyp gaz dhe frena dhe nderro marshat, kaq..!!

    lere pastaj zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor, pffffffff, as mos ta permendim, Kabul hesapi. biles, ca Kabuli them une, ata i japin makines me mire se ne dhe rruget i kane me te mira.

    duhet urgjentisht rregullimi i menjehershem i kurtheve vdekjeprurese qe ka bere S-halè serbi dhe rreptesi krejtesore (totale) ne marrjen e patentave dhe zbatimin e rregullave te qarkullimit.

    polici rrugor te beje detyren duke ndaluar dhe ndeshkuar vozitesit e mjeteve qe nuk jane ne rregull nga ana e rregullores se qarkullimit dhe jo tu vjedhin leke popullit te thjeshte..!!

    gjithsesi, ngushellime familjes..!!

  22. toni says:

    Ky ja paska marre vete jeten familjes,shpejtesia dhe mos vleresimi i situates eshte arsya e pare qe i merr jeten drejtuesit te mjetit dhe te tjereve fatkeqe qe udhetojne me te.Eshte kollaj te blesh xhip po duhet te dish te ecesh me te.Per familjen me vjen keq,ne raste te tilla te tjeret duhet te vene mend.

    1. FLATUN says:

      SHUM FALEMINDERIT TE GJITH JUVE PER NGUSHELLIMIN TUAJ JU UROJ TE MS I NDODHI ASE KUJT NJE GJE E TILL UN JAM VELLAJ I ASAJ VAJZES QE HUMBI JETEN NE ATE AKSIDENT………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje