Protesta tek Ekonomiku/ Kronikë e një beteje të paralajmëruar dhjetëvjeçare

7 Shtator 2013, 17:18Sociale TEMA

Nga Albertina Jaçe

 

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë protestuar sot duke u ulur këmbëkryq në shenjë proteste ndaj vazhdimit të punimeve të ndërtesës ngjitur me Fakultetin Ekonomik.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë një protestë 1, 2, 3 ditore, por ne nuk hyjmë në auditor. Kërkojmë me këmbëngulje që të ndërhyhet ndaj uzurpuesve të betonit që kanë rrethuar fakultetin nga të katërta anët”, thotë pedagogu Pleurat Rexhepi.

Zoti Rexhepi thotë se protesta e studentëve do të vijojë deri sa të dëgjohet zëri i tyre.

Studente dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës janë përfshirë në një proteste masive në më shumë se një javë, kundër objektit që po ndërtohet në oborrin e fakultetit.

Studentët dhe pedagogët kërkojnë ndërprerjen e punimeve si dhe shembjen e objektit.

Fakulteti ka marrë vendimin e bojkotit të sezonit të provimeve  të vjeshtës si dhe ndalimin e të gjitha funksioneve të fakultetit pa afat deri në zgjidhjen e problemit.

Protesta ka filluar që ditën e hëne, 2 shtator dhe po vijon edhe  sot. Në mungesën e një zgjidhjeje optimale, protestuesit janë më se të vendosur për t’i shkuar deri ne fund kauzës së tyre të drejtë, e cila ka kaluar në një kalvar gjyqësor dhe vendimi i fundit është marrë nga gjykata e shkallës së parë në maj të këtij viti.

Vendimi shfuqizon lejen e ndërtimit. Tani beteja ka kaluar në apel, por ndërkohë kompania ka vazhduar ndërtimin duke filluar nga 20 qershori 2013 edhe pse Bashkia ka lënë aty një furgon të inspektoratit ndërtimor për 1 muaj megjithëse ndërtimi vazhdonte.

Në fund Bashkia e tërhoqi fugonin me karrotrec.

Fakulteti kërkon zgjidhje nga organet e Bashkisë Tiranë si dhe ato shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi.

Protesta si një nismë demokratike kërkon vendosjen e drejtësisë duke i bërë thirrje kujtdo, çdo studenti apo pedagogu të marrë pjesë dhe të solidarizohen në këtë çështje.

Disa nga pedagogët më në zë të fakultetit janë në krye të protestave dhe po mobilizojnë studentët dhe përmes deklaratave të tyre në rrjetet sociale.

Mesazhi i prof. Halit Xhafa:

Të nderuar studentë e pedagogë. Korrupsioni dhe apatia e pushteteve të çdo niveli që po tallen dhe pështyjnë mbi universitetin e Tiranës dhe studentët, që i kanë mjelë për 20 vjet frytet e uraganit studentor dhe në këmbim u dhurojnë pushtimin e territoreve pikërisht aty ku nisi demokracia.

Gjykoj se duhet të jeni të ndërgjegjshëm për forcën e jashtëzakonshme që keni, t’i japim një leksion të dytë shoqërisë shqiptare se aparatçikët mund të mashtrojnë me korrupsion e poza televizive ndonjë të gjorë në ndonjë periferi të humbur dhe jo universitetin. Universitetet kanë bërë histori, bëhuni pjesë e saj dhe jo të trembeni nga struktura të lidhura me mafien dhe që për ideal kanë “Shqipëria tortë”, siç e kane vërtetuar. Le të jemi bashke dhe të shohim një spektakël historik për Shqipërinë, Fadromat në të gjitha objektet që kanë pushtuar universitetin, le t’i vjellin ato që kanë ngrëne këto pushtete.

A ka kënaqësi më të madhe se kjo dhe shërbim më të madh civilizues se do t’i japim këtij vendi të masakruar nga betoni, një bregdeti të shpërfytyruar, një Tirane që ne fasadë është zbukuruar, por de facto të pabanueshme nga betoni thuajse në çdo lagje të saj.

Mesazhi i pedagogut Pleurat Rexhepi:

Beteja me uzurpuesit e hapësirave publike nuk është betejë për interesa personale, nuk është betejë për nota, por është betejë për mbrojtjen e tempullit të dijes. Unë e kuptoj se një pjese e juaja janë të zhgënjyer nga fakulteti, pedagogët apo eksperienca e hidhur. Por kjo nuk është arsye që ju të mos mbroni dinjitetin e pronës publike. Mos betononi! Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por betoni do të jete një ferr që do t’i mbetet brezave të ardhshëm.

Areti Stringa, pedagoge

Unë di të them që studentët janë forcë e madhe, në 1991 sollën ndryshimin e madh historik, janë ata që duhet t’i thonë ndal pushtimit barbar.

 

20 komente në “Protesta tek Ekonomiku/ Kronikë e një beteje të paralajmëruar dhjetëvjeçare”

  1. Beni says:

    Proteste shume e drejte! Mendoj se qeverija e re do ti jape zgjidhjen qe duhet.

    1. fl says:

      Ket pune vetem Edi Rama mund ta zgjidhe. TE tjeret jane legena. Kaq.

    2. Diana says:

      Dhori Kule tani ben sikur u del ne krah studentave, njeriu me hipokrit, dallaverexhi, maskara, i pa-afte dhe i pabese. Nuk e meriton poziten. Jashte edhe Dhori QELBESIREN me ekipin e tij VJEDHES.

  2. ema says:

    Shikoni cfare shemtije perpara objektit te dijes. Nje monster i ze frymen universitetit. Sa turp!

  3. Titi says:

    Po keta studente dhe pedagoge tani u kujtuan per ndertimet qe po rrethojne fakultetin? Apo ky ndertimi i fundit eshte i ndonjerit qe nuk i ka paguar rryshfetin dekanit qe te rrije urte.

    1. ----- says:

      Te njejten gje po mendoja dhe une..Pse nuk protestuan sa filloi ndertimi??

      1. Pedagog says:

        Kemi 9 vjet neper gjyqe me ket plehra. Nga reagimi dhe protestat tona ndertimi mbeti 9 vjet ne kolonat e katit te pare. Edhe gjykata na dha te drejte ne maj te ketij viti. Por keta perfituan nga rremuja e zgjedhjeve dhe ne qershor rifilluan punimet dhe bene ne 2 muaj 6 kate. Nje pjese e jona la pushimet ne mes dhe ne gusht kemi qene ketu per te nisur protestat. Cfare te bente stafi i FE me shume se kaq????
        Eshte turp qe ne vend qe te perkrahni nje proteste te drejte paragjykoni te vetmit qe po perpiqen te bejne dicka per te mbrojtur pronat publike ne sherbim te arsimit dhe femijeve tuaj. Ne ate shesh nuk ka te majte dhe te djathte, ka pedagoge e studente te revoltuar dhe te fyer nga mungesa e nje reagimi nga ato institucione qe ne 9 vjet duhet t’i kishin dhene nje zgjidhje problemit!

        1. arben askushi says:

          mos u merzit Pedagog, ne Albanistan ka njerez qe tatuazhojne sahalene ne bythe, bile dine edhe te shkruajne ne intarnet …
          Juve ju lumte dora dhe ishallah me flamur. Le te hane mut larot sa te duan, permbysjen nuk e solli sahale plehra por Studentet qe u futen ne greve vecse 100 metra mbi Fakultetin e sotshem Ekonomik.
          Studentet do jene perseri ata qe duke u ulur kembekryq do degjohen me fort se sahanlepiresit. Ju lumte.

          Pershendetje vellazerore nga nje i panjohur

          1. armand says:

            Vazhdoni protesten z.Pedagog.Kush e ka shqipen gjuhen e nenes eshte perkrahesi juaj.

        2. ----- says:

          E para, une s’jam kunder protestes suaj, une thjesht s’di si eshte e verteta ose me sakte pse filloi protesta pikerisht tani dhe jo ne maj kur doli vendimi dhe u konstatua vazhdimi i ndertimit.
          E dyta, sesa i papolitizuar eshte sistemi universitar apo sistemi arsimor ne pergjithsi nuk ja vlen ta diskutojme dhe eshte per te ardhur keq ne fakt.
          E treta, me vjen mire qe studente e pedagoge behen bashke dhe luftojne per te drejtat e tyre dhe uroj te mos prisni dhe 9 vjet te tjera.
          E katerta, ne keto 9 vjet hera e pare qe degjoj qe studentet+pedagoge bejne protesta. Me mire vone sesa kurre!

  4. ARTI says:

    PO KETA KALBESIRAT E FUNDIT TE SALIUT PSE NUK JA KERKOJN DHORIT KULE QE ESHTE DHE ANTAR I KESHILLIT BASHKIAK QE FIRMOS 7 BORDORO TIA SQAROJ TE PA FYTYR DUAN TE RIN AKOMA NE PUSHTET PO BEHEN TE MIR PO FUSIN GJITH PD DI BEJN PEDAGOG SI ZONJA KKRT JURIDIKSE SHKODRE E KAN BER PROFESORE NE KOH REKORD KY DHORI KULE ME GJITH KETA KULET E TJER GJE E KAN BER UNIVERSITETIN SHKOLLEN E PD E NJEREZVE ME TE PASHKOLLUAR BANDIT..

  5. ushtaraku says:

    z.Astrit.
    Mos u ngatero kur nuk i njeh njerezit.Sot duhet te jesh me qyteterimin pa kjoska e germadha pa perpara fakulteteve, djepit te dijes.
    Uroj ta gezojne femijet tane edhe te tute,universitetin me nje lulishte te gjelberperpara pa parking me furgona e ndertesa qe te zene frymen,si te ishim ne nje park makinash.
    Dhe ju atehere do ta kuptoni, se jeni nxituar.
    Sa per dekanin,eshte astrit ,eshte student me mua qe ne vitin 1974, u be pedagog aty, u be shef departamenti, u be zv,dekan, tani eshte dekan qe e zgjodhen studentet ne muajin mars e qe jane bashke me te.
    Dekani prof.dr sulo haderi eshte me ata qe e zgjodhen, per nje te drejte te ligjeshme.

  6. drini says:

    Te dashur studente mos luani me pronat e Lulezimes e te Saliut.Atyre jua ka dhurue Peranoria qe per mese 23 vjete i paisi me imunitet te pthyeshem.Rrofte miqesia shqiptaro-kineze.

  7. nina says:

    Piktori e di me siguri per protesten te Ekonomiku dhe nuk ndihet, prandaj zor se i ndihmon.

  8. Vladimir says:

    Te gjithe me studentet! Qyteti i Studenteve eshte çerdhja e te gjithe brezave qe jetuan e studjuan aty dhe te gjithe atyre qe do vijne. Sa me pare te çlirohet nga barbaret qe e kane pushtuar. Ata pronare qe kane toke ne pronesi, te kompesohen, si ne çdo prone publike. Qeverria e Re ta dekretoje si “Zone e Rendesise se Veçante”

  9. valter says:

    Bashkohemi me protesten dhe shpresoj qe qeveria e rames tu japi te drejten qe kerkojne duke shkateruar ate ndertim. Bravo studentet dhe ata petagoge qe drejtojne kete proteste!

  10. Arjani says:

    Ai ndertim eshte krejtesisht legjitim. Ka leje te rregullt ndertimi dhe ne toke private te kthyer nga komisioni.Pezullimet e ndertimit i kane ardhur jo nga ligji por nga nderhyrjet e Dhori Kules duke shfrytezuar influencen si eksponent i PD. “Gojet e liga” thone se Kule nen preteksin e mbrojtjes se teritorit u ka bere presion pronareve dhe ndertuesit qe ti jape nje kat rryshfet. Ata nuk kane pranuar dhe tani nxit pedagoget dhe studentet te cilet e mbeshtesin pjesa me e madhe per servilizem dhe interesa private.
    Pse ky “mbrojtes” i territorit nuk e ngriti zerin kur nje godine ne krah te FE-se ju dha nje privati per 5 kacidhe?
    Pse nuk ngre zerin kur prapa UT-se pa leje ndertimi ka filluar betonizimi duke shkatruar parkun kombetar?
    Nga pikpamja urbanistike ai ndertim nuk prish asgje. Shteti nese i nevojitet per shkolle fare lehte mund tua bleje pronareve me cmim tregu apo me qera.
    O Dhori, po leri keto pislliqe se nuk i ha njeri. Mos i bej karagjoze studentet dhe pedagoget servile.

  11. liri a vdekje says:

    brravo ju lumte i moren te gjitha shushunjat presim nga qeveria e re ti jap drejtim dhe te pastroje ambjentet shkollore dhe publike te grabitura

  12. elbasani says:

    Me vjene mire qe po beni proteste sepse shqiperia mbahet me ju sepse ju jeni ata qe do ta mbani kete shqiperi dhe ju do jeni ata qe do ushtroni profesionin e juaj ne cdo zyre ose ofise ne shqiperi dhe ju do jeni ata qe do ti sherbeni ketij populli ne te ardhmen por kisha nje verejtje nga sepse ju ishit ata qe futet nje parti te korruptume nen krye sali berishen pse e bete kete gje dhe mire se e bete kete gje pse nuk u ngritet ne proteste qe ta hiqnit saliun pse e late saliun te shkaterroje dhe te plackisi cdo gje qe deshi ai pse dhe pse shkonit neper mitingje saliut per ta respektuar nje idiot nje kafshe dhe tek unive rsiteti jane bere shume pallate pse e late kjo ka dashur qyshe perpara dhe jo tani ju turpe te keni se populli krenohet me ju dhe keshtu tani sa pare bene saliu ate qe deshi e shkatarroi e vodhi dhe tani ju ngreheni proteste sepse I bie tani qe e ka ne ngarkim edi rama pse pikerisht ai ju te kapni per gerrmaci saliun me lukzime bashen qe te denohen kete te beni ju qe te lani gabimin e juaj ky ishte mendimi ime

  13. sabriu says:

    Ka nje vendim te Gjykates se larte qe u jep te drejt ndertuesve dhe nuk ka leje – pezullimi.

    Lejene ja ka dhene Edi Rama ndertuesve dhe kjo lufte nuk eshte studenteve qe duan te marrin ndonje provim falas dhe nuk cahet menderaja se cfare ndertohet por, disa pedagoge duan ta t’i perdorin.
    Lufta indirekt eshte kundra Edi Rames.
    Do te me jepni te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje