Për herë të parë revista JAVA nxjerr nga Arkivi i Shtetit evidencat origjinale të vitit 1967, rreth pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që dispononin institucionet fetare në atë kohë. Lista e buxheteve dhe pronave të komuniteteve fetare të hartuara nga burokratët e pushtetit në fillim të vitit 1967 të mjafton të hedhësh dritë për atë që ishte menduar prej kohësh nga regjimi kundër fesë. Fjalimi i Enver Hoxhës për dasitë fetare para Komitetit Qendror më 6 shkurt të 1967, thjesht e shpejtoi gjithçka, ndërkohë që vendimi për t’i dhënë fund kishte kohë e kohë që ishte marrë. Në këtë material ku paraqitet gjendja e fundit e pronave dhe situatës ekonomike-financiare, ka shumë cinizëm dhe mungesë korrektësie. Një e tillë, që i mungon deri diku edhe sot shtetit shqiptar në marrëdhënien zyrtare me komunitetet fetare…
Nga Ben Andoni, JAVA
Është pak e paditur sot e kësaj dite se kush ka qenë speechwriter-i zyrtar i Enver Hoxhës për fjalimet lidhur me fenë. Por, kushdoqoftë, helmin që derdhi në atë fjalim dhe që u lexua me të gjithë grimasat e mundshme të Enver Hoxhës, më shkurt të vitit 1967, të bën të kuptosh se Shqipëria kishte kohë që e kish dënuar fenë me vdekje.
E ndërsa të rinjtë, të indoktrinuar në kulm, nën shembullin e Revolucionit Kulturor kinez po i përgatisnin kudo (kinse spontanisht) që të derdheshin mbi objektet e kultit duke shfrytëzuar disi dhe frymën revolucionare që ngrihej për gjëra gati në absurd, burokratët prej kohësh i kishin larë hesapet me fenë.
Një informacion i detajuar i Kuvendit Popullor, që ruhet në Arkivin e Shtetit (pa datë të saktë), jep të gjithë situatën ekonomike financiare të komuniteteve fetare në zgrip të gjendjes së tyre dhe pronat, që u kishin mbetur.
I gjithë ai pretendim, që ngrihet sot me pronat ende të pamarra të komuniteteve, ndoshta mund të ketë një fillesë të mirë me këtë dokument. Që është i pamëshirshëm, por edhe mbyllet me shprehjen e cinizmit kur flitet për verdiktin se “Përsa i përket pasurisë që kanë, kjo t’u shtetëzohet e tëra me përjashtim të ndërtesave të selisë së secilit komunitet”.
Raporti, edhe pse i referohet momentit të ditëve të marsit 1967, shkruhet në kohën e shkuar dhe kjo tregon se marrëdhënia e komuniteteve fetare me shtetin ka arritur pikën më të ulët. Referimi është dy kolonësh: marsi i vitit 1967 dhe fillim i prillit.
Nga ato ditë: Komuniteti Mysliman nga 60 veta personel do katandiset me vetëm 13 syresh dhe nga fondi i pagës 30050 lek (rroga mesatare në atë kohë është 550 lek), tani do shkojë në 8300 lek.
Komuniteti Bektashian nga 14 dervishë përfundon në 5 vetë dhe ndihma që përbën vetëm alokacioni për Kryegjyshin reduktohet nga 3941 lek në 2300 lek.
Kisha Katolike nga 12 vetë personel përfundon në tre vetë dhe nga fondi i pagës që e ka 2880 lek përfundon në fondin 1530 lek. Kisha Ortodokse nga 194 vetë përfundon në vetëm 10 vetë dhe fondi ulet nga 45360 lek në 5380 lek.
Pasi bëhet një përllogaritje e llogarive rrjedhëse me cinizëm thuhet se meqë kanë gjendje, ne nuk i kemi subvencionuar për tremujorin e dytë!
Por, s’kanë ç’të bëjnë më. Është fundi. Ata, pak klerikë të mbetur, do vdesin një nga një. Në vitin 1971, shkruan Edwin Jacques, kishin mbetur gjallë vetëm 14 priftërinj katolikë, 12 prej të cilëve në internim ose në burgje, kurse 2 rrinin të fshehur…
Më 1973 do vdesë pas gjashtë vitesh burg dhe Damian Konobnesi, kryepeshkopi ortodoks, element që do t’i sjellë shumë probleme edhe imazhit të regjimit komunist.
Pasuritë e luajtshme
Ndërkohë, presioni nuk mjaftohet me kaq. Presioni ekonomik e ka bërë rubinetin të mbyllet gati fare edhe për pasuritë e tundshme dhe të patundshme të komuniteteve.
Komuniteti Mysliman, në informacionin që i kërkohet, paraqitet me rreth 280 rrënjë ullinj në Elbasan dhe me rreth 276 ndërtime kudo nëpër Shqipëri, por edhe vetë nuk ka të dhëna për xhamitë për shkak të histerisë që ka pësuar!
Dokumenti as nuk përpiqet ta fshehë asfare.
“Sesa është numri i xhamive në qytete dhe fshatra, kryesia e Komunitetit nuk ka të dhëna, pasi nuk i ka regjistruar. Por nga të dhënat që kanë, shumica e xhamive në qendër dhe në rrethe janë mbyllur. Gjithashtu janë mbyllur dhe tyrbet. Xhamitë dhe tyrbet që ndodhen në qytete u kanë kaluar komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra u kanë kaluar kooperativave bujqësore”.
E të mendosh një pjesë e tyre janë monumente kulture dhe me vlera të rrallë arkitekturore, atëherë vërtetë tmerrohesh.
Komuniteti Bektashian duket disi më “i favorizuar”, pasi edhe ritet e saj janë shumë më liberale, por edhe i duhet ende regjimit për make-up! Bektashinjtë posedojnë gjithsej në këtë fond rreth 34 dynym tokë, nga këto 29 dynym i kanë kaluar N.B.Sh “Gjegj Dimitrov” “dhe pjesa tjetër që ndodhet brenda oborrit rrethues të godinës së kryegjyshatës janë mbajtur nga ajo”.
Gjeografia e pronave të bektashinjve është e madhe dhe kanë shumë pasuri të patundshme kudo gati në të gjithë Shqipërinë. Janë afërsisht 45 teqe të mbetura, nga të cilat vetëm në Gjirokastër numërohen 17 syresh, në zonën e Fushë-Krujës janë 9, në zonën e Korçës 10, kurse në zonën e Beratit janë 9. Bektashinjtë kanë dhe prona të patundshme, të tilla si ndërtesa banimi me aksesorë 50; 9 mullinj që vlerësohen me 1.600.000 lek; 2 dyqane dhe pasuri të luajtshme si orendi dhe pajisje me vlerë 320.000 lek dhe bagëti të imta e të trasha me rreth 650 krerë, që kapin vlerën e 230.000 lekëve.
Shuma e pronës së saj shkon në 2.150.000 lek. Por, edhe kjo pronë e mbetur ishte pasi s’është më: “Tani të gjithë teqetë janë mbyllur. Nga pasuritë që kishin një pjesë të hollash dhe orendish u janë dhënë klerikëve që shërbenin në to, kurse pjesa tjetër me proces verbale të rregullt u ka kaluar kooperativave bujqësore. Shumica e klerikëve janë pranuar si anëtarë të kooperativave bujqësore. Edhe teqetë e qyteteve dhe pasuria e tyre, duke hequr një pjesë që kanë marrë klerikët për nevojat e tyre, u kanë kaluar komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve ose qyteteve”.
Dokumenti mbetet i paqartë sepse kush e menaxhon më komunitetin, kur nuk funksionojnë më teqetë. Nga ana tjetër, regjimi kujdeset pak më shumë për bektashinjtë, sepse nëpërmjet tyre mban ende marrëdhënie me një grup vendesh të botës së tretë të besimit mysliman shiit.
Sa i përket Kishës Katolike, e merr lehtë me mëndje katrahurën. Asaj i kanë mbetur gjithsej 31 kisha, nga të cilat 8 kisha në famullinë e Shkodrës, 2 në Tiranë, 2 në Bushat, 3 në Dajç, 2 në Juban, 2 në Bajzë, 2 në Kastrat, 2 në Laç të Kurbinit, 2 në Laç të Vaut të Dejës, 2 në Lezhë, 2 në Pllanë dhe 2 në Kashnjet. “Megjithëse në të dhënat që na ka paraqitur kryesia e Kishës nuk bëhet fjalë për qelat, shtojmë se pranë çdo kishe ka nga 1 qelë (shtëpi banimi) për priftërinjtë”.
Çuditërisht mungojnë referencat e tjera për kishën, por marrëdhënia e shtetit me katolikët ka kohë që është e nderë, për të mos thënë ata janë gati inekzistent.
Kisha Ortodokse posedon gjithsej si pasuri të paluajtshme 600 kisha qytetesh dhe fshatrash si edhe 8 manastire. Në manastire figurojnë të regjistruara 500 krerë bagëti deri më 1 janar të vitit 1967.
Pasi bëhet një inventar i përgjithshëm, thuhet se: “Sipas të dhënave që ka kryesia, e gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e manastireve është marrë në dorëzim me proces verbal të rregullt nga ana e kooperativave të afërta, pasi tani të gjithë manastiret janë mbyllur. Gjithashtu, me përjashtim të 5 kishave që funksionojnë akoma, 1 në Berat, 1 në Kavajë, 1 në Durrës, 1 në Tiranë dhe në 1 në Shkodër, të gjithë kisha e tjera janë mbyllur. Pasuria e tyre e luajtshme dhe e paluajtshme u ka kaluar me procesverbal të rregullt kooperativave bujqësore ose komiteteve ekzekutive të Këshillave Popullore të rretheve” dhe “Magazinat e kishave të qyteteve Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Elbasan pasi u bë inventari fizik me proces-verbal të rregullt (Në Vlorë dhe Lushnjë duke qenë prezent edhe përfaqësues të financës dhe të Rinisë) u mbyllën dhe u vulosën…”.
Të mendosh se vetëm kishat, ku kanë punuar ikonografët e mëdhenj, krenaria e kulturës shqiptare, duhet të jenë mbi tridhjetë syresh, të kap tmerri për këtë konfiskim.
Aty ku ka punuar Onufri, Shpataraku, Çetirët, tani është stallë, në mundësinë më të mirë depo drithi. Dënimi është dhënë. Thjesht viktima duhet të kënaqet me orët ‘e fundit’.
Por cinizmi s’ka mbaruar
Njeriu anonim, në orët e fundit të hartimit të këtij materiali, ka kohë që të ketë dhe humor.
“Përfundimisht, në rast se do të jetë nevoja që për efekte protokollare të asistojnë organizmat qendrore të institucioneve fetare, do të ishte e mjaftueshme të kishin një personal prej 3 vetësh (kryetari, një sekretar dhe një person për shërbime të ndryshme)”.
Subvencioni që jepet është gati qesharak dhe të bën të kuptosh se çfarë vlere kanë. Për Komunitetin Mysliman 21.600 lek, për atë bektashian 19.200 lek, për atë ortodoks është 20.880 lek dhe atë katolik është 16.800 lek.
Dhe, një fjali e frikshme në fund, ku duket se është bërë esëll: “Përsa i përket pasurisë që kanë, kjo t’u shtetëzohet e tëra me përjashtim të ndërtesave të selisë së secilit komunitet”.
Se për çfarë duhen më ndërtesat qendrore, kuptohet. Klerikët e mbetur kukulla duhet të bëjnë ndonjë pritje diplomatike sa për të thënë që ne ekzistojmë.
Kurse jashtë perimetrit të këtyre godinave, histeria nuk pushon. Me klerikët tallen në masë, ata më me fat burgosen dhe internohen, kurse shqiptarët, edhe pse gjithçka është bërë me urdhër nga larg dhe me mobilizim spontan, tregojnë se janë një popull jo aq fetar.
Të pakët që rezistojnë janë shumë ‘demode’. Për ironinë e të gjithës përdoret thënia e famshme e Pashko Vasës: Feja e shqiptarit është shqiptaria…, njeriut që vetë dergjet në një varrezë fetare në Bejrut.
Regjimi socialist nuk do të mbetet pas nga ‘histeria’ e disa aktivistëve të rinisë. Shumë syresh nga këta të fundit, u ricikluan në politikë pas viteve ’90.
Më 19 nëntor të vitit 1967, qeveria nxori dekretin famëkeq nr. 4337 me titullin “Mbi abrogimin e disa dekreteve”, ku u eliminuan menjëherë dekretet e viteve 1949-1951, që legalizonin kartat e komuniteteve fetare.
S’mbaroi këtu. U ndaluan të gjitha ritet fetare dhe u parashikuan penalizime për shkelësit. Paradoksalisht, Kushtetuta në fuqi ende u garantonte të gjithë qytetarëve, lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë. Element që ‘u rregullua’ me nenin 55 të Kushtetutës së vitit 1976, ku ndaloheshin rreptësisht të gjithë veprimtaritë dhe propaganda fetare…
Atëkohë, speechwriter-at e shumtë të politikanëve shqiptarë do mbahen mënd për garën se kush thurte më shumë anatema ndaj Zotit.
Që atë vit, objektet fetare u shndërruan në teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banja publike, veprim që do të rregullohej përgjysmë në vitet ’90, por duke mos e abroguar asnjëherë shpirtërisht atë vendim absurd të Shqipërisë, që më 1967… provoi t’i jepte Zotit dënimin me vdekje.
ben andoni
kështu është bota,si rrota!
dje dikush “Atëkohë, speechwriter-at e shumtë të politikanëve shqiptarë do mbahen mënd për garën se kush thurte më shumë anatema ndaj Zotit.”
sot e kundërta,të paktën ti brënda një jave po bën të kundërtën e atëherëshme!!
nesër si dihet,ndoshta do të kemi një inkuizicion të ri!!
besoj se ti e di më mirë se unë,si i zanatit që je,se jeta nuk ecën në linjë të drejtë!!
historia na ka treguar se qytetrimeve,civilizimeve të mëdha u kanë pasuar çthurrje të mëdha!se ndriçimeve të mëdha u kanë pasuar errësira të mëdha!!historia na ka treguar se qytetrimi dhe ç’qytetrimi kanë bredhur në të gjithë globin në periudha të ndryshme!dhe më vonë do të jetë e njëjta gjë!do të fillojë me dritë a errësirë,kjo varet nga momenti që jemi!
duhet përcaktuar në është dritë a errësirë,pastaj mund të parashikojmë çdo të vijë më pas!!
Tani per tani ne shqiperi po mbizoteron dhe mbizoteron JO fetarizmi i pavetedijshem dhe deri diku i vetedijshem (nuk dua ta perdor fjalen “Ateist” se per disa do te ishte teper ndoshta dhe e rende psikologjikisht dhe e paperballueshme menderisht “sidomos per anti komunistat qe nuk dine lidhjen midis kultit te individit dhe komunizmit, dhe shpesh ngaterrojne ateizmin me komunizmin, INJORANTE, por nuk ka gje sepse kete po e rregullon brezi i ri qe po vjen”)
Pastaj me vone ne shqiperi (ndoshta pas disa 10-te vjecaresh) do te mbizoteroje JO fetarizmi ose ateizmi i vetedijshem ashtu sikurse ekziston sot ne Europe JO fetarizmi i vetedijeshm dhe ateizmi i vetedijshem.
plotësisht të drejtë,por me një vrejtje të vogël!!
“jeta/shoqëria nuk shkon në linjë të drejtë”!
kjo që thua ti mund të jetë një parshikim i mbështetur në faktet e sotme!nesër nuk i dihet!!
Te lutem mos na e ngacmo Tritan Shehun
Lufta ndaj fese ne ate kohe kaloi ne ekstrem ashtu si po kalon ne ekstrem besimi ne vitet ku jetojme. Jane mbushur rruget e Tiranes me lloj lloj maluketerish saqe nganjehere te duket vetja sikur je ne Iran.Populli thote gjella me kripe dhe kripa me karar,edhe besimi ka sens deri ne nje moment se pastaj budallallepsesh. Nga ana tjeter po te shohim konfliktet me te medhaja ne bote per momentin jane ato fetare ku luftetaret bekohen nga njerezit e “Perendise”.Hajt beso po deshe !
njeriu i thjeshte ka nevoje per pranine e nje feje, pasi e lidh ate me zotin. e zoti edhe nese nuk mund te egzistoj, perseri fakti se zoti mund te jete nje shpikje e njeriut do te thote se njeriu e ka pasur te nevojshme ta beje kete gje. ndoshta e kemi te nevojshme te besojme ne nje zot edhe pse ai mund te jete imagjinar.
ti varesh shpresat tek kleriket e ndryshem fetar, ti shohesh si udherrefyes, e ti zbatosh me fanatizem urdheresat e tyre kjo eshte dicka irracionale qe nje njeri me llogjike te shendoshe do ta refuzonte ta bente ne menyre kategorike.
ajo cka eshte vertetuar eshte se muslimanet i drejtohen mekes kur falen dhe jo zotit, katoliket i marrin urdheresat prej vatikanit, ndersa ligjet e kishave shqiptare ortodokse i ben konstandinopoja. asnje prej feve qe ndodhen ne shqiperi nuk rrotullohet rreth shqiperise apo shqiptareve, por perkundrazi te gjitha jane servile te nje fryme aliene origjina e se ciles ndodhet larg kufijve te shqiperise, nganjehere vjen prej vendeve nga ku shqiperia vete ka pesuar prej tyre.
Nese Ben Andoni akuzon komunizmin se “provoi ta denoi zotin me vdejke” jam kurioz te di cdo te thote per gjermanin nice kur konstatoj se “zoti ka vdekur”. gjermania ishte monarki aso here, dhe jo komunizem. apo per platon e gjithe ate sere filozofesh pre-kristian te cilet rrespektonin natyren ne teresi bashke me misteret e saj, por asnji kredit nuk i jepnin zotit te abrahamit.
___________________________________________________________________
sa filozofe, shkencetar, dijetar, dolen nga europa qe prej periudhes se kristianizmit (395 pas eres sone) deri ne rilindjen e cila filloi ne itali (rreth mesjetes 1500-ave)
cilet prej tyre kontribuan ne shkence dhe ne permiresimin e jetes njerezore. ka ndonje, nese po ma thuaj.
qe pas renies se komunizmit ne 91 fete geluan si mushkonja myzeqeje ne zheg te veres mbi shqiperi. cfare kontributi kane dhene keto komunitete ne sherbim te shqiperise? ato as qe nuk kane paguar edhe taksat. tokat qe paskan komunitete fetare u konsiderokan te shenjta, ndersa shtepite e shqiptareve jo.
shqiperia eshte e tera toke e shenjte. komunitetet fetare, kerkojne te bejne ndasi pasi cdo fe eshte ne kunddershtim me parimet e nje feje tjeter.
Ben Andoni, nese zoti egziston atehere nje njeri i thjeshte nuk e denon dot ate me vdekje.
nese zoti eshte shpikje e njeriut atehere eshte e drejta e tij te beje me te cte doje. shoket imagjinar, nuk duhen ngaterruar me ata real pasi ne te kunderten do te behemi outcast per shoqerine.
Feja eshte opium per popullin.Pervec kesaje,mbas siparit te tragjikomedise fetare fshihen skena djallezore te mashtrimit dhe nenshtrimit te masave.Ka ardhur koha qe njerzimi te distancohet nga keto atavizma.
Kjo gazeta ‘Java” do jete agjenture e huaj .
Pse e quan cinik raportin e atehershem ? Pse e quan absurde pagesen dhe shtetezimin e pronave ? Cfare ka kjo me komunizmin tone te dashur ?
Ne nuk eshte se kishim gje me ata ,ne donim qe te gjithe te ishim njesoj ,me nje lloj doku visheshim te gjithe ,me nje model flokesh ,nje kenge kendonim :parti~enver jemi gati kurdoher” ,buken e kishim bio prej misri ,planin e preshit realizonim ,shumica ishte e punesuar te 80 lekeshi ,dhe bunkere kishte per te gjithe .Dhe ata katoliket kot rronin ,gjithe jeten vetem shkolle ,ne i derguam te thanin kenetat ,te nxirrnin krom dhe flori dhe nje hidrocentral baraz me driten e qiriut boll e kishim .Zot dhe baba kishim Enverin ne ,nuk na duhej asnje tjeter Ai do jete ne zemrat dhe mendjet tona ,dhe perendi ate do kemi sa te jemi .Jo po shiko sot dhe nje hidrocentral qe ngriti Enveri ,e ngriti me urdher se pune nuk dinte ai e mori I.Meta …ne prandaj e vume kryetar ,kenetat po i ngreme perseri se jane shtuar kta fetaret dhe ata bijte e agjenteve .Po ne atje do i cojme perseri ! Pra ti Java lere kte propaganden se rinia rilindase dhe freshiste do ngrihet ne kembe dhe do djegi me zjarr e me hekur kto zakonet fetare prapanike .Do ngreme skuadrat vullnetare te aksionit se dhe po nuk vajten vene ne Spac dhe token e xanun do e kthejme bunker .Per simpati do marrim T.Shehun si kryetar te aksionit .
NQS DJALLI BESON SE MUND TE KALOJE LIGESINE E NJERIUT ,E NJERIUT TE RI TE RIFORMUAR ESHTE OPTIMIST !
RESPEKT TE GJITHE ATYRE NJEREZVE FISNIK QE DJALLI SADIST U MORI JETEN,U DOGJI RININE !
PA RESPEKT PER ATE ZOTIN QE E HARROI KTE VEND NE DUAR TE PERBINDESHAVE DHE NE INJORANCEN E PERBINDESHAVE TE INDOKTRINUAR !
Gjen ma tmire qe Enver Hoxha beri ishte penalizimi dhe ndalsa e religjioneve ne shqipri!
Me falni: Shqiperia me gerrem te madhe.
Nëse ka diçka me të cilën mund të krenohemi para botës, është pikërisht shpallja me vdekje e fesë.
Nga i trashëguan këto pasuri institucionet fetare, nga Zoti?
Kush i zgjodhi këta individë si ndërmjetës mes njerëzve dhe Zotit?
Institucionet fetare janë si këpusha që pijnë gjakun e një populli!
Për fat të mirë populli shqiptar përgjithsisht ka ditur të mos bie në këtë grackë botërore!
Sa me i varur nje popull nga feja(ose fete) aq me i prapa mbetur eshte. Ka shume shembuj per te pare duke filluar me vendet ku feja islame eshte mbi ligjin ose ben ligjin (Afganistan, Pakistan, Jemen etj.) duke vazhduar me obskurantizmin fetar ne Mesjete ne Europe( por keto popuj ndryshe nga ato arabo-islamike arriten te ngriheshin dhe ta hiqnin dominimin e fese. Ose krahu i kundert: Vendet skandinave qe jane pa dyshim me te zhvilluarat(nga te gjitha drejtimet)kane perqindjen me te larte ateiste ne bote. A beri mire ai regjim me keto lloj ekstremizmash? Padyshim jo. Por mendoj qe duhet dhe nje fare kufizimi ndaj veprimtarise fetare(sidomos ndaj asaj islamike,se e ka treguar qe eshte me e rrezikshmja per momentin). Dhe per mua shprehja:Feja opium per popullin, eshte lapidare.
Sot institucionet fetare, perfshi edhe bektashinjte, jane kthyer ne institucione biznesi. Ata qe jane perfaqesues te sekteve fetare nuk jane gje tjeter vecse ca tregetare qe mbushin xhepat, duke bere allishverishe nga me te pacipat, nga me te turpeshmet. Jane te gjithe delenxhinj. Degjomeni mua, Baba Ali Tomorrin!
More ,dakord, per cdo gje qe eshte shkruajtur ne artikull ….po pse na dalin te gjitha keto ne kohen kur iku haleja Sali ! Ai ,tjetri pardje ,kerkonte te hapen dosjet e sigurimit te shtetit !Pse nuk i kerkuan ne kohen e atij mutit qe iku ? Tani ,na del kjo pasuria e objekteve fetare !Pse tani ?Duhet ,qe shqiptaret te marrin veten nga sundimi 23 vjecar neofashist ,te hapen vende pune eeeeee ,,,te punojne njerezit ,te formohet ne nji fare menyre shtet shqiptare ,,,,te largohen serbet dhe nga banda me emrin PD ,te vihet pika mbi (i),dhe te gjitha gjerat pas radhes te sistemohen e rregullohen te respektuara !Por ,jo,,,tani !!!!!jo taniiiiiii…..