Pak orë përpara se 140 deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, të nisin punën në Kuvend, ambasadori i BE-së, Etore Sekui zhvilloi një takim me kreun e mazhorancës së re, Edi Rama.
Vizita në Bruksel dhe takimet me liderët e BE-së do të jetë ndër vizitat e para që kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të zhvillojë jashtë vendit, menjëherë pas marrjes së detyrës.
Për ambasadorin e BE-së, Etore Sekui, kjo vizitë konsiderohet si prova që vërteton rëndësinë e madhe që qeveria e re i jep procesit të integrimit evropian të vendit.
“Patëm një takim të frytshëm. Unë pata mundësinë që t’i prezantoja Kryeministrit të zgjedhur të gjitha ato takime që do të bëhen gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel me të gjithë shefat e institucioneve europiane, zotin Barroso, zotin Van Rompuy, Zonjës Ashton, sigurisht edhe zotin Martin Schulz e Komisionerin Fule. Kjo është një vizitë vërtet tejet e rëndësishme. Ne jemi vërtet shumë të kënaqur dhe shumë të lumtur, që kjo është nga vizitat e para që zoti Rama do të bëjë jashtë Shqipërie.
Kjo është edhe prova që vërteton rëndësinë e madhe që i jep qeveria e re procesit të rëndësishëm të integrimit të vendit. Zoti Rama më foli, pikërisht, për mendimet e tij në këtë drejtim. Po ashtu, ai u shpreh fare qartë edhe për vendosmërinë dhe për angazhimin e kësaj qeverie për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë i shpreha atij, pikërisht, mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të Bashkimit Europian dhe të Bashkimit Europian në rrugëtimin progresiv të Shqipërisë drejt BE. Ne kemi besim që me këtë angazhim dhe përkushtim do të kemi mundësi që të ecet përpara në rrugën e duhur. Jemi tërësisht të vendosur të luajmë një rol për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim,” tha Sekui.
Rama siguroi ambasadorin e BE-së se mazhoranca e re do të jetë e angazhuar për të kapur trenin e Europës.
“Kjo ditë filloi me mikun tonë të shtrenjtë, Ambasadorin Sequi, për të diskutuar detajet e vizitës sonë të menjëhershme në Bruksel, ku praktikisht do takojmë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe ku pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e Bashkimi Europian. Por, edhe njëkohësisht një vend europian, këtu në atdheun tonë, me ligjet e duhura, me institucionet e duhura, me shërbimet e duhura dhe me mundësitë e duhura për çdo vajzë e djalë, për çdo burrë dhe grua, për çdo shqiptar dhe shqiptare që të ndjehen zot në vendin e tyre.
Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh, por për ta kapur atë një orë e më parë dhe për të hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian, ku ne dëshirojmë të përfshijmë të gjithë shoqërinë. Për të cilin, ne jemi të angazhuar të ndërtojmë një proces të brendshëm në institucionet e shtetit, duke filluar nga ministritë. Detajet do t’i shpjegoj më tutje së bashku me kolegët ministra, por në kohën e duhur”./ep
Bravo ed rama se nuk ke kohe me prit ,se ta ka lane shqiperine me keq se mbas luftes dyte boterore,e ka shkaterru krejt shtetin dhe ekonomine.
Mire e ke ti mre Edo,mir.
Po si ta kapim ne te shkretet trenin e Evropit,kur stacioni ka shkue prej Tirane ne,… Vore???
Shqipnia lidhet me Evropen duke kalu afer Gerdecit.
E kupton tine se çka du me thone une..
Ta çojme sa me shpejt Sal Berishen ne Hage dhe Lul Bashen ne Amsterdam.
Pra ne Holland,atje fillon Evropi per ne shqiptaret.
CDO SHQIPTAR DUHET TA SHOHE KETE FOTO
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=544506455623237&set=a.510252919048591.1073741828.510088715731678&type=1&theater
Tani po bie Shqiperia era Europe se na mbyten islamiket e sali taleban berishes
Po ne e kishim trenin e Europes tek kembet dhe Edi s’na lejoi te hypnim?! Po sikur te mos na lejoje ky tjetri tani?
Politikanet e Shqiperise duhet te bashkohen per kete proces. Procesi i integrimit europian nuk eshte pune trenash por ne rradhe te pare eshte pune mentaliteti.
Popullit duhet te behet e qarte se integrimi ne BE eshte nje sfide e jashtezakonshme, eshte as me pak dhe me shume por zbatim standardesh dhe rregullash teknike.
Kjo kerkon qe te gjithe palet e interesuara te jene ne gjendje ti znatojne ato me rigorozitetin me te madh.
Per kete kerkohen politikane te klasit europian, administrate e klasit europian, biznese te klasit europian, konsumator i klasit europian etj.
Nese keto nuk behen atehere eshte e kote ti hyhet ketij procesi.
Eshte nje proces qe kerkon njerez me veti prikometrike te jashtezakonshme dhe profesioniste te nivelit te larte, pasi ne te kundert nuk do te jemi ne gjendje te perballojme konkurrencen e madhe ndja perfshirjes ne BE.
Vet vonesa ne kete proces ne krahasim me vendet e tjera duhet te na beje te reflektojme thelle.
Popullit duhet ti behet e qarte me detaje se cfare kerkohet te permbushe vendi yne qe te jete nje antar i denje dhe qe te perfitoje sa me shume nga ky bashkim dhe rreziqet qe i vijne nese nuk do te kemi kellqe per te qene te denje.
Rasti i Greqise eshte nje shembull i nje mentaliteti ballkanik qe menduan se BE eshte nje lope qe duhet mjele por nuk e kishin mendjen se pas tyre rinte demi i nderzyer qe jau nxorri syte si poca.
BRAVO!
Je Flori Ed Rama jepi nder dhe respekt ketij populli ne Europe te cilin e neperkembi Shpellari Sali.Mos e trajto popullin tend si turme por trajtoje si te jete Edi Rama , Gregori, Aneta, Linda dhe te gjithe te dashurit e tu dhe do ta shikosh si do te marresh bekimin e tyre.Populli te do dhe ka shume besim te Ty , je shume ndryshe nga pijaneci – imoral Nano dhe Shpellari-kriminel Sali.Bej dicka per kete popull dhe te mbetesh piedestal ne histori dhe jo i peshtyre dhe i share ashtu sic jane dhe do te jene edhe neser , Nano dhe Berisha.
Shfrytezoje kete rast mos e le te te ike , ti je djale i zgjuar dhe intuita ma thote qe do te besh shume. Zoti te BEKOFTE.
A din kush me me tregue se kur asht thirre heren e fundit ne Bruksel Sali Berisha?
Jeni shume EUFORIK zotrinj komentues:
-Mos harroni qe gjithcka pothuaj ne Shqiperi keto 23 vjet eshte “infektuar” qofte majtas apo djathtas (natyrisht qe e ashtuquajtura e djathte e Berishes ehte “HELMUAR”!..
-Mos harroni se ne shqiptaret qe jetojme jashte (mbi 500000 ketu ne Itali, reth 300000 ne Greqi flasin shifrat zyrtare greke, mbi 50000 ne Angli,Kanada, SH.B.A, Gjermani, Belgjik etjere) ku kalojme shifren 1.2 milion te pakten duhet te kemi te drejten tone te votojme ketu ku jemi e jo te ngelemi jetim si deri tani.
-Mos “harroni” se mospjesmarja jone ne votime do ti kushtoj shtrenjte Shqiprise ku IMORALITETI shqiptar, qe quhet LSI, do rrenjoset thelle ne vendin tone.
Me pak fjale eshte kjo nje detyre e qeverise Rama nje “nyje” integrimi ne Europe e jo vetem vizita ne Bruxel. Eshte detyra jone kudo qe ndodhemi te luftojme per kete. Milano.
Hahaha nuk do lem trenin e Europes te largohet, e kush ky qe per 3 tre vjet vehtem bllokim beri,tani na mbushe mendjen me brrockat tuaja