Parlamenti Europian miraton mekanizmin për rikthimin e vizave

12 Shtator 2013, 15:41Rajoni TEMA

Parlamenti Europian miratoi propozimin, që në BE të vendoset mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza.

Pas dy vjet e gjysëm negociatash brenda BE parlamenti Evropian mori sot propozimin që në BE- të vendoset mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se shpërdorojnë lirinë e udhëtimit.

Fluksi i madh i të ashtuquajturve “azil-kërkues të rremë” nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Evropian shohin në kthimin e përkohshëm të vizave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, të instrumentalizuar politikisht.

Deputetët e Parlamentit Evropian, kanë qëndrime shumë të ndryshme. Ata të bllokut të djathtë konservator të partive popullore e mbështesin propozimin si një mënyrë për forcimin e sistemit të Shengenit dhe sigurisë së qytetarëve të BE. Socialdemokratët, liberalët dhe të Gjelbrit janë kritikë. Raportuesja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si “të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij”.

“Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Këtu mendoj në radhë të parë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të cilët liberalizimi i vizave ka qenë një hap historik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve”, tha ajo.

Të dhënat e fundit të Frontex-it dëshmojnë se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE po zvogëlohet. Ndërkohë në Bruksel mund të dëgjosh mendimin se qeveritë e këtyre vendeve janë duke bërë gjithçka për të penguar abuzimin e udhëtimit pa viza dhe se është në dorë të vendeve të zonës Shengen që ta reformojnë politikën e azilimit, të shkurtojnë procedurat dhe me këtë të mënyrë të evitojnë të gjithë ato, që në “kërkesën për azilimin” shohin mundësinë për përfitime materiale.

Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjaste gjashtë muaj dhe më vonë të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës./DW

18 komente në “Parlamenti Europian miraton mekanizmin për rikthimin e vizave”

  1. armand says:

    Po na kthejne ne kohen e gomoneve.

  2. ormir rusi says:

    RACIZEM I PASTER ALLA PERENDIMOR…Nuk ishte aspak i nevojshem ky veprim kur per secilin shtet te kercenuar nga azilkerkuesit,mjaftonte te shkurtonte ne minimum procedurat e mospranimit dhe te kthimit prapa te personave…

    1. preshevali says:

      Më tepër se racizëm bile.
      Azilkërkuesit e Ballkanit perëndimor janë;
      një pikë uji në guri të nxehtë, në krahasim
      me shtetasit Bullgarë dhe Rumunë që bredhin nëpër
      perëndim dhe merren me vjedhje, prostitucion organizim të lëmoshkërkuesve si dhe abuzim të ndihmave sociale.

      E mos të flasim se sa u kushtojnë gabelët grrekë.

      Europës thjeshtë; i mungon një Führer, që të sjellë rendë dhe disciplinë.

  3. Tironsi says:

    -O Sali Krimineli ku e ke BE-ne pa viza ?
    -Me shtetin e armatosur dhe korruptuar qe Ti krijove, sigurisht qe keshtu do izolohej Shqiperia me boten.
    -Mos te pafshim dhe degjofshim me !

    1. galaktika says:

      Doktor Drakula tani ka per te thene, -Ja, sa e moren socialistat pushtetin Europa na i mbylli dyert.Mjeshter i shfrytezimit te situatave ne favor te tij.

      1. hajde Rilindja says:

        Po Sala e ka fajin dhe liberalizimin dhe per heqjen e vizave. Nuk hiqen vizat jo, se i ka shalet e gjata kryeministri i ri dhe ka premtuar qe do ta kapi me vrap trenin europian

  4. fiku says:

    Me sa duket europianet e kuptuan qe ben gabim me liberalizimin e vizave per jashteqitjen ballkanike te quajtur “shqiptare”. Me mire vone se kurre.

    1. armand says:

      Ti Fiku dukesh qe e njeh veten shume mire,BRAVO.

      1. komentuesi says:

        o fiku ka te drejt armandi fol per temen jo per veten o burr

  5. uragan says:

    …Europa rivendos kufijtë. E paaftë për të menaxhuar krizën e rëndë ekonomike që po gërryen themelet saj, e paaftë për të rregulluar me ligje të sakta, të zbatueshme e jo diskriminuese që rregullojnë qarkullimin e lirë të një pjese të madhe popullsie europiane, siç është Ballkani perëndimor, Europa perëndimore po kthehet në origjinë. Duke lënë në dorë të fqinjëve tanë, rrugën e Ballkanit për në Europë, Europa rrezikon stabilitetin e vendeve të varfra të Ballkanit, por dhe të sajin gjithashtu. Le të shpresojmë se ishte vetëm një paralajmërim për të tërhequr vëmendjen, në lidhje me azilkërkuesit, përndryshe…askush nuk është i fituar…

  6. Leone-53 says:

    Kryesisht faji eshte i romeve te cilet po shfrytzojne cdo gje ketu ne perndim ku mund te perfitohet ekonomikisht.
    Ka te drejt cdo europerndimor qe mund te thote se ata kurre nuk mund te integrohen.
    Pasoja: E vuan njeriu i ndershem e hallexhi!..

  7. Vlora says:

    Aprovimi i mekanizmit nga PE, nuk do te thote se u rivendosen vizat per Ballkanin Perendimor. Kjo thjesht i jep te drejten Komisionin Europian, qe te pezulloje ne menyre provizore, vende nga Shengeni ne rast emergjence.

    Une nuk besoj se do te rivendosen vizat per Ballkanin. Ky akt eshte me teper nje forme presioni i BE-se, ndaj qeverive te Ballkanit per te bere me shume pune ndaj trafiqeve dhe kontrabandes dhe sherrit tregtar midis tyre, si psh rasti i Kosoves me Maqedonine.

    BE-ja, gjithmone ka perdorur edhe shkopin edhe karroten me Ballkanin

  8. alby says:

    per shqiperine e sapo cliruar nuk ka asnje problem ,se qeveria e re,qe ju befte dita 1000,do e fuse vendin ne BE.Saliut ti merret pashaporta qe te mos emigroje ne Siri,po te AJE HESAPET ME DREJTESINE SHQIPTARE.pO QE E MUNDUR EDHE Manushaqes.

  9. sh-p says:

    Europa mundet shum mire mos me ja pranu kerkesen asnjenit prej ketyne vendeve, pra asht faji i europes, dhe jo i pjeses te pafajshme qe europa mmendon me ndeshku.Por sot ka shum nevoj per lek, .Korrupsionit te vizave i hapet dhe nje her rruga.

  10. king says:

    O tironsi o majmun Saliu te hapi shtegun e udhtimit pa viza po majmunat si puna jote e meritojn kyte

  11. ILIRET says:

    Perderisa nuk po mbet shqiptar qe nuk a n’gjak, keshtu ka me kene. Po luhet tregtia e gjakut, qe na la Salia, tue mburr kanunin e Lekes…
    Marin vertetime se jan n’gjak e kerkojne azil ne Belgjik e Gjermani. Mire po na e bajne…

  12. sali konviktori says:

    o kingo meqe sala beka ligjin ne euope dhe na dha vizat thuaj ta bej trurin tat te kuptoje qe se pjerdh njeri ne europe
    jepi king
    do shpetosh

  13. adi says:

    U mbush me azilante shqiptare ne Belgjike,Gjermani,Suedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje