Një emigrant lë Italinë, bëhet Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrisë

16 Shtator 2013, 18:44Politika TEMA

Ëngjëll Agaçi do jetë Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Edi Rama në FB.

“Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura.

Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen, me talentin e me përulësinë e kujt s’ka asgjë tjetër veç fuqive të veta në tokë të huaj, madje përballë paragjykimesh tejet penguese, shumë prej tyre ia dolën. Dhe një prej atyre që ia dolën të bëjnë rrugë e karrierë, është edhe Ëngjëll Agaçi.

I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i kryeministrisë.

Duke falenderuar për mirësjelljen e korrektesën në dorëzimin e detyrës paraardhësin e vet, kam bindjen se falë Ëngjëll Agaçit, puna me draftet e reformave e të ligjeve do të njohë një cilësi të re dhe fryma e skuadrës vetëm do të fuqizohet falë kulturës së tij të jashtëzakonshme profesionale e qytetare,” shkruan Rama./ep

51 komente në “Një emigrant lë Italinë, bëhet Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrisë”

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

      shhhh, nuk e njeh, por nuk mund te thuash qe nuk e njohim. Eshte i edekuar me shkolle dhe Shqiperia ka nevoje per te tillet.

      1. jakob says:

        O Rame po ministrine e EMIGRACIONIT qe pate premtuar cu be ??

        Dhe shpresojme qe te mos harrosh edhe premtimin per te
        votuar edhe emigrandet qe ndodhen jasht shtetit.

        1. DREJTESI says:

          Jakob!

          Nuk e paske ndjekur tamam programin e qeverise. Çeshtjet e emigracionit do te ndiqen nga ministria e Jashtme nepermjet nje drejtorie te veçante qe do merret vetem me keto probleme!

          1. Ema says:

            Po ky paska qene avokati i kriminelit fatmir Kajolli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. Bert says:

      engjell agaci ka nje nga studiot ligjore me prestigjoze ne rome, ne lagjen me te pasur te romes (parioli). njihet nga i gjithe rrjeti ligjor italian
      ai ishte avokati qe beri fatos nanon te merrte nje demshperblim prej 3 milion euro nga nje gazete per shpifje.
      engjell agaçi eshte avokati qe po mbron familjaret e viktimave te otrantos kunder shtetit italian
      nga keto kuptohet se engjell agaçi nuk ka nevoje per leke!!

    3. Belaja says:

      Ka llomotitur Rama 8 vjet per respekt te ligjeve.
      A e din ky njeri se Sekretari i Pergjithshem eshte ne Ligjin e Ri dhe ate te vjetrin pozicion i administrates civile qe i neshtrohet konkurimit?!!
      Prandaj te gjithe ata qe i besuan mashtrimit te Rames nuk jane gje tjeter vetem larva bunkeri.

  1. robin says:

    o rame pse se emerove minister te emigracionit kete fukara avokat.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Rama po mbledh rreth vetes, njerez te pa njohur nga media ,por te diplomuar jashte vendit.
    Nga hapat e para te ketyre diteve,shikon pasion e deshire,por dhe mungese eksperience.
    Kam frik se neperka,do t’ju duket fillimish si hardhuce,nga mungesa e pervojes politike shqiptare!

    1. andi says:

      Krye ministri i njeh mire ato qe merr ne qeveri, po si realizun mire detyrat pergjegjesia do bjere mbi te. Por ai shikon te mbledhi rreth vetes njerez te ditun e shkollum mire, te pa korruptum e te paster nga te gjitha anet. Ne shqiperi ka shume infeksion e pa dije per Europen praktike. Urime zotnis e qeverise, kur ja ka dale ne Itali do ja dali me mire ne Tirane kete ta dini me siguri. Serverat nuk do fshihen ma sic bane kriminelet e mafjozat Shpellare.

  3. liri a vdekje says:

    e njof nga afer zoterin esht shume i dashur dhe i afte

    1. gent says:

      haha… Sa I dashur dhe I afte eshte mo?! Meqe e njef nga afer? Po pse mo revista PLAYBOY eshte kryeministria?

  4. Fieraku 71 says:

    Kjo ishte fitorja me e madhe.hahaha shpetuam

  5. tepelenasi says:

    Kujdes Z.Rama!Ka rrezik qe,me keto emerime jashte vathes socialiste,do te te dalin jashte saj(vathes) ata qe kane punuar e luftuar pa reshtur 8 vjet rresht.Engjelli mund te jete engjell,por te kane shoqeruar shume engjej(socialist) po kaq te zot e te afte sa ky Engjelli qe nuk e njeh njeri ne Shqiperi!!!

    1. DREAM says:

      Ju te vathes socialiste do ishte mire ti hapnit gardhet dhe te kuptonit qe ktu behet fjale te bejme shtet ,shtet per te gjithe .Shtet dhe per ata qe nuk jane socialist ,dhe sidomos dmth qe rendja mbas partive nuk do te bej minister neser ,as drejtor dhe sidomos kryetar kuvendi .

      RESPEKT ENGJELLIT !

    2. tepe says:

      tepelenasi, kushdo i aftemund te konkurrosh per pozicione pune dhe CV-te

    3. elio says:

      Folet ju tepelensit! Si gjithmone rrjepesit e te majtes…

  6. Cimi says:

    cfare oferte ka pasur ky qe erdhi ne shqiperi?

    normalisht kjo nuk ndodh as ne vendet me te zhvilluara, dhe qe te themi se ky engjelli pa krahe engjelli na qenka engjell sikur nuk mund te besohet. Nqse nga avokatia e tij aty ku ishte, engjelli nuk merrte te ardhura, atehere le te shpresojme se ka ardhur te nxjerre buken e gojes. Ne qofte se nga avokatia e tij aty ku ishte, ai e nxirrte buken e gojes, atehere ka ardhur per oferta te medha te cilat duhet te behen publike.

  7. Toni says:

    Ka ka merita. Ja psh, ka qene avokat i Fatos Nanos kur media italiane e quajti Padrino….pra nuk eshte fare i panjohur, por njohje e vjeter e politikaneve te korruptuar shqiptare…

  8. lam says:

    Kujdes, mos ka ardhur me mendimin se do te shvas nga shqipetaret?!

    1. Jani says:

      O lam,
      Nuk ka ardhur te zhvas nga ne, ka ardhur te beje lek. lefta lefta.
      Po ate shoferin e lamuzines ne SHBA e ka pare njeri rrotull e verdall?
      Atij i takon, harxhoje shuma te papara per bileta.

  9. gezim says:

    Jurist? Ky ka qene student ne Kamez per agronomi, juridikun e ka bere vonem shume vone. Tamam Rilindje!

    1. Bert says:

      po o gzim, me diplomen e agronomise u nis drejt italise dhe talianet ia konvertuan ne liçence avokatie
      ik o gzim e merr nai thes me miell nga doktori e te shtysh muajin, nderkohe qe njerez si agaçi nderojne emrin e shqiptareve neper bote

  10. Ariu says:

    Ptu rrace e keqe,akoma spo hiqni dore edhe pse ju shuplaken 1 milion vota prap vrer villni edhe pse nuk i njihni, pastaj crendesi ka, kryesorja eshte se jane miliona here me te afte se ju mbeturinat e PDse.

    1. dan says:

      Ari, mos u ngut(ne gjuhen e Vlores: mos dhjas). Ashtu si dhe ata te PD, ne grupin parlamentar te PS ka shume “bizsmen” (lexo: mafjoza de hajduta). Te shohim se cfare do te behet derisa edhe keta tja marrin doren punes (dmth hajdukllekut). Une jam shume skeptik; mendoj se edhe keta te PS jane njelloj si ata te PD.

  11. Billy says:

    Militantet qe bredhin fushatave te mos synojne te tilla pune. Te zotet dhe te mecurit, nuk merren me politike, pavaresisht se ju vjen keq kur vendi qeveriset keq.
    Engjelli eshte nje nga ata intelektuale qe nuk mendon te fitoje nga politika. Ai e ka siguruar te ardhmen me kohe.
    Per militante ka pune te tjera. Tek metrologjia psh. Aty ben leke me thes, nga distributoret e karburanteve…

  12. KADAFFI says:

    Pa konkurs erdhi engjëlli?rilindje e leshit!filloi 20% prapë vajmedet!

    1. Eri says:

      Po keni pak tru ne koke o derdimene pse flisni idiotlliqe??
      Keto jane vende politike nuk behen me konkurse. Edhe ne Amerike keto pozicione i zgjedh presidenti si pjese e stafit te vet.
      Nuk jane vende ne administraten publike qe kandidatet fitojne statusin e nepunesit civil.
      Lexoni ndonje gje, mos u beni debila me zor.
      Sa per keta paragjykuesit e tjere s’di c’te them? Nje here thone jemi velur me xhaketat e vjetra dhe here tjeter jane njerez anonime nuk ofrojne garanci.
      Mjafton qe te jene njerez te perkushtuar, punetore, te ndershem dhe me kulture, por nuk po u kerkon kush te bejne shkence te madhe. Ne 8 vjet jemi drejtuar nga injorante qe pa mbaruar te mesmen kishin marre diploma universitetesh fantazme dhe ishin bere drejtora te medhenj.
      Shkoni futini ndonje pace se jeni per gjynah.

      1. pe-lesh says:

        Sekretari i pergjithshem jo vetem nuk eshte vend politik por eshte ne hierarki vendi me i larte ne sherbimin civil te isntitucioneve qendrore. Me ligj duhet konkurrim per kete vend, vetem nqs Sekretari i meparshem nuk ka dhene doreheqje.

  13. Beni says:

    Oh sa bukur, si tha Cezari “Erdha, pashe, Fitova”.

    Une do te shtoja edhe fjalet vodha dhe ja mbatha.

    Rama po imiton KOPIN e PD, me ufo qe nuk kane asnje lidhje me realitetin Shqiptar.

    Dhe socialistet rrijne dhe veshtrojne, sesi po shpallen te

    padeshirueshem per cfaredolloj detyre me sadopak peshe ne qeverisje.

    Nuk e di edhe sa do te presin, meqenese kane plot 8 vjet qe presin……

    Ndersa Rama nuk e ka provuar cdo te thote te jesh ne opozite, pa pune, shance te barabarta dhe pa asnje mundesi. Por mendoj se ketu do te lahen te gjitha.

  14. Rama po i shperblen me rradhe te gjithe ata qe e ndihmuan sado pak per te ardhur ne pushtet pervec Mero mavrise.I pari ishte pederi elektricist Fate Velaj per takimin qe organizoi ne Vjene ku ndodhi dhe problemi i veshit .I dyti eshte Engjell Agaci per kontributin e dhene ne klipet televizive gjate fushates elektorale ku Agaci pagoi shume emigrante ne Itali sigurisht me paret e Rames qe te dilnin ne televizor dhe te thonin lloj lloj te pa qena per karakterin dhe bema te tjera “pozitive” te tij.

  15. Meleku says:

    Mire u ul numri i te papuneve nga 1 milion ne 999 mije. Sukses.

  16. lili says:

    Engjelli eshte vertet djale i zoti , qe fale ambicjes dhe kembenguljes arriti te bente emer dhe karriere ne nje vend te huaj . Fieri dhe qyteti I vogel i tij i lindjes , duhet te jene krenare per te. Suksese !

  17. Meleku says:

    Megjithate mbetet nje rikthim i çuditshem. Koha do te jete treguesi me i mire.

    Po Muç Nano do te emerohet ambasador ne Kroaci?

  18. tironci says:

    te lumte Rama NJEREZ ME SHKOLLE I DUHEN KETIJ VENDI
    e pame si mesoi ky vend kur na drejtonin shpellaret e Tropojes

  19. gjashtëdhjet e nënçi says:

    Z. Rama,më fal për rrespektin ndaj jush por mendoj se keni gabur me të till intelektualësh. Po ne populli ku do ta dëgjojmê z. Sali duke shar. Mos na e bëj ktë nder. Na ësht bër si zgjebja.

  20. davidi says:

    mos eshte ky ai qe i fitoi ceshtjen me corriere della sera fatos nanos per 300 mije euro? talenti nga roskoveci

  21. F.S says:

    Per te gjithe ata qe jane skeptike; prisni pak te fillojne punen e pastaj gjykoni . Njerez si puna e Engjellit qe kane sakrifikuar per te arritur ketu ku jane jane shembull per te gjithe. Nje njeri qe rifillon nje jete ne vend te huaj duke zbrit nga anijet e 90 e me pas duke kryer dhe pune dhe universitet njekohesisht, duke u afirmuar ne profesion ne nje vend 50 vite larg, duhet te jene shprese e krenari per te gjithe ne. Militantet nuk duhet te ndihen keq pasi ne ate vend nuk ka vajtur sahanlepiresi i radhes pa merita por ne kete rast haka ka vajt tek i zoti. Po vajti haka te i zoti problemet e ketij vendi dhe mund te zgjidhen.

  22. sanco panco says:

    meqe zoteria ka eksperience ne avokature, shpresoj qe te jete ne gjendje te vere ne bangat e te akuzuerve vrasesit e gerdecit, 21 janarit dhe mafiozet e bandes sali berisha!

  23. Duke pritur says:

    Si nepunesi me i larte civil a e njeh ligjin per sherbimin civil?!!!

  24. Kajolli says:

    A ju kujtohet ceshtja e Fatmir Kajollit, i kerkuari nga italia per trafik droge, miku i ngushte te Fatmir Mediut?

    Epo mesojeni or miq se kete mafioz droge e ka mbrojtur ne gjyq Engjell Agaci ne Itali ne ceshtjen “Kajolli c. Italia”. Ja linku tek dokumenti zyrtare.

    http://echr.ketse.com/doc/17494.07-fr-20080429/view/

    Me sa duket Ilirian Celibashi dhe Fatmir Mediu i kane caktuar Rames sekretarin. Zhgenjim total!

  25. Kajolli says:

    Ketu tregon se Engjell Agaci e ka humbur gjyqin per te mrojtur Fatmir Kajollin.

    http://echr.ketse.com/doc/17494.07-fr-20080429/

  26. arjanita says:

    Nje djale i shkolluar jashte.
    Me forcat e veta jo si vajza e Jozit.
    Por nuk ploteson kushtin baze per Bishen.
    Nuk eshte tropojan.
    Dhe Bisha nuk ka dosje per te.

  27. alb says:

    e si mund te mos lesh italine ne krize si shqiptar per nje pune si sekretar i pergjithshsem ne kryeministri ne shqiperi. nje here te vjen shanci te besh leke ne jete.

  28. BESIANA GUSHI says:

    VETERINARI I PLENCIT TE URITUR

    Kur ne fund shkurtin e vitit 1991 ne Korçe, Shkoder;Vlore; Elbasan, Durres, Tirane mbaheshin grevat e urise nga studente e pedagoge universitetesh e institutesh te larta kunder rregjimit gjakatar te Ramiz Alise e kunder Kastriot Islamit qe urdheroi mbylljen e universiteteve, ne Kamez dhjete studente te ILB grevonin ne solidaritet edhe me qindra te tjere mes te cileve gjendeshin edhe Argita Berisha e Jamarber Malltezi. Ne Kamez ish ngujuar edhe nje lale Fieri studenti i veterinarise Ritvan Shehi.
    Historine e dime te gjithe: dymbedhjete te vraret qe edhe sot nuk kane marre drejtesine e tyre, apo te tre te vrareve te pafajshem te SHBO-se.

    Po çndodhi me pas me lalen e Fierit?
    Nuk di se si arriti te nderroje sex e te behet avokat ne Tirane natyrisht. E me pas arriti
    te mbroje nje doktorate ne Universitetin e Tor Vergates ne Rome, i njohur edhe si universiteti i fashisteve. Nga kjo kohe me urdher shteteror te botuar ne Gazeten Zyrtare nr. XXX ne 2003 u njoh edhe si avokat ne Itali.
    Fati e shtyu te njohe nje fare Polverini (fascistoide) e te hyje ne shoqeri me te ne zemren e Romes se te pasurve, ne Parioli.
    Lalucet i njohim si llafazane e ngatrrestare e mendoni se pas gjithe atyre qindra e
    mijera faqeve te librave te studjuara te kish nderruar lekure?
    U shndrua ne personazhin me antipatik ne te gjitha blogjet italiane (siti interneti), aq sa
    arriti te polemizoje edhe me filozofin me te madh kontemporan te Italise Sergio
    Romano ne gazeten “Corriere della Sera” me pyetje idiote e provokuese qe I drejtonte (kerkonte te behej i njohur publikut italian) siç ishte rasti I historise se kokes se Butrintit.
    Nga Sergio Romano e mori pergjigjen e duhur, po mendoni se u ndal me kaq?
    Jo, shpertheu ne nje mori bllogjesh me teori ultranciste ne mbrojte te Kuranit, te
    Islamizmit, te Kosoves qe duhej njohur me force nga te gjitha shtetet e botes, gjithnje duke u prezantuar si shqiptari i gomoneve.
    As edhe vete Osama Bin Laden nuk ishte me fondamentalist se ky ish plenc i uritur me teorite e tij te kuranizimit te shoqerise edhe te asaj italiane e tere botes perendimore sepse, shkruan ne nje koment:”ne bejme me shume femije e pas disa dhjetevjeçareve do t’ju islamizojme me force”.
    Mendoni se tallej, jo. Edhe une mendova fillimisht keshtu por pas leximit te mijera
    komenteve te tij e kuptova se kemi te bejme me nje hitler te islamizuar.
    Pyesni çfare fundi ka bere ky fundamentalist antieuropian, pro turk i islamizuar, e kemi
    zgjedhur te na drejtoje me njohurite juridike te sistemeve perendimore, ne rrugen drejt BE-se.
    Edi Rama, Edi Rama! Te votuam ne nje milion vete, i dhame Sali Ram Shiqere Berishes nje milion shuplaka, mos na shkel endren tone per te hyre ne BE, per nje jete me te mire e dinjitoze.
    Do shtoja atyre te cileve kane nevoje per sqarime te kerkojne ne Google emrin “Ritvan Shehi” dhe ne veçanti postimet e tij ne bllogun “Popinga” keni me mijera postime te tij dhe pergjigjet qe desheroni.
    Mund te shtoj gjithashtu qe Agaçi qe ne vitin 1998 bleu Studion Legale ne Rome pa patur titullin e avokatit qe e mori ne 2003-shin.
    Ne vitin 2005 ai deklaron si te ardhura bruto 14274 € duke hequr taksat prej 2596 € i bie rreth 1000 € ne muaj rroge, qe per nje avokat ne zonen e Pariolit eshte paga e nje dite e ne raste te veçanta edhe te nje ore.
    Mbase do na thote sa pagoi per Studion e Polverinit dhe ku I mori te hollat. Avokati Polverini eshte xhaxhai I Renata Polverinit ish sindakalistja e UGL-it sindakata e te djathes ekstreme dhe me pas Governatorja e Lazios per te djathten e Finit qe u mund ne votimet e fundit per skandalet me parate e Rajonit.

  29. dario says:

    Besiana gushi ke shkruar nje thes me budadalleqe…. Avokatin e kam pasur ne universitet ne Rome dhe ka qene student dhe njeri i shkelqyer dhe titullin e ka mbrojtur ne Rome dhe ne Tirane jo si ata qe mbarojne ne Itali dhe e mbrojne ne Tirane. Edhe per te tjerat kot fare ja ke futur. Shko gjeje ate Ritvanin e blogjeve se ne Rome e ke se ai nxehet qe e ngaterrojne me kete avokatin. Po kot nuk e zgjodhi Rama per ate post. Po shyqyr qe te erdhi dita dhe ty per te shkruajtur se na pake bere hartim me teme te lire.

  30. aisha says:

    Nje njeri i ndershem,i ditur dhe i kulturuar si Ermir Agaci, eshte fat i bardhe per te gjithe shqiptaret.Eshte nje nga treguesit me te qarte se kryeministri Rama kerkon ngultas te qeverise me ndershmeri, dituri dhe kulture.

    1. me'muni says:

      Nuk eshte Ermiri, o Ishe, jo! Eshte Engjelli. S’ka lidhje me Ermirin. Me vjen keq per ty, qe te shkoi mendja se Rama do te qeverise me djem te mire si Ermiri dhe jo tipa si ky Engjelli. Po me vjen keq edhe per Ermirin, qe ia hengri mendja se Rama kishte per te qene njelloj (ne mos me mire) se Berisha. Berisha s’ishte engjell, po as si ky Engjelli nuk ishte, shyqyr Zotit. Kurse ky Engjelli dhe te gjithe “engjejt” e Rames dolen njeri me shejtan se tjetri; sic ishte e pritshme ne fakt. Partia e shejtanit vec shejtane ka pjelle qe prej 1941-shit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje