“Nuk mund të kemi një kancelar të shantazhueshëm” (për kaq gjë?)

7 Shtator 2013, 12:27Bota TEMA

Kandidati i socialdemokratëve gjermanë në garën për kancelar, Peer Steinbrueck, 66 vjeç, është shantazhuar me anë të një letre.

Steinbrueck, që synon të rrëzojë nga froni kancelaren Angela Merkel, ka marrë më 30 gusht një letër anonime.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, që një kandidat për kancelar të shantazhohet përpara zgjedhjeve.

Letra i është dërguar të shoqes, Gertrud, 64 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Në letër thuhet se në rast se Steinbrueck nuk tërhiqet nga gara për kancelar deri më 10 shtator, letërshkruesi do publikojë fakte se si Steinbrueck ka punësuar një pastruese në të zezë për një periudhë kohore disa vite më parë.

Personi që ka dërguar letrën, thotë se është martuar me një shtetase nga Filipinet.

Letra vijon: “Ju duhet ta bindni bashkëshortin tuaj që të tërheqë kandidaturën, duke paraqitur si pretekst motivet personale”.

Dhe më poshtë vjen kërcënimi: “Një kandidat për kancelar dhe një kancelar i ardhshëm nuk mund të jenë të shantazhueshëm”.

Në të vërtetë Gertrud e pranon se ata kanë punësuar një pastruese filipinase në të zezë.

Por ajo thotë se e ka bërë këtë pasi pastruesja i ishte lutur që të mos nënshkruante kontratë pune sepse rrezikonte të dëbohej nga Gjermania, sepse ishte pa dokumente. Ajo duhej të fitonte para për vajzën e verbër.

Gertrud thotë se është prekur shumë nga kjo ngjarje dhe përveçse e ka mbajtur në punë për thuajse një vit, i ka dhuruar edhe 500 marka.

Një kandidat për kancelar kërcënohet për kaq gjë, duke i thënë se është i shantazhueshëm.

Sa të shantazhueshëm mund të jenë politikanët tek ne?/ep

9 komente në ““Nuk mund të kemi një kancelar të shantazhueshëm” (për kaq gjë?)”

  1. Vlora says:

    ha ha ha ha e te mendosh qe ne vime direkt pas gjermanise.

    1. fakti says:

      Tek ne nuk shantazhohen politikanet sepse Ilir Meta doli ne video me 700 mije euro dhe tani Rama thote tja leme te shkuares. Edhe Tema e njerr meten me plak me qeleshe tani. Prandaj nuk shantazhohen se media nuk bene detyren e vete, dhe Rama Berisha jane te pamoralshem.

  2. shkodra says:

    Te ne duhet te vrasesh te pakten 3000 veta per te tu ndier i shantazhuar.
    Por ky gjermani paska bere nje krim te madh……….

  3. Liridon says:

    Keshtu duhet me veprue nqs do te besh shtet,pasi perndryshe kthehesh ne Republike Banane ku “Hajduti bertet,kapeni hajdutin”.E pate sa i gezuar ishte nje ish-kryeminister,pasi kryeministri i radhes nuk do te mbaje premtimin per te luftuar te koruptuarit e qeverise paraardhese.

  4. j says:

    Shum shum mire atij ja gjeten nje defekt.po ne cfar te gjejm tek kancelaret tane qe ti shantazhojm…??

  5. tironsirefugjat says:

    kto jan intriga tip Merkel e ardhur nga vendi i tarafeve partiake ish komuniste , e sigurimsave me etje pushteti tip Salihale….

  6. Ateisti says:

    Eshte e pakonceptueshme per Berishen qe te kete akoma njerez qe punojne ne te zeze, jo si ky “legeni gjerman” qe i fut edhe ne shtepi!

  7. Spice Boy says:

    Ilir Meta me bllok ne dore qe s’e rruajti fare…..hahahaha. Jane mrapa keta perendimoret :p

  8. Klimax says:

    Shprehjet hajdut, mafioz, i korruptuar, etj si keto perfaqesojne ata njerez ne Shqiperi qe i jane futur politikes. Keshtu qe ata, “politikanet” shqiptare, nuk mund te shantazhohen, por vetem shantazhojne dhe do te vazhdojne te mbijetojne, ashtu si dhe breshka nen mburojen e saj qe po mbijeton per miliona vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje