Një gjykatë në Indi ka vendosur që të dënojë me vdekje katër persona, që u arrestuan pas përdhunimit dhe vrasjes së një studenteje në kryeqytetin Delhi, një ngjarje që tronditi mbarë botën.
Sipas BBC, Mukesh Singh, Vinay Sharma, Akshay Thakur dhe Pawan Gupta u gjetën fajtorë për të gjithë akuzat.
Gjykatësi Yogesh Khanna hodhi poshtë të gjitha thirrjet dhe lutjet për një dënim më të lehtë, duke thënë se ky është një rast i rrallë në kategoritë më të rralla.
Studentja 23- vjeçare u sulmua në një autobus në dhjetor dhe vdiq dy javë më vonë nga plagët.
Kjo solli trazira të dhunshme në të gjithë Indinë.
Gjykatësi Khanna tha se sulmi ka shokuar ndërgjegjen kolektive në Indi.
Ai shtoi se gjykata nuk mund të bëjë një sy qorr ndaj ngjarjeve të tilla.
Një nga të dënuarit, Vinay Sharma, shpërtheu në lot kur u dha dënimi.
Jashtë gjykatës, protestuesit kërkonin që katër burrat të vareshin.
Më 16 dhjetor të vitit të shkuar, gjashtë meshkuj mbyllën studenten Jyoti Singh Pandey dhe shoqëruesin e saj brenda në autobus. Pasi i goditën që të dy, ata nisën të përdhunojnë vajzën.
Pasi e përdhunuan brutalisht, trupin e saj të zhveshur dhe të përgjakur e hodhën nga autobusi.
Një nga të akuzuarit ishte minoren dhe u dënua me vetëm tre vite burg, kurse organizatori i këtij krimi u gjet i vetëvarur në rrethana të panjohura në qelinë e paraburgimit./ep
Nuk ka falje per kafshe te tille, besoj se ky denim do jap efektin e vet ne Indi.
Shume mire!
Mbeshtes denimin me varje te pronuncoar ndaj islamistave!
O Helaq, jane hindu ata plehrat. Po ti nuk rri dot pa ngrene mut.
Nga e more vesh qe jane Islamiste? Apo ke ndonje njeri nga brenda mik?
Ky quhet shtet qe nuk ka si te ket vetgjyqesi sic ndoth ne Shqiperine “demokratike”!…
Fajtoret duhet te varen jo per fene te ciles i perkasin, por per krimin qe kane kryer.
Perdhunes dhe vrases ka ne te gjitha kombet dhe perkatesite fetare…
kriminelet duhet te denohen, pavaresisht nese jane “islamista”, “orthodokista”, “budista” apo “katolikista”…..
…Islamistëve, iu vjen hak vetëm islami…
nuk jam dakord, pasi ne fillim duheshin perdhunuar deri ne piken e vdekjes e pastaj duheshin kastruar pastaj duheshin bere nga nje gojore pastaj ti qoje deri ne kavaje tek gjyshi me bidon me litar, pastaj duheshin vare ne tel jo litar,..