Një i burgosur në Teksas nisi që të gërhasë ndërsa po ekzekutohej përmes injeksionit.
Robert Gene Garza, 30 vjeç, qeshi dhe u dhuroi një puthje nga larg miqve dhe të afërmve që kishin ardhur në dhomën e vdekjes.
Në një deklaratë të fundit, ai i falënderoi ata që kishin ardhur.
“E di që është e vështirë për ju por ky është një çlirim. Më në fund edhe ju do vazhdoni jetët tuaja,” tha ai.
Garza mori frymë thellë disa herë dhe ndërkohë që doza fatale me pentobarbital hynte në trupin e tij, ai nisi të gërhiste.
Të gjitha lëvizjet e trupit ndaluan brenda një minute.
Ai u shpall i vdekur 26 minuta më vonë.
Garza u bë i 12-ti person që ekzekutohet brenda këtij viti në Teksas, shteti që bën më shumë ekzekutime në SHBA.
Ai ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur si Tri- City Bombers që kur ishte fëmijë.
Garza akuzohet për vrasjen e katër grave. Përpara policisë ai tha se vrasjet i kreu nën presion./ep
Amerika per vete nuk e heq demin me vdekje shqierin e detyroj dhe e hoqem denimin,kjo eshte Amerika ”Demokracia e Bote”.
O gjysho!Denimin me vdekje nuk na e diktoi amerika.Po ia deshte bytha edhe ketyre taneve.Se mbas heqjes se denimit me vdekje fshiheshin miliona fitime.
Nuk ta hoqi amerika denimin me vdekje o xhihadist. Te hoqi BE.
O Pjerin shyqyr thuaj qe u hoq denimi me vdekje or bure…Do ishte bere kasapane ne Shqiperi me te pa fajshem,a e kupton sa jete njerzishe do iknin me deshmi te sajuara,apo prova te falsifikuara nga policia injornate.Kur fare mire e di se drejtesia prokuroria drejtohet nga militantet Plepiste,pa dije e jo profesionist e teje teje te korruptuar,po ashtu policia plote me bari dhishe…Luse zotin qe ky ligje per nja 100 vjete nuk vihet ne shqiperi.Do thuash ti po per ato qe vrasin,shyqyr eshte kanuni qe i ka zgjidhur mire ato pune,po kur vrete shteti,nuk ke kujte ti hakmeresh,dhe shteti ndonje here te vrete edhe kote,or ti Pjerin.Edhe vrasjet e 21 Janarit e kane nga nje emer…..
Vendoseni edhe këtu te ne kët ligjin, por me varje për ca kohë se na nevojitet si popull.
eshte evropa qe te detyron te heqesh denimin me vdekje mo shoku jo amerika, si fillim dhe e dyta zgjidhja nuk eshte denimi me vdekje, por funksionimi I ligjit edhe po te denohen kriminelet e vertete nuk ka nevoje per denim me vdekje
Zgjidhja nuk eshte denimi me vdekja pasi nuk ka askush te drejte te vendosi mbi jeten e tjetri. Shoqerija duhet te tregoje se eshte me lart se kiminelet dhe di tu ofroj edhe atyre zgjidhje dhe jo te perdori dhe ajo metoda kriminale.
Vendet skandinave qe denimin maksimal e kane 25 vjet kane kriminalitetin me te ulet ne bote….
Ne nje vend ku mbizoteron kanuni e hakmarrja, e ku te jesh “i forte” eshte vlere ne shoqeri (pa marre parasysh nivelin e vrasjeve e grabitjeve), shtojme ketu drejtesine e dhjere, qe i nxjerr vrasesit nga burgu per 2-3 vjet, denimi me vdekje eshte domosdoshmeri. Ai qe vret per kanun duhet ta dije qe do te ekzekutohet, ai qe vret per grabitje, per profesion duhet ta kete te qarte fundin. Nese ndodh kjo (me 10 te paret) e shohim se c’nodh pastaj. Rama duhet ta ktheje denimin me vdekje deri ne momentin kur te antaresohet ne BE.
[email protected], vëndet Skandinave e kanë hequr dënimin me vdekje, pikërisht se kanë nivelin më të ulët të kriminalitetit. Ndërsa ne, që kemi nivelin më të lartë të kriminalitetit, duhet ta vendosim këtë ligj të dënimit me vdekje, që të arrijmë Skandinavët…(n.q.se kjo do jetë e mundur ndonjëherë). Pse amerikanët nuk na e sugjerojnë (urdhërojnë) këtë…???
te pakten ne shqiperi duhet te funksionoj ky ligje
gjeri sa ne shqiptaret ta kuptojme se nuk kemi ase nje te drejte te marrim jeten e tjetrit
Prof.dr.Sali – Edi…
Vendet skandinave nuk hoqen denimin me vdekje se ulen kriminalitetin.
Kriminaliteti u ul se para 120 vjeteve kishin nje ligj mesjetar qe kush vidhte i pritej dora,kush shihte e nuk denonconte i nxirej syri dhe kush vriste e mbanin ne nje kulle sa te behej nje vrasje tjeter dhe ekzekutohej i pari.
Keto metoda ben qe te ulej kriminaliteti.
Kam degjuar ne nje stacion radiofonik ne vitin 1988 se Finlanda festonte 100 vjetorin e mos vjedhjes.
Po fatkeqesisht ne sot nuk i pershtatim dot ato metoda dhe kemi hequr dhe denimin me vdekje dhe çdo dite kemi nga nje krim.
@shqiptari; imagjinoje ti tani vehten duke u bere gati per egzekutim per nje vrasje per gjak per te cilen nuk je ti autori. Si do ndiheshe duke e ditur qe po vdes i pafajshem dhe me vone, kur te zbulohej fajtori i vertete, familjareve te tu do t’u kerkohej falje per gabimin? A do ishe kaq ne favor te ligjit me vdekje?
Per sa kohe egziston mundesia per gabim ne hetim dhe gjykim, per aq kohe nuk duhet te kete ligj denimi me vdekje. Gjithashtu, imagjinoje te kishin njerez si Berisha ne dore nje ligj te tille se c’do te benin.
Edhe sikur te gjitha keto qe thashe te mos mjaftonin, eshte vertetuar statistikisht qe denimi me vdekje nuk ndikun ne uljen e vrasjeve dhe krimeve te tjera. Ndoshta arsyeja per kete eshte se vrasesi nuk mendon shume ne lidhje me kete denimin me vdekje ne momentin e krimit ose te pakten beson se nuk do te kapet asnjehere. Ne fakt, nqs do ta dinte se do kapej, nuk besoj se do ishte aq budalla sa te vriste, apo jo?
Epo normale eshte kjo gje!
Ekzekutimi me injeksion permban dy lloj kimikatesh, te cilet behen njeri pas tjetrit. Kimikati i pare e vendos ne gjume personin, kurse kimikati i dyte, i cili eshte edhe kimikati helmues, i jep fund jetes se tij.
Ky njeri ja ka fut gjumit per shtate pale qejfe, deri sa injeksioni i dyte i ka marre jeten.
Ne Amerike, eshte antikushtetuese qe nje individ, te ekzekutohet me nje menyre antihumane, prandaj edhe perdoret kimikati i pare qe e vendos ne gjume fillimisht! Ky individ e ka pasur gjumin me te gerhitur, dhe ja ku del edhe gerhitja para se te shkoje te Shen Pjetri!