Protesta e studentëve dhe pedagogëve të Ekonomikut për dy ndërtimet pa leje, që cenojnë hapësirën e tyre, ka detyruar Universitetin e Tiranës të mbështesë bojkotin e procesit akademik të këtij fakulteti.
Drejtuesit e Universitetit të Tiranës i janë bashkuar protestës së tyre për t’i thënë “jo” betonizimit të ambienteve universitare.
“Të autorizojë dhe t’i kërkojë strukturave drejtuese të UT-së që të veprojnë me prioritet të veçantë lidhur me problematikën e krijuar nga këto dy ndërtime pa leje, duke i kërkuar që të ndjekin të gjitha rrugët e nevojshme ligjore dhe të intensifikojnë komunikimin zyrtar me autoritetet përgjegjëse vendore dhe qendrore për prishjen e tyre”, thuhet në njoftimin e rektorati i UT, ndërsa për TemA-n, një prej pedagogëve të këtij fakulteti, Olti Rrumbullaku, shpjegon arsyen se përse ka nisur protesta, e cila sipas gjithë gjasave, pritet të përshkallëzohet dhe në një grevë urie të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit Ekonomik.
Ç’po ndodh me Fakultetin e Ekonomisë?
Fakulteti i Ekonomisë, si pjesë e Universitetit të Tiranës, është një nga institucionet publike që ka më shumë probleme me territorin përqark tij.
Përgjatë viteve aty janë ndërtuar shumë objekte të ndryshme tregtare dhe banimi, të cilat e kanë bërë shumë të vështirë zhvillimin e mësimit dhe janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për studentët dhe stafin akademik.
Po ashtu janë edhe dy objekte të tjera 5-6 katëshe që janë ndërtuar këto tre muajt e fundit.
Objekti i parë është nisur me një leje ndërtimi të vitit 2001, për një ndërtesë shumëkatëshe në pjesën jugore të dy ndërtesave aktuale.
Për hir të së vërtetës, godina kryesore e fakultetit atëkohë ka qenë në ndërtim dhe është vendosur në përdorim gjatë vitit 2002-2003.
Nga viti 2003 e në vazhdim, Fakulteti i Ekonomisë, nëpërmjet Universitetit të Tiranës, ka qenë në një kalvar të gjatë përpjekjesh institucionale dhe gjyqësore për të anuluar këtë leje ndërtimi.
Vendimi i fundit të majit 2013, që e ka shqyrtuar rastin në themel, i jep të drejtë fakultetit, duke shfuqizuar lejen e ndërtimit.
Gjatë gjithë kësaj kohe ndërtimi ishte i pezulluar në katin e parë dhe vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht u ngrit deri në katin e gjashtë.
Objekti i dytë, pesëkatësh dhe pa leje, është në pjesën juglindore të Fakultetit të Ekonomisë, aty ku fillon ish- zona sportive e Qytetit Studenti dhe ku vetëm në muajin korrik 2013 është marrë leja për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës.
Pra, ky ndërtim pa leje ka një rastësi absurde, në të njëjtën kohë merret leja e ndërtimit nga universiteti dhe gjatë këtij procesi, një subjekt privat ndërton pa leje një ndërtesë shumëkatëshe.
A është protesta rruga e vetme e zgjidhjes së problemit?
Ne jemi të vetëdijshëm që gjatë kësaj periudhe para- dhe paszgjedhore, si në Tiranë ashtu edhe ne zona të tjera të Shqipërisë janë ndërtuar shumë ndërtime pa leje, por në rastin e Fakultetit të Ekonomisë këto ndërtime iu shtuan atyre ekzistuese dhe shqetësimi i studentëve dhe pedagogëve arriti në pikën e vlimit.
Fillimi i shtatorit na gjeti me dy objekte shumëkatëshe më shumë, të cilat iu shtuan morisë së ndërtimeve të tjera rrotull ndërtesave të Fakultetit.
Mund të them me bindje që viti i fundit akademik, ka qenë një nga më të vështirët në lidhje me shqetësimet që shkaktonin ndërtesat e tjera dy- trekatëshe pa leje në anën verilindore dhe lindore të fakultetit dhe kryesisht me lokalet që luanin muzikë me volum shumë të lartë dhe derdhnin ujërat e zeza në trotuarin e ngushtë që i kish mbetur ndërtesës së fakultetit.
Bashkia e Tiranës, si përgjegjëse për menaxhimin e territorit, është treguar pasive në ndalimin e këtyre ndërtimeve, kështu që rruga e vetme mbetej një protestë dhe bojkot i veprimtarisë mësimore të fakultetit, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Fakultetit.
A ka pasur negociata për rregullimin e situatës nga Universiteti i Tiranës?
Në dijeninë time, Universiteti i Tiranës është përpjekur vazhdimisht që objekti i parë të pezullohej për sa kohë që gjykata nuk ka dhënë një vendim përfundimtar dhe deri në muajin qershor 2013 ia kish arritur këtij qëllimi. Pas qershorit 2013, përpjekjet nuk kanë pasur rezultat, dhe kryesisht për shkak të mosveprimit të Bashkisë së Tiranës.
Si e gjykoni rolin e Ministrisë së Arsimit dhe heshtjen e saj?
Personalisht mendoj se Ministria e Arsimit ka luajtur gjithnjë, përgjatë gjithë këtyre viteve, një rol shumë pasiv në zgjidhjen e problemeve të territoreve universitare. Besoj se problemi i fakultetit tonë ndeshet edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë dhe që nga viti 1991 e mbrapa nuk ka pasur një dokument apo inventar të qartë të të gjithë territoreve që teknikisht dhe moralisht duhet t’i takojnë universiteteve
Po atë të Bashkisë së Tiranës?
Bashkia e Tiranës është institucioni kryesor përgjegjës për mospengimin e këtyre dy ndërtime të ngritura këto 3 muajt e fundit.
Nga mesi i muajit korrik e deri nga fundi i muajit gusht, Bashkia solli një furgon të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në gardhin e objektit, së bashku me disa inspektorë, për të ndërprerë ndërtimin e diskutueshëm.
Çuditërisht kjo ishte edhe periudha më intensive e ndërtimit të objektit që është në gjykim (në Gjykatën e Apelit) dhe po ashtu edhe e objektit të dytë që është krejt pa leje vetëm 50 metra me tutje në lindje të fakultetit.
Në fund, Bashkia e tërhoqi furgonin e inspektoratit me karroatrec, meqenëse ishte prishur gjatë kohës që qëndronte pranë objektit.
Kemi dy objekte të ndryshme e të ndërtuar për dy muaj, ku Bashkia në pamje të parë bëri disa veprime dhe vizita parandaluese, por që në fakt nuk patën asnjë rezultat.
Për objektin e parë ne kemi ankesat tona për mosveprimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa mosveprimi në objektin e dytë shumëkatësh është krejt absurd dhe i pabesueshëm.
Bashkia kryesore në Shqipëri nuk mund të heshtë, mbyllë sytë dhe veshët, dhe t’i shmanget përgjegjësisë për lejimin e objektit shumëkatësh pa leje, aty ku sapo jepet leje për ndërtimin e ka
A besoni se Gjykata dhe Bashkia do vendosë shembjen e objekteve?
Ne besojmë dhe shpresojmë se Gjykata e Apelit do shqyrtojë faktet ligjore në mënyrën e duhur dhe do i japë të drejtë Universitetit të Tiranës dhe interesit publik.
Gjithsesi ne nuk presim një veprim vetëm nga Gjykata, por edhe nga institucionet e tjera që kanë kompetencë për zgjidhjen e rasteve.
Edhe në rast se gjykata jep vendim të pafavorshëm, përsëri leja e ndërtimit të objektit të parë duhet t’i shtyhet afati nga Bashkia e Tiranës, ose të anulohet, kështu që përsëri varet nga ky institucion shembja e këtij objekti.
Merret me mend që objektet përkatëse janë jashtë planit tëri urbanistik të Bashkisë së Tiranës, kështu që ka pak arsye të vlefshme që ky institucion të shtyjë afatin e lejes së ndërtimit të objektit në fjalë.
Nëse jo, si do veproni?
Besoj se protesta do vazhdojë të kërkojë përgjigjet e duhura nga institucionet përkatëse. Kuptohet që për vazhdimin e veprimeve ka komisione përkatëse që marrin vendimet dhe që do të kërkojnë një zgjidhje përfundimtare të situatës.
Po per provimet sa kohe do kemi pas greves?
Kush merr pjese aktive ne Protestë, e ka provimin e marre.
Megjithate ju pergatituni, nje here se ku i dihet…
Ju nuk jeni sturdnt.
Po te ishit student do te ishit me shoket,per te lene nje gjurme, qe krahas mbrojtjes se diplomes si ekonomist, mbrojtet me kulture mjedisin e fakultetit,per ta pare brezat e ardhshem me lulishte e gjelberim,e jo si eshte katandisur sot me parkinge e ndertim jo urban,qe i ze frymen godines se bukur.
Jam i bindur qe ligji eshte me te drejten e mohuar.
Z.Rrumbullaku,ta paska dhene dhe ty lugen e corbes dhori kule,rektori.Godina 5kateshe lindje te fakultetit ekonmik,i eshte dhne leja si godine qe do ti shrbej studenteve (komjutera,farmaci,dentist,mesim gjuhve te huaja etj)ne menyre qe te zgjeroheshin amjentet e brendeshme te ekonomikut te uzurpuara nga kluet e kafenet e stafit mesim dhenes te dekan Dhorit
Pergjigju rrumbullak katrori!
Duket nje diskutim i kthjellet dhe argumentues.