(E PERDITESUAR)- Shtetet e Bashkuara u tronditën sërish nga lajmi se të paktën 12 persona u vranë nga të shtënat në një kantier të marinës në Uashington.
Policia bën me dije se një nga personat që kreu sulmin e armatosur është vrarë.
Personi i vrarë është Aaron Alexis, bën me dije BBC.
Alexis, 34 vjeç nga Teksasi, ishte një kontraktor civil.
Ai hyri në kafenenë e bazës ushtarake dhe nisi që të qëllonte.
Bëhet me dije se ai u vra pasi ndërhynë skuadrat e forcave speciale.
Dëshmitarët thonë se ai nuk qëllonte këdo, por kishte shënjestra të caktuara.
Ndërkohë fillimisht u tha se janë dy persona të armatosur, që janë në arrati. Por më vonë u pranua se është një i armatosur i arratisur.
Presidenti Obama tha se lutjet e tij janë për viktimat.
“Këta njerëz po shkonin në punë dhe po bënin punën e tyre. Ata e dinë çfarë rreziku i pret kur shkojnë jashtë vendit, por nuk e kanë imagjinuar se kjo dhunë e paimagjinueshme i priste në shtëpi,” tha Obama./ep
jane me shume se 6 , jane 11 te vdekur
Jane te pakten 12 te vdekur.
jane islamik autoret pse si permend mero…
Jo jane te krishtere… Si i behet?
Jo nuk eshte e vertete. Lexo mire perpara se te flasesh traplliqe
Nje agjenci sapo dha shifrën 12 të vrare,po kaq të plagosur(u tha 8,ne fillim) Terrorizëmi nuk po ndalet!SHBA, janë sulmuar në shtëpi dhe duhet te dinë t’u pergjigjen ashper terroristeve!
Keq e paskan. Si i bëhet?
Cdo gje qe ndodh eshte e lidhur, shume thelle.
Ai vend po vetshkaterrohet.
Nga emri Aaron ALEXIS duket çifut mbiemrin e ka GREK ,sma do mendja te jene nga ata qe thone ” ishallah”.
tipik grek është në fytyrë!!
duket që në momentin e parë;-)
Sali shpellari e ka fajin