VIDEO LAJM/ Është një bebe? Jo, është e mbushur me kokainë

12 Shtator 2013, 11:05Bota TEMA
VIDEO LAJM/ Është një bebe? Jo, është e mbushur me

Një grua nga Kanadaja u arrestua në aeroportin e Bogotas në Kolumbi, pasi tentoi që të trafikonte dy kilogram kokainë.

28 vjeçarja nga Torontoja, Leah Ritchie, u ndalua ndërsa po tentonte që të hipte në avionin e linjës Air Canada.

Një inspektor vuri re se barku i saj, ku supozohej të kishte beben, ishte i ftohtë dhe shumë i fortë.

Policia zbuloi se barku ishte fals. Në të vërtetë ishte lateks i ngjitur për trupi, ndërsa brenda ishin dy kilogramë kokainë.

Ritchie kishte mbërritur në Kolumbi më 6 gusht duke u identifikuar si punonjëse sociale.

Zyrtarët kolumbianë thonë se janë në total 874 të huaj në burgjet e këtij vendi, shumica të akuzuar për trafik droge./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje