Basketbollisti i njohur amerikan, Dennis Rodman vizitoi sërish Korenë e Veriut, duke takuar diktatorin Kim Jong-un, me të cilin thuhet se ka nisur një miqësi speciale.
Diktatori e ka pasur idhull basketbollistin kur ishte i vogël, ndaj e ka ftuar që të nxisë përhapjen e këtij sporti në shtetin më të izoluar në planet.
Vizita e tij vjen pas raportimeve se diktatori ka urdhëruar ekzekutimin e ish- të dashurës së tij kërcimtare dhe disa muzikantëve të tjerë.
Fotot e publikuara nga shteti komunist gjatë vizitës së Rodman tregojnë një dorë të ‘censuruar’ mes tij dhe diktatorit.
Dyshohet se fotoja është pastruar me Photoshop, duke hequr përkthyesin.
Qëllimi është që diktatori të duket sa më mirë.
Ndërsa Rodman vizitoi Korenë e Veriut, ky vend refuzoi kërkesën për vizitë të Robert King, i dërguari special i SHBA për çështjen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.
Qëllimi i King ishte që të kërkonte lirimin e misionarit amerikan, Keneth Bae.
Bae, 45 vjeç, është dënuar me 15 vite në një kamp pune. Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm ndaj SHBA ka kërkuar lirimin.
Vetë Rodman nuk e komentoi çështjen e amerikanit të burgosur, edhe pse tha se vizita e tij ishte një tjetër tur i diplomacisë së basketbollit./ep
Ky ka qen eshte dhe do tè ngelet koqe kandari .
Pune pedesh.
Budallenj komenruesa.
Me shtraysin ja futi perendimi ramiz loqes
turkofagosi origjinal megjithse grek e shkruan me mire se ty shqipen
Ben chicago. I fute nonji gojore papa.
Belarus