Një Kuvend debatesh dhe batutash

15 Shtator 2013, 13:47Politika TEMA

Gazeta Panorama ka botuar sot një përmbledhje të batutave e kundërbatutave dje në parlament. 

Flamur Noka: Zoti Rama, ju i servirni shqiptarëve, si ministër të Brendshëm, një individ depresiv që ka tentuar suicid dhe që për këtë është mjekuar në spitalin San Martino në Xhenova.

Sajmir Tahiri: Parafolësi është i vetmi në këtë Parlament që ka studiuar më shumë për shëndetësinë. I ka filluar studimet në diktaturë dhe i mbaroi me anëtarësimin në NATO. 17 vjet shkollë.

Ilir Meta: Zoti Noka, mos kërkoni replikë, zoti Tahiri u tregua konstruktiv dhe i sjellshëm. Nuk ju ka fyer dhe denigruar.

Flamur Noka: Për sa i përket zbatimit të ligjit, pyet rojet e Kuvendit të tregojnë ku e ke lënë makinën dhe sa e respekton ligjin.

Eduard Halimi: Zotëria që foli para, nuk është ministër. Ishin dje ministra në Kosovë, po nuk janë ministra sot në Parlament. Ata nuk e kanë të drejtën kushtetuese të ndërhyjnë deri kur të bëjnë betimin.

Erjon Braçe: Po pusho, ore thuthuq! Edhe në opozitë ti kërkon t’i ndalosh fjalën ministrit.

Edi Paloka: Zoti Meta, ju nuk po ndiqni rregullin e diskutantëve, kanë folur tre nga PD-ja dhe asnjë nga maxhoranca. Ne kemi një raport dhe kemi llogaritur kohën dhe ju nuk mund ta bëni këtë lojë.

Ilir Meta: Kjo është hera e parë që kritikohet një kryetar Kuvendi pse i jep prioritet opozitës, në vend të ankohen socialistët.

Edi Paloka: Ju e kuptoni që s’po e bëni për t’i dhënë prioritet opozitës, kërkoni që në orarin që s’ka dëgjueshmëri, të kaloni deputetët e PD-së. Kjo nuk është një lojë që mund të bëhet.

Erjon Braçe: Ju doni të shihni dhe sportin, dhe të debatoni.

Taulant Balla: Ju kanë ikur deputetët të shohin Bajernin dhe s’ua kemi ne fajin.

Ilir Meta: Unë jam i ri në këtë detyrë dhe nuk e di që ndikon orari. Do ta balancojmë, ne bashkë jemi marrë vesh në mënyrën më perfekte. (Deputeti i Partisë Socialiste i kërkon kreut të Parlamentit të heqë monitorët e kompjuterave nga tavolina)

Xhemal Qefalia: O zoti kryetar, këto kompjuterat që nuk përdoren, a mund t’i heqim fare nga tavolina? Na pengojnë.

Ilir Meta: Kjo është një çështje që do të zgjidhet në vijim (qeshin deputetët në sallë).

Liliana Elmazi: Si deputet i Vlorës do t’i kërkoja zotit Rama të bënte më shumë se zoti Berisha për këtë qytet, por nuk kam se si, sepse nuk e besoj se thjesht gjatësia trupore ta dallojë nga kryebashkiaku që ka ofruar modelin Vlora.

Voltana Ademi: Një vlerësim të përgjithshëm për palo– programin që kemi në dorë… Tek e lexon, të kujton shprehjen e baballarëve tuaj “shqiptarët nën qeverisjen tonë do të hanë me lugë floriri!”

Arta Dade: Me sa kuptova nga parafolësja, Shkodra ka votuar masivisht edhe kundër ish-prefektes.

5 komente në “Një Kuvend debatesh dhe batutash”

  1. jero says:

    nuk m duken ndonje cudi keto, replika krejt normale jane

  2. alban4eva says:

    gjuha “shqipe” e deputeteve te PD-se, Partise se Druvareve:

    Nul Moka – suicid

    Edi Paloqja – diskutant.

  3. votuesi says:

    Late nam me ato monitore acer qe i kini vendosur ne tavolina,u jipni deputeteve dhe nga nje pale kufje,dhe nje pjate dasme qe te duken si DJ.. fonine e kane te montuar .
    Parlament me qesharak nuk ka si mos te bente Jozi ..dhe dicka aq shume do flisni ne parlament ngre e ule perdite??..ore kur do filloni te beni nje here pune te vlefshme per kete popull qe e cuat ne boten e katert,bota e trete tashme nuk na pranon se na la treni

  4. lazeri says:

    Persa i perket kompjuterave:

    1-Eshte bere salla e kuvendit si internet kafee mboshur me adoleshente.

    2-Disa nuk dine ti perdorin dhe per ti mesuar sdo kene mendjen ta mesojne pa degjuar se c’fare thuhet ne kuvend.

    3-Per ti pastruar duhen 10 pastrues ndryshe do tu veje pluhuri dy gisht ,por me gjithate e kane nje te mire se punesohen 10vete.

    4-Per imazhin qe ka shqiperia ne europe por edhe ne ballkan duken si ai pijaneci trokalar qe nuk ka buke tu jape femijeve dhe pi uiski dhe puro per ti bere karshillek te pasurit me ate injorancen e tij( qe jam edhe une si ty dhe mos me mire) shqiperia i mburet perendimit.

    5-Jane si monumenti i korupsionit para syve te deputeteve.

    6- Edhe une emora tani kompiuterin te kesaj marke ACER tipi i fundit dhe me kushtoi 88.000 leke(te reja)behet fjale per 1 cope po per 140 apo me shume ,beini llogari vete 140 x 1300$=182.000$ qe i ka blere .Ato realisht mund te jene mare po them une tek 800$ pra 140 x 800$=112.000$ atehere 182.000$-112.000$= 70.000$ te futura ne xhepin e hajdutit mepushtet dhe arsim te larte.

  5. alb_man says:

    i thote dhelpra gjerperit me fal per dje qe thashe hiqesh zvare si me qene sakat pa duar dhe kembe , desha me bo shaka.ska problem ja kthe ai te kam falur thot gjarperi. hallall ja kthe dhelpra je i madh ,qepalla ma jep doren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje