Presidenti Bujar Nishani ka mandatuar Edi Ramën për krijimin e qeverisë së re.
Nishani ka pritur në orën 09:56 kryeministrin e propozuar, Edi Rama, të cilin e ka ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re.
Në njoftimin e presidencës, thuhet: “Në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional”.
Propozimi për emërimin e zotit Rama, si kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mbështetur në nenin 96, pika 1, të Kushtetutës së vendit.
Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet në Kuvend.
Zoti te Bekofte TY dhe SHqipetaret.
Hahaha a e pate? Mezi ja leshoi Nishani dosjen.
Suksese dhe urime, jepi keti populli te diskriminuar prej bazhibozukeve prej 22 vitesh, te drejten qe ju takon ,dhe atyre qe e rrenuan jepu po ate qe ju takon .LITARIN.
Eh more Jari ke Pazari! Besoj e kishe imagjinuar krejt ndryshe kete dite.
Me kembe te mbare.
Tani zoti krieminister pergatit bojrat dhe fillo nga
puna si piktor qe je dhe lyeje te gjith shqiperine.
Beje si ajo plaka 80 vjece qe shkon tek kirurgu platik
dhe i fut nje te terhequr lekures per tu dukur e re, aha
per brenda po e vjeter mbetet.
Keshtu veproi piktori duke lyer pallatet e xhaxhit te tij,
dhe po keshtu do te veproje edhe tani.
Ti Eljo,mesa duket ke probleme personaliteti.
Akoma nuk e di se ç’fare kerkon nga jeta. Ke dale ne mes te rruges dhe shikon se çfare te ben pune nga ato qe ke perballe. Haron se jeta eshte me shume se kaq,biles edhe sikur te gjesh gje tani,nuk te mjafton sepse ne te njejten kohe te ka hedhur ne oferte edhe gjera te tjera qe ti nuk mundesh dot ti maresh. Pse? Sepse i tille je,i pa afte!
Kjo eshte deshira jote po jo e 1.000.000 shqiptarve.eljo.
Kam te mbar qofshe O Edi Rama shtate i larte dhe vigan si dikur qe ijshin Iliret!
Shqiperia Rilindi kjo duhet thene me plote goje hiqu thash e themeve , Shqiperia i theu halkat e renda te Stalinistit HIPOKRITIT dhe KRIMINELIT te fundit ne Europe dhe Shqiperi.
Rrofte koalicioni me Edi Ramen!
kush e di sa keq ndjehet saliu pas dklaratës se Edi Rama nuk bëhet dot kurrë kryeministër.
CFAR MERRE3NI ME NJI LEGEN SI ELJO ,NUK E KUPTONI NGA ESHTE KY ZORRAXHI.